Policia e Shtetit do të marrë masa ndaj personave të cilët do të tentojnë që të prishin mësimin në universitetet e vendit. Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar. Gjithashtu këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse. Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe…
Author: tirana
Një i ri me paralizë cerebrale ka dashur t’i vijë në ndihmë familjes së tij duke ngritur tulla me dhëmbë çdo ditë. Shi Junke fiton të ardhura nga 250 mijë ndjekësit e tij në internet me ‘shfaqjen’ që bën. Babai i 25-vjeçarit vdiq katër vite më parë dhe ai po i përdor fitimet, rreth 160 paund në muaj, për të blerë ushqim për familjen e tij dhe për të paguar shpenzimet e shkollës së motrës së tij të vogël. Shi jeton në Yiyang, Provincën Henan të Kinës me nënën dhe motrën 12 vjeçare. Ai ka një tjetër motër më të…
Një historinë e grabitjeve online është edhe ajo e një transferte prej 838 mijë eurosh të një biznesmeni të rëndësishëm nga Tirana, me inicialet F.H. Ai ka disa kompani, mes tyre edhe një fabrikë mielli. Hakerat kishin ndërhyrë në e-mailin e biznesmenit, duke i ndryshuar numrin e llogarisë për derdhjen e shumës. Paratë kishin si destinacion një kompani në Francë, por ato përfunduan në një bankë në Budapest të Hungarisë, e më pas brenda 48 orëve u shpërndanë me shpejtësi në 10 llogari të tjera në Nigeri. Të gjitha paratë humbën. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë, ndërkohë…
Astronomët kapën në Kanada një sinjal misterioz që vinte nga një galaksi e largët me anë të teleskopëve. Natyra dhe origjina e valëve është e panjohur, por janë 13 sinjale të njëpasnjëshme që u përsëritën në mënyrë të rregullt, si të komanduara, të 13-ta nga i njëjti burim, rreth 1.5 miliardë vite dritë larg. Një ngjarje e tillë është raportuar vetëm një herë tjetër, nga një tjetër teleskop. Ingrid Stairs, astrofizikante në universitetin e British Columbia-s, tha se ky sinjal tregon që duhet të kemi mendje të hapur ndaj asaj që ekziston në hapësirë. “Nëse kemi më shumë burime të…
Nga viti 2015 e deri sot bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë pësuar dëme në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh nga grabitjet “online”. Metoda që po përdoret “online” është ajo e hakerimit të adresave të e-mailit të kompanive përmes të cilave kryhen pagesat. Është e vërtetuar që 1 në 131 e-maile është i krijuar për të sulmuar, kontrolluar të dhënat apo për qëllime të ndryshme të kriminelëve të botës “online”. Hakerat shpesh herë dërgojnë e-maile me dokumente të infektuara me virus në një kompani të caktuar. Kur dokumenti hapet, atëherë kompjuteri infektohet dhe hakerat arrijnë të kontrollojnë transaksionet monetare. Top…
Malta ka arritur një marrëveshje me 8 vende të BE-së, për të pritur dhe ndarë 49 emigrantët që janë bllokuar në det prej javësh. Kryeministri i Maltës tha se, Gjermania, Franca, Portugalia, Irlanda, Rumania, Luksemburgu, Holanda dhe Italia do t’i prisnin ata. Sipas marrëveshjes, 49 emigrantët që qëndrojnë në anijet e organizatave humanitare në det, munden tani të zbarkojnë në Maltë. Marrëveshja vendos po ashtu edhe të ardhmen e 249 emigrantëve të shpëtuar, që ndodhen aktualisht në shtetin ishull. 49 emigrantët ndodheshin në bordin e dy anijeve që nuk ishin lejuar të ankoroheshin në portet e Maltës dhe Italisë. Plot…
Ditët e fundit vendi është përfshirë nga një mot i keq, e ndërsa dje dhe sot, thuajse i gjithë territori është mbuluar nga reshjet e dëborës. Moti i keq dhe dëbora është bërë shkak edhe për pamundësinë e një nënë të re shtatzënë, nga Labinot-Katund, për transpositimin në maternitetin e Elbasanit, duke e detyruar të kryejë lindje natyrale në kushtet e shtëpisë. Ka qenë infermierja e Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, Nazmie Demiri , e cila në kohë rekord i ka ardhur në ndihmë, duke asistuar në lindjen e foshnjës. Pasi është bërë e mundur edhe pastrimi i rrugës, nëna…
Margot Robbie do të shkëlqejë si Barbie në filmin e ri rreth kukullës ikonë. Ylli i ‘The Wolf Of Wall Street’ dhe ‘Suicide Squad’ gjithashtu do jetë producente e projektit të madh, që do vijë si bashkëpunim midis studios së filmit të Hollyëood, Warner Bros dhe prodhuesit të lodrave Mattel.28-vjeçarja tha se ishte e nderuar që mori rolin e Barbie, e cila është bërë një fenomen mbarëbotëror që kur debutoi në Panairin Ndërkombëtar të Lojërave në Amerikë, në Neë York më 1959. “Jam aq e nderuar të luaj këtë rol dhe të krijoj një film që unë besoj se…
Vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2019 është sërish Japonia. Kjo, sipas vlerësimit të Indeksit “Henley” për pasaportat, që në mënyrë periodike shqyrton qasjen që ka dokumenti i udhëtimit i çdo vendi. Kjo është hera e dytë radhazi, që një vend aziatik renditet i pari. Japonia mban vendin e parë për pasaportën më të fortë në botë falë qasjes së dokumentit në 190 vende. Koreja e Jugut pozicionohet mirë po ashtu, me pasaportën e saj që iu garanton qytetarëve qasje në 189 juridiksione. Por, edhe shtetet europiane janë të favorizuara, me vendet anëtare të BE-së, bashkë…
Nga Mero Baze Një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pronë e një prej fondeve më të mëdha amerikane me qendër në Nju Jork, NCH, është vënë prej kohësh nën sulme politike, fillimisht pse në bordin e saj për tri vite ka qenë anëtare Linda Rama, gruaja e Edi Ramës. Zonja Rama ka qenë një prej shtatë anëtarëve të Bordit, si anëtare e pavarur, ku të tjerët janë po ashtu personalitete të fushës së financave në botë, nga Gjermania në SHBA, mes të cilëve dhe bankieri më i suksesshëm shqiptaro- amerikan, Riçard Lukaj, që në një të shkuar…
Nga Alfred Peza / Ka ndodhur diçka shumë interesante me protestën e studentëve, e cila përveç të tjerash, shërbeu edhe si ajo pasqyra magjike e përrallave, ku gjithkush pa të projektuar në përfundim të saj, pamjen që donte të shihte vetë të realizuar në të ardhmen. Pamje në formën e dëshirave të paplotësuara pas 1990 në Shqipëri, të cilat shumëkujt iu duk se mund të arriheshin që të zgjidheshin, nëpërmjet magjisë së atyre ditëve, kur studentët e vërtetë dolën masivisht në rrugë, për zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta dhe adresimin e halleve të tyre reale. Përtej shumë aspekte…
Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë dy nga institucionet e reja që priten të formohen brenda muajit shkurt, sipas vendimeve të marra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.Për këtë janë është shpallur gara ku më parë të gjithë ata që pretendojnë të jenë pjesë e strukturave të reja duhet t’i nënshtrohen më parë proces të Vettingut, si dhe hetimit të rreptë bankar dhe familjar. Ata duhet të heqin dorë nga jeta publike nëse duan të jenë pjesë e këtyre e strukturave.Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes bën…