Dita e hënë solli reshje në gjithë vendin, shira në bregdet dhe zonat e ulëta por borë në zonat malore. Por, e marta do të risjell kryesisht mot të kthjellët por të ftohtë në gjithë Shqipërinë. Sipas Meteoalb, nga e marta deri të premten, nuk pritet të ketë reshje në territorin shqiptar.
Author: tirana
Për të gjithë ata që dyshojnë te besnikëria e partnerit, teknologjia u vjen në ndihmë përmes fjalës së fundit. Si fillim bëjini dhuratë këtë këtë unazë të veçantë, të zbukuruar mirë nga gurë të çmuar, që në në fakt, fshehur mbajnë një mikroçip me Bluetooth GPS që do gjurmojë çdo lëvizje të partneres tuaj. Shpikjen e bukur por “psikike”e ka realizuar themeluesi i kompanisë Gemporia, i cili ishte kurioz për të monitoruar lëvizjet e dyshimta të partnerëve. E pra, të gjithë ata që duan një unazë që jo vetëm t’i pëlqejë partnerit por edhe t’i ofrojë siguri, tashmë e kanë…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të jetë edhe Ministër i Jashtëm, pasi Kreu i Shtetit nuk dekretoi shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Genc Cakajt në këtë detyrë. Rama shkroi në “Twitter” se “Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues” duke e quajtur një shkelje të radhës dhe duke kërcënuar me ballafaqim në Gjykatën e re Kushtetuese. Por deri atë ditë Rama tha se do të jetë de jure ministër i Jashtëm pasi sipas tij “s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”. Ndërkohë kryeministri ka çuar sot tek Presidenti propozimin për çdekretimin…
Kohët e fundit në media po qarkullojnë lajme të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë së Flori Mumajesit. Në fillim, Flori u përfol për një lidhje me këngëtaren Fifi, më pas historia ndryshoi dhe Fifi u zëvendësua me këngëtaren tjetër Kejsi Tola. Mirëpo, e pyetur sot nga fansat në ‘Instagram’, Fifi ka treguar disa të vërteta, që askush nuk i dinte. Dikush e ka pyetur atë nëse ka të dashur dhe ajo ka dhënë përgjigjen, që të gjithë prisnim se është ai për të cilin flasin portalet, pra Flori. Këngëtarja është pyetur gjithashtu se çfarë pëlqen më shumë te…
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, sipas VOA. Në një video të bërë publike në Facebook, VOA paralajmëron se në orës 18:00 do të dalë materiali i plotë me përgjimet për ish-drejtorin e burgjeve. NJË PJESË NGA PËRGJIMET E PUBLIKUARA NGA VOA 0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani…
Dalin në dritë në lidhje me mbi vrasjen e shqiptarit Albert Baku mëngjesin e sotëm në burgun e sigurisë së lartë në Koridalo, ndërkohë që edhe Ministria e Drejtësisë ka dalur me një njoftim zyrtar. Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria bën me dije se Ministria e Drejtësisë së Republikës së Greqisë ka nxjerrë njoftimin zyrtar rreth ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Koridalo. Sipas mediave vendase, gazetari shqiptar raporton se për këtë lëvizje të Albert Bakut nga burgu i Kretës në atë të Athinës, grupi rival kishte dijeni ku i bënë pritë dhe e vranë me thikë, armë…
Mijëra kilometra nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndarë. Ju, edhe nëse jeni larg, nuk bëni asgjë pa miratimin e mikes tuaj më të mirë. Nuk ka rëndësi nëse u ndatë kur u rritët. Nëse keni bërë zgjedhje të ndryshme pune që kanë bërë që të jetoni larg. Kjo sigurisht nuk e ka vënë në dyshim miqësinë tuaj, në të vërtetë, ajo vetëm e ka konfirmuar atë. Sepse kur takoheni, duket sikur koha nuk ka kaluar kurrë dhe ju jeni të përditësuar tashmë në çdo gjë. Mikja juaj më e mirë është personi të cilës i telefononi kur ju ndodh…
Rudina Magjistari është një ndër prezantueset më të preferuara të ekranit shqiptar. Ajo është dhe shumë ative në rrjetet sociale. Herë pas here poston foto të ndryshme interesante, që pëlqehen nga publiku. Mirëpo së fundmi, Rudina i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Moderatorja ka publikuar disa video nga pushimet me borë. Jo vetëm kaq, ajo ka zbuluar dhe portretin e vajzës së saj të vogël, Mia. Kjo është hera e parë, që mami Rudina e shfaq të plotë Mian e ëmbël. Ato mesa duket të dyja kanë vendosur të argëtohen duke formuar një plakë bore.
Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij, megjithatë, javët e ardhshme sfida e radhës nuk do të jetë për uniformat blu, por për prokurorinë. Siç bën me dije një burim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit. Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, ku thotë se përshëndet deklaratën e senatit akademik. Në një postim në medias sociale Rama shkruan se uron që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohen brutalisht. Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët
Pas ndërhyrjes së policisë brenda auditorëve ku ndodhen studentët e ngujuar, ka reaguar edhe departamenti i Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik. Përmes një peticioni pedagogët e këtij departamenti kërkojnë reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përkatëse. Deklaratë Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Tiranës, lidhur me ngjarjet e fundit 1.Dënon ndërhyrjen e forcave policore në ambientet universitare dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj studenteve 2.Mbështet arsimin cilësor për të përmirësuar aktivitetin akademik dhe gjetjen e një platforme të përshtatshme të konsultuar nga stafet akademike Kërkojmë një reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse për dy pikat e lartpërmendura
Kryeministri Edi Rama ka vizituar një godinë të Arkivit të Shtetit, pas rikonstruktimit dhe dixhitalizimit të dokumentave të historisë shqiptare. Rama ka publikuar një video gjatë vizitës së tij, ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido bën me dije se me anë të dixhitalizimit çdo person mund të pajiset me një kartën individuale elektronike dhe mund të marrë informacionin e nevojshëm, duke bërë një kërkesë online në Arkivat e Shtetit. Gjatë vizitës, kryeministri tha se gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e dokumentave nga deklasifimi. ‘Është një punë e mirë e vitit të Skënderbeut se u bë shkak për…