Author: tirana

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri në një postim në “Facebook”, ka falenderuar të gjithë punonjësit e OSHEE në krye të detyrës në Mat, Tropojë, Bulqizë, Burrel në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, e Gjirokastër për të garantuar furnizim me energji pavarësisht kushteve të vështira të motit. Kjo pasi këto ditë këto zona po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të motoiit të rënduar dhe reshjeve të shumta të borës. Kështu qe herë pas here ka pasur edhe shkëputje të energjise elektrike.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Lushnje. Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mjeti ku udhëtonin doli nga rruga. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik. Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër. Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota që e shkaktuan atë.

Read More

Në një kohë që reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe paralizuar qarkullimin në qarqe të ndryshme të vendit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për media ka paralajmëruar me penalizime firmat kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e akseve rrugore. “Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre. Sa më korrektë të tregoheni në punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë. U bëj me…

Read More

Skënderbeu luajti sot ndeshjen miqësore ndaj Tiranës, takim që përfundoi me rezultatin 2-1. Mirëpo pavarësisht fitores së skuadrës korçare, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka marrë një lajm të keq. Mesfushori me tipare sulmuese, Dejvi Bregu, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Gjatë ndeshjes ai ka pasur një përplasje teksa goditja ka rezultuar fatale. Futbollisti i korçareve, u nis menjëherë drejt spitalit, aty ku ka kryer ekzaminimet mjekësore. Pas këtyre të fundit ka rezultuar se Dejvi Bregu ka pësuar thyerje të krahut, çka do ta mbaj futbollistin jashtë fushe për më shumë se tre muaj. Ky është një lajm…

Read More

Mesditën e sotme është djegur një transformator te Universiteti Bujqësor. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:50 minuta, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë. E ndërsa nuk dihen shkaqet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë person aty. Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i shoqëron fotot me akuzat se transformatori jashtë cdo kriteri teknik ishte futur brenda godinës. “Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Jashtë cdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak të mungesës së energjisë elektrike” shprehet ai.

Read More

Në një kohë që moti i keq ka paralizuar qarkullimin në disa qarqe të vendit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për media u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia. Deklatata e plotë e ministres Xhaçka: Që prej mesditës së djeshme, territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme. Aktualisht, sipas informacioneve që përditësohen minutë pas minute, qarqet më të prekura, janë: Shkodra,…

Read More

A ishte dhunë me motive politike apo ishte atentat? Dhuna ndaj kryetarit të degës së AfD-së në Bremen, Frank Magnitz, ka ndezur gjakrat. Nuk është hera e parë që AfD-ja (partia djathtiste Alternativë për Gjermaninë) bëhet objekt sulmesh. Xhama të thyera dhe vetura të shkatërruara, këtë e kishin parë edhe më parë populistët djathtistë në landin më të vogël federal të Gjermanisë. Por me sulmin kundër Frank Magnitz-it, kryetar i degës së Bremen-it i partisë Alternativë për Gjermaninë, dhuna arriti një nivel të ri. 66-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital. Dyshohet se tre persona të maskuar…

Read More

Pasojat e para të reshjeve të dëborës janë shfaqur edhe me shtrimet në spitalin rajonal. Sipas mjekut ortoped, Murat Kaçi, janë paraqitur rastet e para të frakturave prej rrëshqitjeve në borë. Kaçi pranon se situata e rënduar e qarkullimit po vështirëson mbërritjen në spital të pacientëve, sidomos nga zonat e thella. “Kemi dy-tri raste që kanë marrë shërbimin tonë, dy i kemi të shtruar në spital, ndërsa tjetri me frakturë, me këtë të fundit që ka qenë edhe vet punonjës i shërbimit të Urgjencës. Kur themi që ka rrugë të bllokuara, vështirësia e komunikimit është e pranishme. Urojmë që të…

Read More

Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor. Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin publik ende nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit. Ministria e Financave ia ka kaluar përgjegjësinë për vonesën e rrogave ministrive të linjës. Sipas Financave, Thesari i Shtetit nuk ka mungesë likuiditeti, por Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve. Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, të cilat kanë edhe numrin më…

Read More

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjitha zonat e thella të vendit, por pjesë e këtij shqetësimi janë bërë edhe zonat turistike. Raportohet se rruga që të çon drejt Dardhës turistike në Korçë është bllokuar si pasojë e shkarjes së masivit të borës. Kjo situatë ka ndërprerë lëvizjen në këtë aks. Ndërkohë siç njofton ARRSH-ja, në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet të bëhet me patjetër me zinxhirë. Në aksin rrugor që të çon drejt zonës turistike ka shkarje të madhe dëbore në tre vende. Sakaq, shkarja më masive ka ndodhur tek “Muri i Musait” dhe…

Read More

Kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskajt, I ka përfunduar mandatin kushtetues si kryetar i KLSH. Kompetencat e tij do t’i marrë zv/Kryetarja Lindita Milo. Në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare të RSH me nr.193, hyri në fuqi Vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i…

Read More

Jona Spahiu është ndër moderatoret më të pëlqyera dhe më të ndjekura, por me lindjen e djalit Raiden është larguar pak nga televizioni. Edhe pse nuk e dinim, Jona është bërë pjesë e ekranit që kur ka qenë e vogël, që në moshën 6- vjeçare. Moderatorja ka publikuar disa video në Instastory ku shfaqet në një emision televiziv në TVSH. Jona shihet me flokë të shkurtra deri mbi supe dhe me baluke, ndërkohë që thotë një gjëegjëzë. ‘Yyy ça gjëegjëze të vështirë paskam përgatitur. Ç-ja nuk paska qenë pika ime e fortë, por vëthët e mi po ama’, shkruan Jona…

Read More