Author: tirana

Ka përfunduar situata kritike për rreth 800 banorë të 4 fshatrave në Kukës, të cilët kanë qenë për disa orë pa energji elektrike. Mungesën e energjisë elektrike, e konfirmoi edhe vetë OSHEE, e cila bën të ditur se është rikthyer energjia dhe po punohet për eliminimin e avarive të ndodhura në Fiderin R. 9, nënstacioni Rexhepaj Kukës për furnizimin me energjisë për rreth 800 familje në fshatrat Bicaj, Kolosjan, Bushtricë e deri në Grykë Caje. Banoret e ketyre zonave po përballojnë kushtet e rënduara të motit me dëborë, ndërkohë që autoritetet po kujdesen që të shmangin çdo lloj problem dhe…

Read More

Një aksident në Pistoia të Italisë I mori jetën një shqiptari. Viktima, sipas mediave italiane është Simon Gjondrekaj, 85 vjeç. Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme. Ora shënonte rreth 17:30 dhe Gjondrekaj raportohet se ishte duke u kthyer nga mesha. Ai përplaset nga një makinë tip “Skoda Dacia”, teka ishte duke kaluar në vijat e bardha të rrugës. Gjondrekaj humb ndjenjat pas aksidentit dhe transportohet më pas me një autoambulancë drejt spitalit “San Jacopo” ne kod të kuq. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, zemra e të moshuarit ka pushuar së rrahuri rreth orës 21. Drejtuesi i…

Read More

Kukësi ndodhet në Antalya ku po zhvillon minifazën përgatitore. RTSH Sport ka arritur të sigurojë një video ku nënkampionët e Shqipërisë dhurojnë spektakël në dhomat e zhveshjes. Pamjet janë xhiruar disa muaj më parë, teksa kapiteni Ylli Shameti mban topin me kokë me të gjithë futbollistët verilindor dhe në fund e fut në kosh. Futbollistët e Realit kanë qenë ata që e kanë promovuar këtë loje në dhomat e zhveshjes, kur djali i mbrojtësit Marselo, me kërcimin Samba me topin bëri xhiron e botës.

Read More

Vrasësi më i zakonshëm i njerëzve është ndonjë sëmundje e zemrës. Thuajse çdo 43 sekonda, një person humb jetën si rezultat i kësaj sëmundjeje vetëm në ShBA. Megjithatë, përveç trajtimeve mjekësore e medikamenteve, para së gjithash rekomandohet të provohet ndonjë metodë natyrale për reduktimin e problemeve të zemrës, si dhe tensionit të gjakut. Ju mund të përzgjidhni një përzierje mjaft të dobishme për këtë. Ja çfarë ju nevojitet: Përbërësit – ½-ta e lëngut të limonit– 1 lugë gjelle mjaltë– ½-ta e xhenxhefilit– 1 thelb hudhre– 1 lugë gjelle uthull molle Udhëzimi Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe lejini të…

Read More

Aktorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Almeda Abazi, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe vetëm disa javë më parë publikoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa foto që me siguri i kanë lënë të gjithë gojëhapur. Ajo shfaqet në parukeri me një look të ri, flokë bjond me baluke dhe të prerë deri mbi supe.

Read More

Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë do tw jetw Luljeta Minxhozi. Emërimi i saj është bërë nga këshilli Mbikëqyrës, pas propozimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të ditur Banka në një njoftim për shtyp. Emërimi i znj. Minzhozi erdhi pasi më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 6 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshillit për shkak të mungesës së kuorumit. Gjashtë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi, Arben Malaj, të…

Read More

Garreth Bale i ka mërzitur që të gjithë me veprimin e tij në humbjen e fundit të Realit. Lojtari u bë protagonist në takimin kundër Real Sociedad pasi u largua nga stadium afërsisht 15 minuta para se të përfundonte takimi. Uellsiani nuk ishte i gatshëm për të zbritur në fushë dhe e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Në çerek orën e fundit ai u fotografua duke u larguar nga “Bernabeu”, pasi siç duket nuk i pëlqeu rezultati dhe loja që po prodhonin shokët e skuadrës. Për këtë rast, “El Cofidencial” shkruan se klubi “galaktik” ka marrë masat duke e…

Read More

Në fakt janë 12 gjëra kurioze që mund të bëni duke njohur një gjuhë të huaj.Njohja e një gjuhe të huaj është ndër synimet e mira të çdo viti të ri. Mungesa e kohës dhe përtacia janë dy justifikime që të mos aplikohet mësimi i gjuhës së huaj edhe pse e dinë se nevojiten vetëm 15 minuta në ditë, siç tregohet nga një studim i Universitetit të Nju Jorkut që ka testuar efektivitetin e platformës Babbel. Këtu, siç transmeton Shqip, janë tri gjëra kurioze që mund të bëhen duke ditur anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht. Me gjuhën angleze ju mund të:…

Read More

Ajo e ka vërtetuar tanimë që kudo ku shkon ngre temperaturat. Edhe në Tulum në Meksikë, Demi Rose është siguruar që të jetë “flakë” fare. Modelja britanike ka postuar një foto tepër seksi me bikini në llogarinë e saj në Instagram. “Duke kaluar kohën më të mirë,” shkruan ylli 23 vjeçar në postim.

Read More

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të zonës së njohur si “Astiri”, të cilët kundërshtojnë tashmë të gjithë projektin e rikosntruksionit të një segmenti të Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe dy deputetët e opozitës, Klevis Balliu i PD dhe Endrit Brahimllari i LSI-së. Ata kanë përsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Rama, për të hequr dorë nga ky projekt. “Edi Rama s’ka fytyrë të vijë këtu, pasi i dolën hapur vjedhjet. Paratë e Unazës së Re do t’i çonte në xhepin e tij. Sot ai duhet të ishte në burg, Edi Rama, Damian Gjiknuri. Edi Rama…

Read More

Mirela Sakolli është viktima e aksidentit që ndodhi sot pasdite në Lushnjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se në gjendje të rëndë për jetën janë edhe dy të tjerë. Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër. Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota që e shkaktuan atë.

Read More

Policia vuri në pranga gjyqtarin e Fierit, Ronalnd Hysi, i cili i kërkoi një qytetareje favore seksuale dhe lekë në këmbim të dhënies së kudjestarisë së fëmijës. Në pranga u vu edhe psikologia Elona Meçani, e cila bëri rolin e sekseres. Njoftim Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: – Roland Hysi 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës…

Read More