Author: tirana

“Aleko kërkonte ta trajtonte si skllave vajzën dhe se vrasjen e kishte planifikuar”. Kështu deklaroi nëna e Anxhelinës, shqiptares 28-vjeçare e cila u vra në mënyrë makabre nga i ati Aleko Petro në Greqi për emisionin “Dritare me Rudinën”. “Punonte, kishte mbaruar shkollën, jetonte me dikë që donte. Por ai nuk e lejonte. I ka bërë me planifikim, se të hapësh gropën dhe ta fusësh në qeskë. Vajza jetonte me kumbarën dhe jetonte me atë djalin. Por ai nuk i lejonte, e donte si skllave vajzën time,” tha ajo. Ndërkohë e pyetur nga moderatorja Rudina Xhunga për njerëzit e Aleko…

Read More

Futbolli është një sport që ka përçarë gjithmonë opinionin publik, por një nga debatet që mund të mos mbyllet kurrë është ai që ka të bëjë me lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Në varësi të periudhës kur dikush ka lindur, shumë tifozë të futbollit mund t’i përgjigjen në mënyra të ndryshme pyetjes së kush është më i miri i të gjitha kohërave. Katër dekada më parë, pjesa më e madhe do të kishte zgjedhur legjendën e Brazilit, Pele; tre dekada më parë do të kishte qenë maestro i Argjentinës, Diego Maradona. Ndërkohë, pjesa më e madhe e…

Read More

Ka qenë një jetë e mbushur plot me abuzime dhe një vdekje e tmerrshme ajo e vajzës 28 vjeçare shqiptare, Anxhelina Petro. Publkike janë bërë detaje të tejra rrënqethëse pas vrasjes së vajzës shqiptare në Korfuz. Të vërteta të tmerrshme i thotë Klea Zenuni. Të dyja nuk kanë të njëjtin gjak, por nëna biologjike e Angelinës që e rriti, e mësoi me dashuri dhe dhimbsuri për Angelinën, sikur ta kishte motër gjaku. Klea Zenuni është vajza e burrit të dytë të nënës së Angelinës dhe është rritur prej kësaj të fundit që kur ishte e vogël. Për Neës24 ajo bën…

Read More

Një djalë shkoi tek berberi dhe i tregoi modelin e flokëve që dëshironte me anë të një videoje. Ai e bëri pauzë videon, për t’i treguar ekzaktësisht modelin që dëshironte, por përfundoi me butonin e “Play” të rruar në kokën e tij. Klienti i paidentifikuar nga Kina, donte thjeshtë të dukej modern… por pa dashur u kthye në personazh në rrjetet sociale, për shkak të gabimit komik të berberit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, i riu po shihte një video teksa priste radhën, kur pa prerjen e ëndrrave të tij. Pasi i bëri pauzë videos dhe…

Read More

Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj. Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar…

Read More

Policia e Afrikës së Jugut njoftoi se sekuestroi 706 kilogram kokainë me vlerë 44 milionë euro, të fshehur në hambarin e një anije kontejniere të nisur nga Brazili me destinacion Indinë. ‘’Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila’’, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya. “Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme…

Read More

Gentian Jahjolli, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë u përball të martën në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku u prezantuan gjetjet për të tre kriteret e vetingut. Trupa gjyqësore kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon. Gentian Jahjolli është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2011, pas emërimit si drejtor i marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme. Më parë, Jahjolli ka punuar edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë. Në mars të vitit 2014, ai është emëruar ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e kryen edhe sot.…

Read More

Në ditë e 66-të të protestës së tyre, banorët e Astirit kanë zgjedhur sonte të ndryshojnë “kurs” të protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel, raporotn BW. Sipas informacioneve ata do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.

Read More

Nga Mentor Kikia Pashë një turme të stërmadhe njerëzish që vërshuan në bulevard. Ishin të gjithë bashkë, studentë, punëtorë e të papunë, intelektualë e nëpunës, artistë e studiues. Në duar mbanin pankarta ku shkruhej: “Ndal korrupsionit”, “Oligarkët jashtë qeverisjes”, “Duam demokraci reale”, “Ndal parasë së krimit në politikë”. Pastaj dëgjova një burrë që hipi në foltore dhe kërkoi që turma e madhe të dëgjonte disa kërkesa: 1-Të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë. 2-Të reformohet rrënjësisht sistemi elektoral, duke ndryshuar ligjin e vitit 2008, veçanërisht si më poshtë. a-të ndryshojë sistemi i listave të mbyllura, që garanton sundimin autoritar të…

Read More

Nga Ben Andoni Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, ishte pothuaj i bindur se heqja e vizave do ndodhte brenda vitit 2018. Në javët e fundit të vitit të shkuar shkoi edhe më tej në parashikimin e tij, kur u shpreh gati i sigurt se java e fundit do i jepte dhuratë Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Por, vizat jo vetëm nuk u dhanë, por më keq akoma as dhe zërat më optimistë nuk parashikojnë për Kosovën se do të ndodhë diçka e tillë, në muajt e afërt në vazhdim. Optimistët e mendojnë se viti 2019 do jetë…

Read More

Prej disa ditësh moti i ftohtë ka mbizotëruar në vend, ndërkohë që edhe ditën e nesërme pritet të jetë i njëjtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që edhe ditën e nesërme në vend do të ketë reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe. Reshjet do të jenë në formë dëbore në gjysmën lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën perëndimore, ato do të jenë fillimisht në formë dëbore, por më pas priten edhe reshje shiu (ose shi i përzier me dëborë). PARASHIKIMI RESHJET Sot pasdite (e martë dt.08) nuk priten reshje. Nesër (e mërkurë…

Read More

Krimi në familje që tronditi Ballshin, ku Gazment Musta vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës është rikthyer në vëmendjen e publikut. Në një prononcim për mediat, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e keqe financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara. Kryebashkiaku Kapllanaj u shpreh se dy fëmijët janë dërguar në fshatin SOS dhe se ata ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre edhe pse në momentin e krimit, dy fëmijët 3 dhe 7 vjeç, të…

Read More