Author: tirana

Ministri i shkarkuar i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknurit ka treguar se kur do të përfundojë rruga Tiranë-Elbasan. Gjiknurit ka bërët ë ditur se kjo rrugë do të përfundojë në pranverë dhe do të jetë e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve. “Pas zgjidhjes së ngërçit dhe sigurimit të financimit, punimet po vazhdojnë në kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan. Aktualisht, ka mbetur pa u kryer vetëm 6% e volumit total ndërsa brenda pranverës rruga do të jetë e hapur e me të gjitha parametrat e duhura”, shkruan Gjiknuri. Kreu i qeverisë, Edi Rama e kishte paralajmëruar Gjiknurin se nëse nuk…

Read More

Moti i keq ka bërë që të bllokohen rrugët në shumë zona të Shqipërisë. Kjo ka bërë që një nënë e re nga Elbasani të lind fëmijën e saj të dytë në kushte shtëpie. Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund ia ka dalë ta shpëtojë nënën re re. 25-vjeçarja ka lindur pa probleme dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit. Tashmë ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore, ku dhe po merr trajnimin e nevojshëm.

Read More

Shembet terreni sportiv i shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Fatmirësisht, në momentin e shembjes nuk kishte fëmijë duke luajtur. E gjitha ndodhi në harkun kohor të një sekonde por fatmirësisht u mbyll pa pasoja njerëzore. Shembja e ngrehinës, nxjerr në pah një investim skandaloz bërë në mënyrë të papërgjegjshme e të pamenduar. Këto janë pamjet që tregojnë se si është hedhur në erë tashmë ky investim rrezikoi të merrte jetën e fëmijëve. Shkak i shembjes mendohet të jetë pesha e dëborës. Gjirokastra, si rrallëherë është pushtuar nga bora që po arrin trashësinë 50 centimetra.

Read More

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Zvicër pasi i janë gjetur 10 gram heroinë. 42-vjeçari shqiptar me banim në Giubiasco ishte nën vëzhgim nga policia pasi dyshohej se shpërndante drogë në zonë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia arriti të gjente edhe 1 kilogram heroinë.

Read More

Vazhdojnë reshjet e borës në gjithë qarkun e Dibrës. Në disa fshatra trashësia e borës ka arritur deri ne 50 cm. Banorët e këtyre fshatrave janë bllokuar dhe bëjnë apel për ndihmë. Ditët e fundit reshjet e borës kanë qenë intensive në gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ulta kanë ‘pushtuar’ vendin dhe si pasojë ka sjellë edhe pezullimin e orevë të mësimit në shumë shkolla. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar herë pas here mbi situatën e akseve rrugore si dhe i ka bërë apel drejtuesve te automjeteve.

Read More

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë njofton se sot është pezulluar mësimi në 280 shkolla në të gjithë vendin. Në një njoftim për mediat nga ministria bëhet më dije se për shkak të motit të keq është marrë vendimi për pezullimin e mësimit. o ashtu bëhet me dije se në zonat që nuk ka probleme mësimi vijon normalisht, dhe zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim. NJOFTIMI I PLOTË Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë për datën 9 janar 2019, bën me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë…

Read More

Gomat janë kontakti i parë dhe i vetëm i makinës tuaj më rrugën dhe jo më kot ekspertët e makinave dhe gomave thonë: “Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është makina juaj, pasi pika e vetme e kontaktit me rrugën janë gomat”. Roli i gomave të makinës bëhet edhe më imediat kur kushtet atmosferike rëndojnë asfaltin si në kohë me shi apo dhe më keq akoma me dëborë. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore nga data 15 nëntor e deri në muajin mars. Si t’i dalloni gomat dimërore? Ato mbajnë të mbishkruar shenjën M + S,…

Read More

eksa ka vizituar një biznes, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me uljen trefish të taksave, 91% e bizneseve paguan nga 0 deri 5%. “Askund në rajon s’është kaq e ulët dhe deri pesë vjet më parë paguanin të gjithë 10%! Apo janë rritur taksat e punës, në këtë vend ku taksa mbi të ardhurat personale nga puna është vetëm 5.5% mesatare?! Askund në rajon s’është kaq ulët, ndërkohë që deri para 5 vjetësh ishte për të gjithë 10%”, shkruan Rama. Postimi i plotë: Taksa, taksa, taksa?! Ku janë taksat e rritura, në këtë vend ku me uljen…

Read More

Drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, ka komentuar situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës. Në fjalën e tij në studio, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve duke dhënë edhe këshillat e tij për drejtuesit e mjeteve. “Të reduktohet shpejtësia. Të vendosen zinxhirët. Të evitohen parakalimet. Të ecin me marshin e dytë, të evitojnë frenimet. Të jenë shumë të përqëndruar deri sa të dalin nga zona e vështirë. Ne kemi kulturë të vogël në drejtimin e mjeteve në…

Read More

Erjon Ahmeti, Shef i Komisariatit te Policise Rrugore Tiranë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka zbuluar risinë më të re për gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve që kapen me shkelje. Ahmeti u shpreh se gjoba së shpejti do të bashkëshoqërohet me foto dhe e argumentuar. “Bashkëlidhur me gjobën kundravajtjes, do të vijë edhe një foto në adresë të qytetarit. Fleta e gjobës do jetë me foto dhe e argumentuar. Mënyra e kontrollit të tanishëm është një risi në këtë pjesë. u falenderoj juve si media për publikimin e punës së policisë rrugore. Trafiku është një pjesë e…

Read More

Ish-ministri izraelit Gonen Segev do të burgoset për 11 vite pasi ka pranuar që ka spiunuar për Iranin, thotë Ministria e Drejtësisë e Izraelit. Segev ka shërbyer si ministër i Energjisë së Izraelit në vitet ’90. Dyshohet se ai ishte rekrutuar nga Irani kur punonte si mjek në Nigeri. Ai u akuzua se kishte nxjerrë informacione të hollësishme rreth zyrtarëve izraelitë dhe vendeve të sigurisë së veçantë. Gonen Segev u arrestua në muajin Maj në Guinenë Ekuatoriale dhe u ekstradua në Izrael. 63-vjeçari do të dënohet zyrtarisht në seancën dëgjimore më 11 Shkurt. Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë së Izraelit…

Read More