Pas mbledhjes së Asamblesë, PS ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore të cilat janë në fund të qershorit. Burime për Tirananews.al nga Partia Socialiste bëjnë me dije se është zhvilluar edhe një takim me ekipin e deputetëve, kryetarët e Partisë Socialiste për njësi dhe të deleguarit për kryeqytetin, ku është diskutuar mbi prioritetet kryesore të vitit elektoral 2019. Mbledhja e cila u drejtua nga Kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, zgjati për disa minuta ku theksi u vu tek bashkëqeverisja me qytetarët. / Tirananews.al
Author: tirana
A jeni gati të ikni në një ishull me një pagë marramendëse? Puna juaj e ëndrra është e hapur në Gjirin e San Pablo. Ishulli i vogël tani funksionon si një han dhe pas muajit prill, nuk do të ketë askënd për ta drejtuar atë. Operatorët aktualë, Che Rodgers dhe Jillian Meeker, do t’i dorëzojnë çelësat e fanarit të vitit 1874. Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për të bërë gjithçka që duhet për të mbajtur vendin duke përfshirë, edhe transportimin e të ftuarve nëpërmjet ujit. “Kandidatët e suksesshëm do të jenë një çift, një prej të cilëve duhet të…
Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se formimi i “Shqipërisë së Madhe” është një proces i pakthyeshëm dhe se shteti unik shqiptar do të jetë një realitet i këtij shekulli. Duke folur për vizitën e afërt të presidentit, Vadimir Putin në Beograd, ai ka thënë se qëndrimin rus ka për të qenë përcaktues për statusin e Kosovës. Drecun tha për televizionin privat serb PINK se pret që Qeveria e Kosovës të heq tarifat e vendosura për mallrat serbe, me argumentin se do të ishte një provokim për shqiptarët që të bllokojnë nismën e…
Gjatë pushimeve për festat e fundvitit, atë periudhë lojtarët shqiptarë e kishin shfrytëzyar për t’u kthyer në ardhe, për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre. Nga Skocia, kishte ardhur edhe Eros Grezda, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë, pati kohë edhe për një foto me moderatoren e njohur të “Procesit Sportiv”, Nevina Shtyllën. Ngacmimet për këtë foto nuk kanë munguar as nga Edi Manushi, në emisionin e fundit të “Procesit Sportiv”, por Nevina u shpreh për këtë shkrepje: “Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala.…
Jeni ende në Facebook? Nëse po, a merrni ndonjëherë ato njoftimet që ju kujtojnë për gjërat që keni postuar vite më parë? Imagjinoni nëse jeni Mark Zuckerberg. Imagjinoni sa i turpshëm do të ishte postimi i përvjetorit tuaj. Merrni, për shembull, sfidat personale që ai vendos për vete çdo vit. 2009: Vendos kollare çdo ditë në punë 2010: Mëso një gjuhë të re (Mandarin Chinese). 2011: Ha mish vetëm kur e ke vrarë atë vetë. 2012: Kodo diçka çdo ditë. 2013: Bëj më shumë biseda me njerëz që nuk punojnë në Facebook. 2014: Shkruaj çdo ditë një shënim falënderimi. 2015:…
Një 60-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa ishte duke punuar në ndërtimin e stadiumit të ekipit të AEK, në Athinë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot pasdite, ku sipas mediave greke, shqiptari ishte duke punuar në një skelë, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzuar, duke humbur jetën. Mediat greke shkruajnë se identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, ndërsa pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ka ndaluar përgjegjësin e kantierit. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit helen, në kohën kur 60-vjeçari Koço Capollari po…
Renato Mekolli, lë Top Channel, për një tjetër Tv të madh? Renato Mekolli është një ndër personazhet më të komentuar të momentit. Pas përfundimit me shumë sukses të emisionit ‘Hell’s kitchen’, duket se Renato do të shfaqet shumë shpejt në një emision tjetër. Mirëpo ditët e fundit, gazeta ‘Ekspres’ ka publikuar një foto ku ai shfaqet në ambjentet e Tv Klan. Nuk dihet se në cilin televizion do të shfaqet, por që shefi do të gatuajë, kjo është e qartë. ‘Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur…
Dy shqiptarë dhe dy shokë të tyre shpresojnë shumë që të shpallen të pafajshëm nga gjykata italiane, në të kundërt do të duhet që të paguajnë një gjobë të majme. Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe e i ish futbollistit Stefano Bettarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij. Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj 24 vjeç e Andi Arapi 29 vjec. Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018 pranë një diskoteke të njohur në qytetin e Milanos. Nicolo Bettarini është qëlluar me 11 goditje me…
Autoriteti Rrugor raporton për situatën në vend në orët e fundit dhe tregon akset më problematike. Sipas ARRSH, Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Kurse në aksin Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes. Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir. Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir bore. Segmenti Kukës-Krumë, Krumë-Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir. Rekomandojmë drejtuesit…
Pas rastit skandaloz në Fier ku një gjyqtar kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor, ka reaguar edhe kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja. Përmes një postimi në Facebook, Manja shpreh bindjen se vettingu dhe reforma në drejtësi është diamanti i reformave të kësaj shumice qeverisëse. “Pas rastit të turpshëm, denoncuar nga emisioni “Stop”, ku gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, R.L, shiste drejtësinë me euro dhe kërkonte për bakshish favore seksuale, jam më i bindur se kurrë se vetingu dhe reforma në drejtësi është diamanti i reformave të kësaj shumice qeverisëse. Asnjë gur në…
Pijet e nxehta duken si mënyra më e mirë për ngrohje në këto ditë të ftohta. Megjithatë, ju keni mundur ta vëreni se nxehtësia që vjen nga to zhduket së shpejti. Kafeja nuk është zgjidhja e duhur për ditët më të ftohta. Ata që e duan kafenë janë të vetëdijshëm për të mirat kyçe të saj. Kafeja stimulon aktivitetin e trurit si dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizimit. Kafeja është një agjent natyral që shton nevojën për urinim, që nënkupton se përdorimi i vazhdueshëm i saj mund të shtojë nevojën për urinimin. Kjo ndikon jo vetëm në dehidratim më të shpejtë,…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar seancë dëgjimore me Adrian Shegën, ish-këshilltar pranë Gjykatës së Lartë të enjten. Trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vetingut për të përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Adrian Shega ka punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë përgjatë viteve 2014-2017. Në maj të vitit 2018 ai është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, por është larguar nga kjo detyrë në shtator 2018. Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i…