Historia e fundit e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, është bërë mollë sherri në rrjet. Shumica e komneteve e dënojnë produksionin për historinë e zgjedhur, ndërkohë që Arditi i cili ishte protagonist i kësaj historie ka kërkuar që videoja të hiqet. Rastësisht në Instagram, Arditi pa profilin e një vajze dhe i bëri follow. Pasi vajza pranoi kërkesën, kishin nisur të bisedonin dhe për pak ditë djali vendosi t’i propozonte vajzës e cila quhet Loredana. Arditi vendosi t’i drejtohej “Dua të të bëj të lumtur” për ta propozuar publikisht. Loredana e pranoi ftesën, u habit kur gjeti në…
Author: tirana
Elseid Hysaj po e vuan shumnë faktin që në këtë sezon po lihet në stol nga trajneri Carlo Ancelotti. Shtatë herë në stol në kampionat, e gjithsesi shkodrani është i shtati në renditjen e lojtarëve më të aktivizuar te Napoli në kampionat, ndërsa më shqetësues është minutazhi i tij në Champions League, sepse mbrojtësi i Shqipërisë luajti vetëm 148 minuta në fazën e grupeve. Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se Napoli po përgatitet për divorcin me mbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka vite që ndiqet me kujdes nga disa prej klubeve më të rëndësishme në Europë. Chelsea, në radhë…
Dashi Gjatë kësaj të mërkure të lindurit e kësaj shenje do të jenë të dominuar nga një ndjesi nervozizmi në të gjithë sektorët, qoftë në anën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë. Bëni durim edhe dy ditë dhe më tej yjet do të ndryshojnë. Demi Parashikohet një ditë interesante për të lindurit e kësaj shenje, por bëni kujdes për shkak të disa problemeve që keni pasur në fillim të javës dhe që do të vijojnë të ndjehen. Megjithatë parashikohet një rikuperim fizik dhe emocional, ndërkohë që kreativiteti juaj do të jetë në…
Kryeministri palestinez, Rami Al-Hamdallah paraqiti dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që drejton, presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, për shkak se dështoi në gjetjen e dialogut me udhëheqësit e grupit të Hamasit. Megjithatë, qeveria aktuale ka njoftuar se do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e veta deri sa të formohet një e re. Ky njoftim është dhënë pas takimit të rregullt javor të kabinetit qeveritar. Presidenti Abbas ende nuk e ka komentuar paraqitjen e dorëheqjes nga kryeministri, por një grup i tij e kishte kërkuar një gjë të tillë para dy ditëve. Në anën tjetër, një zyrtar i Hamasit e…
Deputetja demokrate Grida Duma e pranishme në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Parlamenti Europian, diskutoi mbi problematikën e fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Shqipëri. Në konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të Parlamentit Europian, me prezencën e veçantë të Eduard Kukan, David Mc. Callister, Elmar Brook u dakortësua që duhet një strategji e mirëfilltë mbi keqinformimin dhe të ashtuquajturën fake news. “Besimi tek politika ka rënë dhe për shkak të disinformimit. Ne, në Parlamentin Europian, nuk i quajmë “fake news”, por keqinformim, sepse çdo informacion i gënjeshtërt bëhet me qëllim” -tha Eduard Kukan në hapjen…
Bullgaria ka ende si qëllim të adoptojë monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi. Deklarata u bë nga kryeministri, Boyko Borisov gjatë një takimi me biznese në Sofje. Ai argumentoi se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do të bëhet më i diciplinuar. Duke qenë pjesë e vendeve që përdorin euron, bankat e mëdha në Bullgari do të mbikqyren nga Banka Qëndrore Evropiane, dhe jo nga autoritetet kombëtare të Bullgarisë. Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili është i ngarkuar me çështjen…
Nga Xhuliana Toci Mënyra sesi ia dolën shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe, por edhe atë të vendeve të tjera europianë ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen e disa prej gazetave më prestigjioze në botë. “The Guardian” shkruan se shqiptarët kanë bërë miqësi me mafien më të rrezikshme në botë, ndërsa gazeta të tjera thonë se bandat rritën fillimisht prezencën në pikat kyçe që përdoren për shpërndarjen e kokainës, marihuanës, por edhe heroinës. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut.…
Alvaro Morata u prezantua sot te klubi i tij i ri, Atletico Madrid. Në fjalët e tij të para si sulmuesi i bardhekuqve, ai shprehu gjithë kënaqësinë që u rikthye te kjo skuadër speciale për të. “Doja të kthehesha, njerëzit që më njohin e dinë se çfarë do të thotë të jem këtu”, ishin fjalët e tij të para. Sulmuesi spanjoll luajti me të rinjtë e Colchoneros përpara se të transferohej te Getafe dhe më pas te Reali dhe pikërisht për këtë arsye ai nuk mori pëlqimin nga disa tifozë. Ish-sulmuesi i Chelseas dëshiron të përqendrohet vetëm në fushën e…
Në Greqi nuk ka qetësi, ndërsa grevat nga grupe të ndryshme interesi vazhdojnë që të krijojnë rrëmujë. Fermerët grekë kanë bllokuar autostradën kryesore të vendit pasi kërkojnë lehtësime taksash dhe karburant më të lirë për makinat bujqësore, njoftoi televizioni shtetëror grek, ERT, raporton ata. Protestuesit pranë qytetit të Larisës kanë bllokuar trafikun në autostradën që shkon mes Athinës dhe Selanikut. Sindikatat kanë thënë se bllokimi do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Ata kërcënojnë të bllokojnë edhe rrugë të tjera. Grekët ndihen të lodhur nga vitet e krizës financiare dhe masat shtrënguese që kanë reduktuar të ardhurat mesatare…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagon pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të njohur si FRONTEX. Delegacioni i BE thotë se ky bashkëpunim do të shërbejë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka marrë pjesë në Kongesin e 16-të të Vjenës për të ardhmen e Europës. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ajo është shprehur ndër të tjera se integrimi në BE nuk është çështje datash, por është çështje ndryshimi. ‘Evropa është një gjendje e mendjes. Ky është referendum i përditshëm! Ose jeni brenda ose jeni jashtë . Sot o je o s’je Europian. Kjo duhet ndare. Integrimi Europian na pelqen apo jo, nuk eshte me ceshtje datash, por proces i vertete ndryshimi. Kjo vlen per te gjithe rajonin tone. Kongresi i 16-te…
Tani punët po ecin mirë për Keidi Baren. Ai ka zënë vend në formacionin e ekipit të Malagas, ndërsa u bë pjesë e ekipit vitin e kaluar. Mesfushori i kombëtares nuk ishte llogaritur fillimisht të luante me ekipin e parë, teksa tri ndeshje kanë mjaftuar për të bindur trajnerin Muniz, që Bare të ketë një vend titullari. Këtë të martë mesfushori ka folur në një konferencë për mediat në Spanjë, teksa ka treguar se i është mirënjohës trajnerit dhe shokëve të ekipit, që tashmë është pjesë e titullarëve te Malaga. “Unë jam shumë i lumtur. E gjithë kjo është falë…