Nga janari është e paligshme që të luash baste në Shqipëri, e prapë fenomeni nuk është zhdukur. Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit. Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor. Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të…
Author: tirana
Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për Moisi Habilajn, Florian Habilajn, Tigrenc Mezuraj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seiti e të tjerë dhe e dërgoi çështjen për gjykim. Akuzat që rëndojnë ndaj 9 të dyshuarve janë ato të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut të drogës” dhe “Kultivimit të drogës”. Në përfundim të hetimeve, 3 prokurorët e çështjes, Vladimir Mara, Arens Çela e Dritan Prençi, thonë se i dyshuari Moisi Habilaj është mbështetur nga punonjës Policie dhe zyrtarë të lartë të Policisë për kultivimin e kanabisit, e më tej edhe të trafikut të drogës. Nga ana tjetër, hetimet për ish-ministrin…
Eva Sana është një e re e cila ka rrezikuar për të pasur biznesin e saj. Në dyert e atelies që ndodhet në tiranë , EVA SANA vesh vipat e Shqipërisë nën logon e biznesit të saj. Në intervistën me zonjushën do kuptoni, forcën e një femre për tja dalur vet në jetë dhe në biznes. Kush eshte Eva Sana? Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin e Burrelit, ku kam perfundur dhe arsimin e mesem, per te vijuar me tej studimet e mia te larta ne Tirane, ne Institutin 3 vjecar te modes SIPAM AB. Pas perfundimit te studimeve,…
Një histori tronditëse pritet të publikohet sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan. Burime nga stafi drejtues i programit, bëjnë me dije, se kanë ndjekur sagën e një nëne, e cila është përballur me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe një shume parash, vetëm për kujdestarinë e fëmijës së saj. Në videon e bujshme, që pritet të shohim sonte, janë të implikuar disa gjyqtarë, psikologë e sekserë. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin, që i është dashur të përballojë, madje duke blerë me euro fëmijën e saj. Ende nuk dihet, se cilët janë gjyqtarët e kësaj…
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Mes tjerash, në porosinë drejtuar shoferëve, ARRSH-ja thekson se në disa zona të vendit priten reshje dëbore dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta. “Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore. Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i…
Të gjithë duhanpirësit e kanë menduar të paktën një herë: nesër do ta lë! Por nuk është aq e lehtë dhe nganjëherë vullneti nuk është i mjaftueshëm! Ne të gjithë i dimë rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit. Por jo të gjithë i dinë përfitimet që merren kur i thonë lamtumirë duhanit, madje edhe pas disa minutash! Çfarë ndodh në qoftë se ju vloni një arrë? Në më pak se gjysmë ore rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut do të jenë të rregullta pas një dite fillon pastrimi i mushkërive nga mukusi, katrani dhe nikotina pas dy /…
Nikoll Lesi ka bërë një shkrim ku thotë se ishte ai dhe gazeta që drejton indicia për formimin e politikanëve më të fuqishëm shqiptar që fillesat i kanë pasur në media. Botuesi, teksa përpiqet të sjellë herë pas here nostalgjinë e së shkuarës, i kujton kryeministrit Edi Rama se ka qenë gazeta “Koha Jonë” ajo që e ka nxjerrë në “jetë” dhe se tani duhet të përballet me sulmet e saj. Gjithashtu ai përmend edhe drejtuesin e Top Channel, ish deputetin Ben Blushi, ministren e sapo emëruar të financave Anila Denaj apo edhe ish ligjvënësin Ilir Gjoni. Lesi, le të kuptohet mes…
Kryeministri i vendit ka publikuar sot një njoftim në Twitter. Referuar lajmeve të rreme se studentëve u është kërkuar pagesa 100% në janar, Edi Rama poston njoftimin zyrtar që studentët duhet t’i referohen. Në foto duken tarifat e reja referuar VKM-ve të fundit si dhe afati i mbledhjes së dokumentacionit për bursat. “Po! Saktë (Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak) #MeStudentët” – shkruan Rama teksa ka publikuar edhe foton e mëposhtme.
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët u kapën me 40 kilogram kanabis. Në përfundim të operacionit policor i koduar “Open”, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale në kuadër të operacionit policor të koduar “Open” arrestoi në flagrancë 2 shtetas. Ata u kapën në flagrancë me lëndën e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Kohët e fundit këngëtarja e re Tayna është kthyer në reperen më të suksesshme me hitet e saj. Tanimë fama e Taynës po kalon edhe jashtë kufijve dhe futbollisti i famshëm i BorussiaDortmund, Mahmoud Dahoud duket se është fiksuar me këngën “Poë poë” të reperes shqiptare. Ai ka publikuar në Instastory një video të realizuar gjatë pushimeve dhe në sfond dëgjohet“Poë Poë”. Dahoud i ka bërë tag Taynës dhe ajo e ka ripostuar duke e falenderuar futbollistin.
Një konflikt mes disa të rinjsh ka rrezikuar që të përshkallëzohej në pasoja fatale. Policia e Lezhës bëri arrestimin në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë dy persona të tjerë. Ata u konfliktuan me njeri tjetrin me mjete të forta, në qytetin e Lezhës, për motive që mbeten për tu sqaruar. Në sajë të ndërhyrjes në kohë të policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, i cili mund të rezultonte me pasoja fatale. Sakaq policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë. Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje…
Në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemim emergjent kanë nga sot një strehë të ngrohtë. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Projekteve IADSA, çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Italisë, Aberto Cutillo, vizituan mjediset e strehëzës së re, ku takuan edhe disa nga qytetarët në situatë rruge që tashmë kanë filluar të marrin shërbim…