Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në 9 muaj, Shqipëria i mori BE-së 500 milionë euro

13:46 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
money ue
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga vendet e Bashkimit Europian kanë hyrë në Shqipëri rreth 500 milionë euro neto nga tregtia, shërbimet dhe të ardhura të tjera për 9 muajt e vitit 2018. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat  në raportin tremujor për “Deficitin e llogarisë korente në tregti dhe shërbime me vendet jo të BE-së”.

Sipas statistikave të Eurostat për 9 mujorin, BE ka me Shqipërinë një deficit të llogarisë korente prej rreth 500 milionë euro, që nënkupton që kjo shumë ka hyrë neto në Shqipëri.

Sipas përkufizimit të BE-së “Llogaria korente mat të gjitha transaksionet që ndodhin midis njësive rezidente dhe jo rezidente dhe i referohet tregtisë ndërkombëtare në mallra dhe shërbime dhe po asht burimeve parësore dhe dytësore të të ardhurave”.

Teksa bilanci i tregtisë së Shqipërisë me vendet e BE-së është negativ, Shqipërisë duket se i ngrenë peshë remitancat, pra paratë që emigrantët dërgojnë në Shqipëri tek të afërmit e tyre dhe shërbimet, flukset nga  e cila janë shtuar vitet e fundit, si rrjedhojë e zgjerimit të aktivitetit të call center dhe më pas të forex.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat që emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre në 9 muajt e këtij viti arritën në 501 milionë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar një rritje prej 8%.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet drejt shteteve të BE-së për 9 mujorin ishin 1.2 miliardë euro (78% e totalit), ndërsa importet nga këto vende rreth 2.3 miliardë euro (62% e importeve totale) me një bilanc negativ prej rreth 1.1 mld euro.

Shqipëria me deficit në hyrje daljet e valutës me botën

Ndonëse me shtetet e BE-së, Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korete pozitiv, dmth merr më shumë para sesa jep, në total, vendi ynë ka deficit të llogarisë korente.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin, deficiti i llogarisë korente ishte -493 milionë euro. Vetëm në tremujorin e tretë, sipas BSH-së, deficiti i llogarisë korrente shënon 146 milionë euro, lehtësisht në zgjerim në terma vjetorë me rreth 4 milionë euro (ose 3%).

Ecuria e deficitit korrent në këtë tremujor, reflektonbalancën negative të të ardhurave parësore, ndërkohë që, vijon axhustimi i deficitit tregtar në mallra. Në të njëjtën kohë, suficiti i të ardhurave dytësore është zgjeruar në drejtim të rritjes së transfertave hyrëse drejt sektorëve të tjerë./ Monitor.al

BE Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme

20:18 / June 25, 2026

Ministri Karakaçi: Shqipëria po harmonizon rrjetet e komunikimeve sipas standardeve të BE-së

10:52 / June 24, 2026

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

22:41 / June 23, 2026

BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

20:59 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.