Author: tirana

Në periudha stresi mund t’ju ndodhë që edhe nëse keni ngrënë ushqim prapë mbetet ajo ndjenja e urisë ose ndiheni të pangopur. Për të mos mjaftuar gjatë ditës, ngrihemi dhe natën e konsumojmë ushqim ose çfarë të dalë përpara. Konsumimi i ushqimit gjatë natës mund të na shtojë më tepër peshë pasi nuk kryejmë aktivitet fizik. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuar dhe bukë të ngrirë, oriz, patate të skuqura, të cilat janë të ulëta në fibra dhe me sheqer të lartë. Sigurisht, ato mund të jenë një ushqim i shpejtë,…

Read More

Pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini. Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, një raund seksi duket si ide e mirë. Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit “Lovehoney” kishte anketuar 2300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks. Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, kur “kulmin e eksitimit” e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit. E kundërta kishte qenë…

Read More

Ai erdhi te Tirana me bujë të madhe. Një ish-futbollist i Milanit që do të luante në Superiore. Lajmi u përhap kudo dhe mënjëherë tifozët nisën të ëndërronin. Por, historia e Oduamadit është shumë e dhimbshme për atë që rrodhi pas një dëmtimi të mallkuar. Lojtari afrikan u rikthye në këmbë falë mjekëve të Niguardas, spitalit të madh që ndodhet në periferi të Milanos. Një rënie gjatë një përplasje loje. Menjëherë, mjekët bardheblu kuptojnë se i ka dalë shpatulla vendit. Por, nuk është një tërheqje normale, pasi klavikula e tij bëhet një shigjetë që shtyn drejt enëve të mëdha të…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ulur ndjeshëm afatet për marrjen e kartonit të lejes së drejtimit apo rinovimit të saj. “Kemi kaluar nga 10-15 ditë, apo në disa raste edhe më shumë, në 2-5 ditë në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët njoftohen me anë të një telefonate, apo SMS-je, për tërheqjen e kartonit, apo në rast të rinovimit të saj”, tha Blendi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR-së. Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet edhe një sistem me rezervim “online”, për targat e veçanta apo jashtë radhe për automjetet. Targat e veçanta do të ndahen në…

Read More

A është ai mashkulli i jetës sime? Më do me të vërtetë? A do të ndryshoj punë? Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, nuk mjafton të hamendësoni shumë, por mjafton të pini një kafe! Njohja e së ardhmes tuaj përmes leximit të llumit të kafesë, është një nga teknikat e vjetra të gjysheve ose fallxhoreve. Një metodë tradicionale dhe interesante. Kafeomania nuk kërkon ndonjë njohuri specifike, por kryesisht bazohet në intuitë dhe një eksperiencë të mirë, e cila na mundëson të interpretojmë forma dhe simbole të mbetura në filxhan dhe pastaj të zbulojmë një kuptim të lashtë magjik të…

Read More

Rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza”, për çdo udhëtim me avion. Plot 10 euro për person janë taksë kalimi, që i shkon buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 30 eurosh është e ardhur për koncesionarin, i cili ka hyrë në vitin e 15 të përdorimit. Një biznes, që siç rezulton nga auditimi që i është bërë kontratës koncesionare për të gjithë jetëgjatësinë, nga “BDO Albania” për llogari të Qeverisë, ka rezultuar me fitime shumë më të larta sesa ishte parashikuar në skenarin fillestar. Shuma mesatare 40 euro për…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emerimin e 4 ministrave: Elva Margariti, Ministre E Kulturës, Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit Dhe Rinisë, Anila Denaj, Ministre e Financave Dhe Ekonomisë dhe Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës Dhe Energjisë.

Read More

Gjithë ata persona që vuajnë nga kolla ose bronkiti mund ta gjejnë zgjidhjen te lëkura e mandarinës për t’u kuruar në mënyrë natyrale. Duke qenë e pasur me vitamina dhe antioksidues, vetitë e këtyre lëkurave janë të garantuara, shkruan “Zëri.info”. Mjafton të përzieni në një tas me ujë të nxehtë disa copa lëkure mandarine dhe lërini të veprojnë për një orë. Lëngun e përftuar e pini tri herë në ditë dhe do të shikoni se do të lehtësoheni nga kolla dhe çdo problem në rrugët e frymëmarrjes. Po ashtu lëkurat e mandarinave janë të pasura me fibra dhe për pasojë…

Read More

Për deputeten e LSI-së, Klajda Gjosha, posti i Ministrit të Jashtëm, veçanërisht në këtë periudhë për Shqipërinë, është i një rëndësie të veçantë dhe kërkon eksperiencën e duhur. E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ish-Ministrja e Integrimit thekson se Presidenti Ilir Meta, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është i vetmi “gardian” i Kushtetutës. Dhe si i tillë, sipas saj, Presidenti Meta po kërkon të bëhen verifikimet e duhura të figurës dhe integritetit të Cakajt. Deputetja e LSI-së u shpreh se gjatë karrierës së saj në politikë, qoftë edhe si Ministre e Integrimit për 4 vite, nuk…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të mërkurën kalimin për shqyrtim në seancë publike të ankimit të Artan Lazaj kundër vendimit të KPK-së e cila vendosi shkarkimin e tij në korrik të vitit të kaluar. Ankimi i Lazajt, i cili para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, është i pari për të cilin KPA vendos kalimin në seancë publike. Sipas reporter.al, KPA njoftoi se vendimi për të kaluar çështjen në seancë publike u mor për shqyrtimin e procedurës së ndjekur nga Komisioni për të rrëzuar një kërkesë të Lazajt për përjashtim të Komisioneres…

Read More

Flokët e gjatë dhe me volum duket se nuk dalin kurrë nga moda. Megjithatë  të kesh flokë të gjatë, por  pa jetë” nuk është aspak e këndshme. Gjithsesi ekziston gjithmonë një zgjidhje! Ja se si t’u ktheni flokëve tuaj shëndetin dhe mirëqenien e mëparshme dhe të luftoni rënien e tyre. Para së gjithash duhet të bëni një test të vogël në shtëpi për të kuptuar nëse problemi është real apo bëhet fjalë thjesht për një shqetësim të përkohshëm. Kapni një pjesë të vogël flokësh me rreth 20 ose 30 fije dhe i tërhiqni pak por në mënyrë të vendosur. Nëse…

Read More

Alfred Gjoni iu drejtua me një përshëndetje të gjatë KPK-së në fillim të seancës dëgjimore, ndërsa tha se shpresonte që pas hetimit 1 vjeçar për të tre komponentët, problemet që kishin dalë do të ezauroheshin. Por sapo mbaroi fjalën, kryesuesja e seancës Etleda Çiftja vuri në dukje se çështja ndaj Gjonit ishte mbyllur vetëm për dy kritere. Ndërkohë, relacioni i lexuar nga Roland Ilia vuri në dukje një sërë problemesh në kriteret e pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, përfshi zvarritjen e një çështjeje për 4 vjet dhe dyshimet për konflikt interesi. Gjoni, i cili ushtron detyrën e kryetarit të…

Read More