Vajza e cila u masakrua nga i ati për shkak se dashuronte një afgan, i kishte shprehur më parë të dashurit të saj dëshirën për t’u varrosur në Shqipëri. Mediat greke zbulojnë faktin se para se Axhelina Petro të vritej nga babai i saj, i kishte thënë të dashurit të saj afgan se “kur të vdes, dua të varrosem afër varrit të gjyshes sime në Berat. Dua të shkoj atje, në fshatin tim“. Avokati i nënës së saj zbuloi për mediat greke se dëshira e vajzës së saj u bë realitet, kur trupi i të ndjerës u kthye nga Korfuzi…
Author: tirana
Në një artikull të gjatë ku reflekton përshtypjet e tij në lidhje me librin “Mutacioni i Maqedonisë”, i Spiro Sfetas, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias zbulon strategjinë që ndoqi ai dhe qeveria Tsipras në momentin që firmosën Marrëveshjen e Prespës. “Kjo marrëveshje kënaq të dyja palët në kontestin e emrit që zgjaste prej 3 dekadash. U ra dakort që emri i ri të ishte Maqedonia e Veriut, ku përfshihej edhe emri “Maqedoni”, siç këmbëngulte Shkupi, ashtu edhe përcaktimi gjeografik i territorit, siç këmbëngulte Athina”, tha Kotzias, i cili rrëfen rolin e shqiptarëve në këtë marrëveshje. “Ali Ahmeti, udhëheqësi kryesor…
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ta kthyer 2019-n në vitin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Përmes një postimi në Instagram, Rama shpreh besimin se në këtë 10 vjetor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, edhe Kosova do të mund të progresojë.
Në mbrëmjen e 1 janarit duke u gdhirë data 2, një argjendari në katin e parë të një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e një grabitjeje. Burime të rezervuara nga uniformat blu thanë për “Neës 24” se 4 persona të maskuar kanë shkuar pranë kësaj qendre tregëtare, kanë lidhur punonjësit e shoqërisë private të sigurisë dhe kanë hapur derën e argjendarisë ku kanë marrë të gjitha bizhuteritë prej ari dhe gurë të çmuar që tregtoheshin në këtë biznes. Punonjësit e policisë janë njoftuar më vonë nga rojet e biznesit dhe kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes. Si shenjë…
Një nga momentet më të drithëruese të ‘Golden Globes 2019’ ishte pikërisht momenti kur Glenn Close fitoi çmimin e Aktores më të Mirë në filmin “The Wife”. Një film i zhanrit dramë bazuar në romanin e Meg Wolitzer. Subjekti i filmit flet për historinë e Joe dhe Joan Castleman, një çift që udhëton drejt Stokolmit, Suedi, në mënyrë që Joe të tërheqë Çmim Nobel. Më pas, Joani fillon të reflektojë mbi jetën e saj dhe në shumë mënyra në të cilat ajo ka sakrifikuar karrierën dhe lumturinë e saj për bashkëshortin. Në fjalimin e mbajtur në mbrëmjen gala para yjeve…
Këtë të hënë, më 7 janar, shumica dërrmuese e të krishterëve ortodoksë festuan Krishtlindjet, që ashtu si ato katolike, të mbajtura më 25 dhjetor, festojnë po njësoj lindjen e Krishtit në Betlehem. Dikur festohej në një ditë, por me urdhër të Papa Gregorit XIII, në vitin 1582, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor. Ndërsa të krishterët ortodoksë vazhduan të ruajnë kalendarin e Jul Çezarit, që u vendos në vitin 46 p.e.s nga perandori romak, dhe që është 13 ditë më vonë. Kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari…
Avokati amerikan Kieran both, u jep përgjigje lexuesve shqiptarë. Pyetje : Babai im u bë shtetas amerikan, po unë a quhem shtetas tani? “Unë jam 17 vjeç dhe e kam kartën jeshile përmes babait. Prindërit e mi janë divorcuar dhe unë kam jetuar me babain që atëhere. Nëna ime e la Amerikën. A jam i ligjshëm për shtetësinë amerikane. Çfarë duhet të bëj që të marr pasaportën amerikane? Bruklin, Nju Jork. Përgjigje: Ju mund të bëheni shtetas amerikan nëse përmbushni disa kërkesa. Duhet të plotësoni formularin e përcaktuar Form N-600( Application for Certificate of Citizenship).Babai juaj ose personi që u…
Në ditët e fundit ai ishte njeriu më i kërkuar në Gjermani. Policia e arrestoi dhe pastaj e la të lirë, personin e dyshuar për vjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale të shumë politikanëve dhe personave publikë në Gjermani. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Mittelhesseni, i cili e ka pranuar ndërkohë fajin. I riu i justifikoi veprimet e veta me zemërimin e ngjallur nga disa deklarata të politikanëve, gazetarëve apo personave të njohur të jetës publike. Kjo është vjedhja më e madhe e të dhënave personale të politikanëve dhe figurave të njohura në Gjermani. Pirati informatik (hacker) i…
Protesta e studentëve, që nisi në dhjetor e po vazhdon edhe në këtë fillim viti të ri, detyroi kryeministrin Rama të ndyshojë gjysmën e qeverisë, e cila ka mbetur e paplotë për shkak të mosdekretimit të të gjithë ministrave të rinj. Njëri prej ministrave që i shpëtoi purtekës së kryeministrit, por edhe shkarkimit, është ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Blendi Klosi ishte këtë të martë në studion e “Top Talk”, si i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja. Pavarësisht se Klosi e konsideroi si cikël politik normal, tronditja në fakt erdhi pas protestës masive të studentëve, gjë që e ka pranuar…
Nga Edmond Arizaj 1) Pjesmarrja eshte e trishtueshme 2) Ka thirrje politike 3) Ka fytyra te shumta mbi 30 vjec qe nuk jane pedagoge 4) Nuk ka meme, dhe nese ka jane pa shije 5) Nuk ka entuziazem 6) Nuk ka cifte studentesh qe shkojne dore per dore ne proteste 7) Ka individe referimi 8)Fryma eshte si e oksigjenuar 9) Per protestat e tanishme jepen data, behen thirrje, shperndahen ftesa, kryhen akte dhune 10) Nga 8 u bene 9 kerkesa… Perfundimi: Shpirti i revoltes kunder pandershmerise e padrejtesise nuk ka humbur tek studentet, por ama duket se ka humbur enderra…
Mungesa e mjekëve është kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Vështirësitë në këtë spital rajonal, po has më shumë materniteti dhe shërbimi parësor. Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë. Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht. Problematika ka nisur identifikohet prej gati 1 viti, kohë kur nisën të dalin në pension një numër i konsiderueshëm mjekësh. Nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga, shpreson që këto vende vakante të mbulohen me mjekë të rinj që do të certifikohen. Shërbimi parësor…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore për Kryegjyqtarin e Shkodrës Arben Zefi, ndërsa vlerësimi i tij do të bëhet mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë. ILDKPKI në dokumentet e paraqitura nga Arben Zefi, shprehet se kryegjyqtari i qytetit të Shkodrës ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai ka në pronësi një apartament 132.8 m² si dhe dy automjete. Seanca e Arben Zefit, i cili mban aktualisht postin si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përbëhet nga trupa gjykuese si; Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Komisioni i Pavarur i…