Ylli Pango ka komentuar së fundi emisionin Opinion të Blendi Fevziut. Sipas tij, ky emision është bërë mishërimi i dekulturimit të shoqërisë shqiptare. Ja çfarë shkruan Pango: “Per emisionin OPINIION: Eshte bere misherim i dekulturimit kombetar, cektesise se trajtimit te problemeve, apo trajtimit ne menyre fluturake. I keqmenaxhuar qe nga numri i madh i te ftuarve qe mezi u vjen rradha te flasin nen shkopin e dirigjentit te rrafshte ne çdo aspekt (dydimensional) e deri te te ftuarit e perhershem te emisioneve politike qe dihet çdo flasin, e per ke do cicerojne; qe nga pseudospecialistet e deri te hundefutja kudo e…
Author: tirana
Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve për shkak të rrymave polare që kanë mbërthyer vendin tonë, ndikojnë edhe në automjetin tuaj duke iu shkaktuar probleme. Kur dilni nga shtëpia herët në mëngjes, ekziston mundësia që automjeti të mos ju ndizet, të ketë ngrirë apo edhe të mos ju hapen dyert për shkak të shtresës së akullt. Për të shmangur të gjitha këto, ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme. Mos…
Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re që mund të jetë shenjë se do të pësoniatak në zemër. Pasi kanë ekzaminuar materialet që bllokonin arteriet koronare te një numër pacientësh, një ekip shkencëtarësh dhe ekspertësh mjekësorë në Michigan State University konfirmuan që ishte kolesteroli në formë kristalesh shenja që ju do të pësoniatak në zemër. Ata zbuluan se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar ishte gjetur në 89% të rasteve në dhomën e emergjencës. “Në studimet e mëparshme, ne treguam që kur kolesteroli shndërrohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë, ose në gjendje kristali, zgjatet në vëllim…
Hueyda el Saied mbetet një nga artistet shqiptare më të komentuara në media e sidomos vitin e kaluar për ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka një djalë.Hueyda tanimë e ka hedhur pas krahëve ndarjen dhe ka nisur një lidhje të re dashurie. Ishte vetë ajo që postoi një foto krah partnerit të ri pak ditë më parë, ku shfaqeshin duke u relaksuar në plazh.Hueyda e ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dhe i ka treguar Olti Currit sesi partneri i ri i ka treguar që e dashuronte prej 5 vitesh. “Tier quhet, është drejtor i institutit…
Duke ngrënë këtë ushqim të zakonshëm, ka shumë gjasa që mikroorganizmat dhe parazitët të “pushtojnë” trurin tuaj. Në organizmin tuaj do të hyjnë parazitë të njohur me emrin Spirometra erinaceieuropaei. Ata mund të lëvizin në të gjithë trupin: në sytë, indet dhe sidomos në trurin tuaj. Është një parazit klasik, por një i rrezikshëm, që mund të futet në kokën tuaj dhe jep simptoma të tilla si dhimbje të forta koke. 300 infeksione të ndryshme nga paraziti Spirometra u regjistruan në periudhën midis viteve 1953 dhe 2013. Mjekët duhet të tregohen të kujdesshëm në heqjen dhe largimin përfundimtar të këtij…
Dhimbjet e trupit me motin e lagësht nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, sipas të cilit, në të vërtetë temperaturat e ftohta thjeshtë nxjerrin në pah shqetësimet ekzistuese. Por këto probleme largohen menjëherë sapo del dielli. Në dy studime të reja të realizuara në Australi u morën në ekzaminim rreth 1 mijë persona me dhimbje mesi dhe rreth 350 të tjerë me osteoartrit të gjunjëve. Shkencëtarët krahasuan motin me kohën kur pacientët dalluan fillimisht dhimbjen me kushtet e motit një javë dhe një muaj përpara fillimit të tyre. Ata nuk…
Ndonjëherë mund të keni pranë njerëz që i mendonit miq, por në fakt ata ju xhelozojnë. Po si ta kuptoni dikë që është xheloze për ju? Ja disa shenja që ato japin: 1. Thotë fjalën “ nuk i dihet” Njerëzit xhelozë, kur ju i thoni një lajm të mirë, nuk ju thonë se gëzohen për ju, por marrin pjesën negative duke ju vënë në dilemë. Këto gra, nuk shprehen të lumtura për ju, por thonë diçka që t’ua prishë entuziazmin. 2. Nuk ju thotë asnjë kompliment Ju blini diçka të re dhe ky person e ka shumë të vështirë të…
“Dashuria e vërtetë nuk është numri i puthjeve që jepni, apo sa shpesh i merrni ato; dashuria e vërtetë është ndjenja që vazhdon ende edhe pas puthjes”. 1.Ai të vendos gjithmonë në vend të parë Eksperti i takimeve romantike, James Preece thotë: “Nëse ai zgjedh të të shohë më shumë, sesa të kalojë kohë me miqtë e tij, ti mund ta kuptosh se gjërat po shkojnë mirë. Nëse ai është i gatshëm të rregullojë orarin e tij për ta përshtatur kohën me ty, atëherë kjo është akoma më mirë. Ai do të jetë me ty dhe ndihet më rehat kur…
Grabitja e të paktën 200 mijë eurove sendeve me vlerë në një qendër tregtare përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, dyshohet se është bërë nga një grup prej tre personash, të cilët kanë vepruar edhe më herët në Tiranë. Ngjarja e regjistruar në datën 1 janar të këtij viti në biznesin e argjendarisë është e fundit pas një serie goditjesh kryesisht të bizneseve, ndërsa në një tjetër rast ata vjedhin dhe një argjendari në rrugën e Durrësit. Pamjet e siguruara nga A2 tregojnë se si grabitësit afrohen me një makinë tip golf 6 në një argjendari në hyrje të rrugës së Durrësit në…
Një tjetër fenomen shqetësues që konsumohet në rrjetet sociale apo faqe të ndryshme është pornografia “online”. Nga viti 2012 deri në vitin 2018 janë regjistruar në total 61 raste të kësaj vepre, shumica e të cilave janë zbuluar nga strukturat partnere si Europol dhe Interpol. Në jo pak prej këtyre rasteve është konstatuar se viktimat kanë qenë edhe të mitur, që janë mashtruar duke rënë pre’ në rrjetën e keqbërësve. “Në Shqipëri rastet kanë qenë shumë të kufizuara, por problem kryesor në Shqipëri është konsumimi i këtyre materialeve. Ndoshta dhe këtu nuk është raporti i duhur i konstatimeve të rasteve…
Grabitësit po përdorin metoda të sofistikuara për vjedhjen e llogarive bankare. Bëhet fjalë për sulme që thuajse nuk lënë prova krimi. Miliona llogari bankare vidhen çdo vit duke përdorur kartat e klonuara. Klonimi i kartave kërkon një pajisje të quajtur “Skimmer”. Ajo është lexues i kartave dhe vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat. “Vendosin pajisjen në vendin ku vendoset karta në bankomate, aty lexohen të dhënat dhe krijohen kartat e klonuara më pas”, thotë eksperti i sigurisë së informacionit. Ka një mënyrë për të parandaluar klonimin e kartës tonë bankare dhe kjo kontrollohet sa herë e…
Në emisionin e sotëm u shfaqën të tjera detaje “pikante” të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj. Në videon e transmetuar në emisionin “STOP”, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën “origjinal”. Gjyqtari Roland Hysi: Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse…