Author: tirana

Portieri i PSG-së, Xhanluixhi Bufon, ka rrëfyer disa nga kujtimet e tij. Gjatë një intervistë për “Vanity Fair” veterani ka kutjuar kohët kur ishte ende 20 vjeç. “Në moshë të re isha një ultras. ‘Ultra Indian Tips’, ishte emri i tifogrupit që ndiqnim Karrarezen. E kam ende të stampuar në dorezat emia. Takoja njerëz nga të gjitha llojet, djem normalë, nëdërrimtarë, idealistë, interesantë por edhe budallenj. E ndjenja veten të fuqishëm, të pathyeshëm, të aftë të bëja çfarë të doja. Kam bërë shumë budallëqe kur isha 20 vjeç, kam shijuar gjithçka”, kujton portieri. Më pasi ai rrëfen edhe një histori…

Read More

Tre shqiptarë janë nën hetim, në kuadër të aksionit antidrogë të zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm nga policia e Leçes, raportuan mediat italiane. Gjatë aksionit të koduar “Vele”, siç bën me dije policia italiane, janë përfshirë mbi 100 efektivë si dhe një helikopter. 16 urdhër-arreste me burg të lëshuara nga prokuroria Antimafia dhe të firmosura nga gjykata e Leçes janë ekzekutuar ndaj personave të lidhur me mafien famëkeqe “Sacra Corona Unita” për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ndërsa 49 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë për të njëjtat akuza. Mes tyre, raporton “Corriere”, janë edhe…

Read More

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka treguar hapat e radhës që do të ndërmarrë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ky institucion ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve. Deklaratë për shtyp Në përmbushje të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për plotësimin e kërkesave të studentëve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me prioritet, po angazhohet maksimalisht në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, për sigurimin e një informacioni sa më të plotë për identifikimin e numrit të studentëve, si dhe…

Read More

Raporti global i qenieve njerëzore të trafikuara mbulon 142 vende dhe hedh një vështrim mbi modelet dhe rrjedhat e trafikimit në nivel rajonal dhe kombëtar, bazuar në rastet e zbuluara që nga 2014 deri më 2016. Zyra e OKB për drogën dhe krimet, UNDOC, botoi dje të hënën (07.01), Raportin global të qenieve njerëzore të trafikuara. Ai mbulon 142 vende dhe hedh një vështrim mbi modelet dhe rrjedhat e trafikimit të njerëzve në botë, si në nivel rajonal ashtu dhe kombëtar, bazuar në rastet e trafikimit të zbuluara që nga 2014 deri më 2016. Ka dhjetë vjet që UNDOC mbledh…

Read More

Presidenti i Turqisë ka refuzuar me forcë thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vendi i tij të mbrojë luftëtarët kurdë në Siri. Recep Tayyip Erdogan tha se, deklarata të tilla të bëra nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, janë të papranueshme. “Nuk është e mundur të pranosh apo gëlltitësh mesazhin, që Bolton dha nga Izraeli”, tha Erdogan. Bolton ndodhet në Turqi për të kërkuar garanci se, kurdët që luftojnë Shtetin Islamik në veri të Sirisë do të jenë të sigurtë pas tërheqjes së planifikuar nga SHBA. Kurdët mbeten pa mbrojtje, Bolton në Turqi për të qetësuar situatën…

Read More

Jemi mësuar që moderatoren shqiptare shumë të pëlqyer nga publiku ta shohim bjonde. Por duket se Arbana Osmani ka hequr dorë e të qenit bjonde dhe është kthyer në brune, duke bërë kështu një ndryshim drastik. Ashtu si gjithmonë Arbana shfaqet e qeshur duke udhëtuar me makinë së bashku me shoqen e saj më të ngushtë moderatoren Xhemi Shehu, ndërkohë që bien në sy flokët e saj të zeza. Edhe pse me një ndryshim drastik, ia vlen të themi se moderatorja duket shumë e ëmbël.

Read More

Mami i Viol Xhafaj si të gjitha mamatë e tjera, nuk u kursye për të treguar sekretet e vajzës gjatë bisedës tek Rudina. “Kur Viol ishte e vogël, u hodh njëherë nga gardhi dhe kur më erdhi me shenja në fytyrë (që i ka akoma) i thashë: Po pse kalove nga gardhi? E pse Olsi të kalonte e unë të mos kaloja” , i kish thënë Viol që e vogël paska qenë si një çun capkën e vishej vetëm me pantallona. Ndërkohë që një histori tjetër që e sikletosi Violën ishte ajo e tatuazhit. “Kur ishte në vit të parë, erdhi dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës Rasmush Haradinaj dha një përgjigjie ndaj kërkesës së fundit të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinit, e cila tha se në takimin e sotëm me delegacionin kosovar e ka parë urgjente tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Haradinaj në një adresim për media, ka thënë se Kosova është e interesuar për tërheqje të taksës edhe sot, por kjo do ndodhte vetëm nëse Serbia sot e njeh shtetësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova. ”Taksa është vendim i Qeverisë së vendit. Qeveria e vendit vendimin e ka legjitim. Ka arsye kjo dhe ne kemi informuar…

Read More

Në nisje të këtij viti, Arqipeshkëvi i Metropolit të Shkodrës, Angelo Massafra, i ka dërguar një letër Kuvendit të Republikës, ku i drejtohet deputetëve për një shërbim politik të bazuar në dimension paqësor e jashtë kontekstit të korrupsionit. “Për Papën politika është ‘nje mjet themelor per te ndertuar qytetarine dhe veprat e njeriut”, por ‘kur, nga ata qe e ushtrojne, nuk perjetohet si sherbim per shoqerinë njerezore, mund te behet “nje mjet themelor per te ndertuar qytetarine dhe veprat e njeriut’, por ‘kur, nga ata qe e ushtrojne, nuk perjetohet si sherbim per shoqerinë njerezore, mund të bëhet vend shtypjeje,…

Read More

Në videon e mëposhtme dëgjohen studentë teksa komunikojnë me njëri tjetrin teksa flasin për pagesat që LSI u ka bërë militantëve të saj për të bllokuar rrugët e qëndruar natën përpara kryeministrisë. Një studente dëgjohet teksa konfirmon se: Kam shoket e mi te LSI qe jane paguar per te vajtur ne proteste. Une e di shumë mirë se sa para kanë marrë për netët që kanë ndenjur jashtë përpara kryeministrisë. Ndërsa nga ana tjetër, studentet degjohen teksa perplasen me militantet dhe shprehen se ‘’Edhe ne ishim ne proteste para ministrise per kerkesat tona, por qekur filloi te behej partiake, te shkonin e…

Read More

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “DH Albania”, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, është thirrur tre herë nga Prokuroria, por nuk është paraqitur. Dëshmia e 26-vjeçarit që fitoi 18 milionë Euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe 12 milionë të tjera për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, konsiderohet thelbësore për hetimet. Por organi i akuzës nuk po bie në gjurmët e tij. Në bazë të sistemit Tims, ai rezulton të jetë në Shqipëri. Fletë-thirrjet i janë dërguar në adresën e biznesit në godinën “ABA…

Read More

Një person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në superstradën Lezhë-Laç. Një furgon përplasi një biçikletë, duke I shkaktuar dëmtime serioze çiklistit. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit në komisariat. Aksidentet vazhdojnë që të jenë problem shqetësues në rrugët e vendit, edhe pse Policia e Shtetit ka shpeshtuar masat për t’I parandaluar dhe për të ndëshkuar shkelësit.

Read More