Për të patur kaçurrela të bukura dhe të rregullta ju duhet të kujdeseni për to. Zakonisht, vajzat me flokë kaçurrel mjaftojnë të marrin kremra stilues gati në qendra kozmetike, pavarësisht kimikateve të cilat mund të shkaktojnë dëme për shëndetin e flokëve. Në vend të tyre, ne do t’ju tregojmë një metodë sesi të përgatisni një xhel për kaçurrela në kushte shtëpie. Ky xhel i përgatitur në shtëpi është një alternativë mahnitëse që funksionon shumë mirë në forcimin dhe rregullimin e formës së kaçurrelave. Produkti i vetëm që do ju nevojitet për këtë xhel është fara lini. Për përgatitjen e këtij…
Author: tirana
Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila qëndron shumë afër fansave duke publikuar foto e video në rrjetet sociale nga puna apo përditshmëria e saj.Por së fundmi ajo ka marrë një koment negativ nga një ndjekës i saj në “Instagram”. Teksa ka ndarë me fansat një video nga performanca në skenë, dikush e ka quajtur atë plakë. “Plakat në aksion”, i shkruan ajo në mesazh për postimin që ka bërë në “Instastory”. E sigurisht që ky mesazh është lexuar nga Aurela, e cila e ka publikuar atë duke i…
ë stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperaturat e ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet më të dukshme. Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për ta përballuar. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra…
Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Një rast i tillë është për shembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Përveç rolit që luajnë në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, gjethet e dafinës përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ato përmbajnë si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani,…
Therese, një drejtuese e zhvillimit të biznesit që jeton në Berlin, muajin e kaluar filloi një sfidë për të lexuar 100 tituj artistikë në psikologji politikë dhe udhëheqje. Ajo shprehet se e di që kjo tingëllon “e çmendur”, por unë me të vërtetë i kam lexuat ato libra. Por si filloi sfida e saj? Ajo tregon për CNN, se filloi me një bast. “Një koleg më sfidoi mua për të lexuar Outlierët e Malcolm Gladwell ‘The Story of Success’, për dy orë. Siç u përcaktua, unë thjesht nuk munda ta plotësoja afatin. Pra, e humba bastin, por më dha një…
Nga 1 janari nisi zbatimin taksa e re e shtëpive, që do të paguhet 0,05 për qind e vlerës së shtëpive. Taksa për kryeqytetin do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm. Qytetarët brenda një afati prej katër muajsh do të duhet të bëjnë një vetë deklarim të sipërfaqes së pronës së tyre pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve. Pas kësaj, për dy muaj, do të kryhet verifikimi i vetë deklarimeve. Kjo do të thotë që qytetarët këtë taksë vjetore do të mund ta nisin ta paguajnë të paktën pas 6 muajsh.
Çfarë është seksi anal? Ajo përcaktohet si praktika seksuale gjatë së cilës penisi ose një lodër erotike penetron në anus dhe në rektumin e partnerit. Edhe pse praktikohet që në Greqinë e Lashtë, sot është një tabu për shumë njerëz. Në fakt, disa njerëz e konsiderojnë atë një veprim të panatyrshëm. Dezinformimi në këtë drejtim është i tillë që konsiderohet një praktikë ekskluzive e homoseksualëve dhe biseksualëve dhe injorojnë përfitimet ose mënyrat në të cilat ata kënaqen. Pse është një aktivitet i këndshëm? Në të vërtetë, penetrimi anal ofron kënaqësi të madhe, pasi gjatë aktit klitorisi stimulohet nga rektumi deri…
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka konfirmuar aksidentin në të cilën është përfshirë edhe një veturë në të cilën kanë qenë katër zyrtarë të kabinetit të Ekrem Mustafës, megjithatë sipas tyre thuhet se ministri në momentin e aksidentit s’ka qenë në veturë. “Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve…
Një çift të rinjsh kanë ardhur nga Spanja për të shijuar alpet e veriut të Shqipërisë, por kanë ngecur në mes të borës. Turistët spanjollë ishin nisur drejt Thethit por kanë mbetur në mes të rrugës. Duke bërë një paralelizëm me Spanjën ata kanë një apel për autoritetet për të liruar rrugët përndryshe është e pamundur që turistët të vijnë dhe të shohin mrekullitë. “Këtu është e rëndësishme që qeveria të hapë rrugët përndryshe turistët nuk mund të shohin këtë mrekulli. Përndryshe është e pamundur të flitet për turistët”, thonë ata. Ndërsa gruaja thotë se në raste të tilla, për…
Operacionet plastike janë shndërruar tashmë në një fenomen të zakonshëm për personazhet e famshëm të ekranit. VIP-at e shumtë nuk e kanë aspak problem një gjë të tillë dhe u nënshtrohen ndërhyrjeve në çdo pjesë të trupit të tyre. Shumë yje të skenës ndërkombëtare nuk u kanë rezistuar ndërhyrjeve, duke marrë parasysh edhe problemet që mund të vinë pas. Por mesa duket këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha nuk e ka ndërmend që të bëjë ndonjë operacion. Duke parë format e saj bombastike, shumë mendojnë se ajo ka bërë ndërhyrje në gjoks apo të pasme. Për këtë arsye një fans…
Historia e personazhit kryesor po i mban të gjithë teleshikuesit mbërthyer pas ekranit.Almila Ada Bayazitoglu është aktorja e njohur që luan rolin kryesor “Xhenet”. Në një intervistë të dhënë së fundmi në mediat turke është shprehur se ka sakrifikuar për ta luajtur këtë rol.“Gjëja që më ka pëlqyer shumë te Xhenet është fakti se ajo është një femër e fortë me një shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet. Ajo u rrit në jetimore pa mama e pa baba dhe një histori e tillë është e vështirë. Nuk kam marrë mësime nga psikologë për të luajtur rolin”, ka thënë ajo. “Pashë filma…
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është një ndër artistet më me pak komplekse.Si femër e kolme që është, ajo shpeshherë kritikohet për peshën. E për t’i thënë stop bullizmit, kantautorja ka postuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula. Me anë të kësaj videoje, Fifi ka reaguar kundër të gjithë atyre që e kanë quajtur të trashë, të shëmtuar dhe e kanë krahasuar me lopën.“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur…