Nga vendet e Bashkimit Europian kanë hyrë në Shqipëri rreth 500 milionë euro neto nga tregtia, shërbimet dhe të ardhura të tjera për 9 muajt e vitit 2018. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në raportin tremujor për “Deficitin e llogarisë korente në tregti dhe shërbime me vendet jo të BE-së”. Sipas statistikave të Eurostat për 9 mujorin, BE ka me Shqipërinë një deficit të llogarisë korente prej rreth 500 milionë euro, që nënkupton që kjo shumë ka hyrë neto në Shqipëri. Sipas përkufizimit të BE-së “Llogaria korente mat të gjitha transaksionet që ndodhin midis njësive rezidente dhe…
Author: tirana
Një çift ka vendosur një kamera në banjën e tyre për të spiunuar kujdestaren e fëmijëve ndërkohë që ajo bën dush. Vanessa Rivas e cila është kujdestarja e fëmijëve të çiftit, pretendon se ka rënë dakort që fëmijët e çiftit në fjalë të marrin mësimet e notit prej saj për aq kohë sa ata e lejojnë që kujdestarja të përdori banjot e tyre për tu pastruar. Pas një viti punë me familjen, kujdestarja Rivas zbuloi një kamera të vogël dhe të fshehur në tualet, ku ajo është zhveshur rregullisht në atë banjë sipas dëshmisë së saj në një dosje në…
Interneti do të ndahet në dy botë të ndryshme brenda dekadës së ardhshme dhe Kina do të udhëheqë njërën prej tyre, sipas shefit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt. 63-vjeçari multi-miliarder thotë se censura dhe kontrolli i qeverisë kineze mbi aksesin online të qytetarëve të saj do të thotë se nuk është në përputhje me demokracinë e internetit në perëndim. Kjo do të thotë se do të ketë dy versione të dallueshme të rrjetit botëror nga viti 2028, një i drejtuar nga Kina dhe tjetri nga SHBA. Procesi tashmë po ndodh, me të ashtuquajturën Zjarri i Madh i Kinës që bllokon…
Problemet me pasurinë dhe aftësitë profesionale ngelen ne testin e vetingut drejtuesin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. KPK ka vendosur sot shkarkimin nga detyra te kryegjyqtarit Alfred Gjoni. Vendimi vjen pak dite pas seancës dëgjimore, ne te cilen kryegjyqtari u akuza se nuk arrinte të justifikonte pasurinë e tij, ndërsa u ngritën dyshime edhe në lidhje me aftësitë profesionale. Seanca dëgjimore Relatori i çështjes, Roland Ilia, tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për Gjonin kishte përfunduar vetëm në dy kritere të rivlerësimit, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale. Për këtë të fundit, nga vlerësimi i Këshillit të…
Qyteti më i vjetër bullgar Plovdiv është përuruar zyrtarisht si Kryeqyteti Europian i Kulturës për 2019. Plovdiv pretendon të jetë qyteti më i vjetër i Europës i banuar vazhdimisht, me më shumë se 6,000 vjet histori. Pikat kryesore arkitektonike të Plovdiv që datojnë në kohën trakase, greke, romake, bizantine dhe osmane ndihmojnë në provimin e epokës së lashtë të këtij qyteti ballkanik. Vendosur midis Ballkanit dhe Maleve Rodopi, qyteti i dytë më i madh bullgar, pas kryeqytetit të Sofjes, ka mbijetuar për mijëra vjet në udhëkryqin midis Evropës Perëndimore dhe Lindjes së Mesme. Qyteti në të dy anët e lumit…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, në kahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me borudrën ndarëse të rrugës. Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në kahun e kundërt të lëvizjes, por për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar. Nga aksidenti figurojnë vetëm dëmtime të automjetit me targa AA 588 PF, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të hetuar plotësisht ngjarjen. Si pasojë e ngjarjes,…
Armando Sadiku u bë ëndrra e madhe e merkatos së janarit për Luganon. Rikthimi nga periudha e dëmtimit dhe mundësitë minimale për aktivizim te Levante i bënë zviceranët që të shtonin shpresat për të rikthyer në ekip sulmuesin kuqezi. Mirëpo, së fundmi është një njoftim në prestigjiozen spanjolle “Marca”, që bën me dije se sulmuesi nuk largohet. “Në momentin që po rikuperohet plotësisht, Levante duket se e ka hequr nga lista e merkatos. Referuar spanjolles ‘Marca’, sulmuesi shqiptar nuk do të lërë Valencian këtë periudhë transferimesh, duke parë edhe që drejtuesit e Levantes duan t’i japin një shans, duke besuar…
Prej javësh është lajmmëruar rinisja e programit “E Diell” në Top Channel, që do të ketë një format dhe prezantues të tjerë. Fillimisht u tha se programi maratonë do të niste në tetor, ndërsa njëra nga prezantueset Fjoralba Ponari zbuloi në Instastory-n e saj se ishte vendosur që premiera të ishte në 27 janar. Por burime të “Prive” zbuluan se në fakt Top Channel ka vendosur që të anullojë nisjen e programit të dielën e fundit të janarit, për ta nisur atë në muajin shkurt, duke shtyrë kështu sërish datën e nisjes, pavarësisht se në promon e bërë publike pak…
Një grua që u josh duke iu thënë se do bëhej modele në Britani, ka rrëfyer tmerrin sesi u bë skllave seksi. Gruaja me nënshtetësi rumune, u mor nga vendi i saj 10 vite më parë dhe u dërgua në Britani. Asaj iu tha se nëse nuk do pranonte të punonte në një shtëpi publike do i vrisnin familjen. Helena u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me të huajt kur ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk merrte asnjë para, pasi gjithçka e përfitonte tutori i saj, që i merrte klientit 120 paund në orë. Duke e përshkruar jetën e saj…
Aktorit të humorit Olsi Bylyku i është bërë një kamerë e fshehtë nga kolegët e tij Bes Kallaku dhe Erion Isai. Gjatë puntatës së fundit në “BE Coffe”, u transmetua edhe loja e xhiruar nga aktorët e njohur, të cilët siç edhe duket e kanë acaruar shumë kolegun e tyre. Ata kanë xhiruar një reklamë të përbashkët për një pije alkoolike, por paga që kanë marrë nuk ka qenë e njëjtë. Besi dhe Erioni janë paguar me 500 euro, ndërsa Olsi me 50 euro. Kjo gjë ka sjellë acarim tek aktori, i cili ka diskutuar me kolegët për disa minuta…
Një alpiniste 31-vjeçare, e gjendur në situatë tejet të vështirë shëndetësore për shkak të pësimit të një traume kranike, VLC të fytyrës dhe traume të baçinit, teksa ndodhej për alpinizëm në malin e Çikës, ka shpëtuar për fat të mirë si pasojë e ndërhyrjes në kohë rekord të një ekipi special mjekësor. Bëhet fjalë për një ekip mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, që ndërmorën një mision shumë të vështirë shpëtimi, për ta shpëtuar pacienten në një terren thuajse të pamundur. Ekipi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë pacientes alpiniste, e më pas e shoqëroi atë për në Spitalin…
Ansi Agolli pritet t’i jap fund aventurës me Karabakun në kampionatin azerbajxhanas pas plot 9 vitesh. Ish-kapiteni i Kombëtares me shumë gjasa do të largohet nga kampionët në fuqi në fund të sezonit. “Ansi Agolli po mendon ta mbyllë karrierën në fund të sezonit. Për këtë arsye, sezoni aktual do të jetë i fundit për të te Karabak”, shkruan një faqe me emrin e klubit azerbajxhanas në “Facebook”. Megjithëse këtu flitet për mbyllje karriere, mbetet të shihet nëse do të vijojë te skuadra e tij e zemrës, Tirana, apo do t’i varrë përfundimisht “këpucët në gozhdë”. Kujtojmë se Agolli ka…