Një episod i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një lider politik i njohur si ekstremist në Gjermani u sulmua egërsisht në rrugë nga persona me kapuçë në kokë, të cilët e lanë të larë në gjak në asfalt. Viktimë e sulmit është 66-vjeçari Frank Magnitz, i cili u dërgua në spital, me plagë të rënda. Sulmi brutal ndodhi në qendër të Brema, teksa eksponenti i Alternativës për Gjermaninë po kthehej në shtëpi. Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një ngjarje të paramenduar për motive politike. Ishin tre persona të cilët i kishin bërë pritë…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur nga Kosova Gjyste Vulaj vijon të jetë një nga personazhet që di të tërheqë gjithnjë vëmendje. Këngëtarja vazhdimisht është komentuar për ekstravagancën e saj. Gjyste është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan aty momente të ndryshme me fansat. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto të vajzës së saj, Rosana. Vajza duke që është rritur dhe i ngjan së tepërmi mamasë së saj.
Të jetoni jashtë vendlindjes është diçka që ju sjell shumë përfitime, duke përfshirë mundësinë për të vizituar vende të reja, takuar njerëz të ri dhe për të provuar gjëra të reja. Por, ndoshta përfitimi më i madh që mund ta keni nga jetesa jashtë vendit mund të jetë zbulimi i diçkaje të re për veten tuaj. Dhe kjo nuk është vetëm poezi rreth jetesës përtej oqeane. Ka hulumtime që e mbështesin këtë konstatim. Sipas një studimi të ri nga universiteti Rice, në bashkëpunim me universitetin Kolumbia dhe atë të Karolinës Veriore, shpërngulja nga vendlindja e rritë “qartësinë e konceptit për…
Pas lajmit të rremë që u publikua në media dhe rrjete sociale për një pagesë të plotë për tarifat e plota tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, reagon Dekanati i këtij fakulteti. Reagimi i plotë: Nisur nga lajmet që qarkullojnë së fundmi në portale apo rrjete sociale, Dekanati i Fakultetit të Ixhinierisë së Ndërtimit, sqaron studentët dhe opinionin publik se: -Nuk është e vërtetë që nga ana e Fakultetit është shpallur njoftim i ri për pagesën e tarifës së Shkollimit. -Gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo publikuar ndonjë njoftim për pagesën e Tarifës së Shkollimit, pasi është…
Tre dyqane janë përfshirë nga flakët tek Pazari i Ri në Tiranë. Dyqanet janë pjesë e ndërtimeve të vjetra. Banoret kan njoftuar per flaket qe kan pushtuar 3 dyqanet. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të izoluar flakët.
Në dosjen e dorëzuar tashmë në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë edhe disa përgjime telefonike. Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me ishshefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arrestua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat. PERGJIMET Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron…
Ky është momenti i çuditshëm kur një ari polar është përpjekur të kthejë në jetë një zog të vogël, që ia kishin hedhur për ta ngrënë. Të gjithë prisnin që kafsha të hante darkën, por në vend të saj filloi të hidhte zogun në ajër në përpjekje për ti shpëtuar jetën. Dëshmitarët vunë re ngjarjen e pazakontë në kopshtin zoologjik në Munchen, Gjermani. Në video shihet ariu polar që duket sikur po përpiqe të ringjallë shpendin. Ariu e merr nga uji zogun dhe e vendos më putër, duke e hedhur në ajër. Kur e pa që nuk funksionoi, ai e…
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe ka proceduar 2 të tjerë. Mësohet se ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës. Ndërhyrja në kohë e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë. Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.
Sipas të dhënave nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak Korçë në gjithë qarkun e Korçës temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, aktualisht -11 gradë C. Mësohet se qarkullimi rrugor në akset nacionale vijon normalisht. Segmentet rrugore rurale janq të hapura dhe kalimi rekomandohet me zinxhirë. Furnizimi me energji vijon normalisht me perjashtim të disa fshatrave. Drejtoria Arsimore Rajonale raporton se procesi mesimor ka vijuar me orë të reduktuara . Nuk është zhvilluar mësim në shkollën e Sheqerasit dhe Orman-Pojan. Duke filluar nga nesër deri në fund të javës mësimi do fillojë në orën 09:00. Në Devoll mesimi është kryer me orë të…
Viti 2019 sjell modalitete të reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një institucion të vuajtjes së dënimit në një tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me transferimin e punonjësve. Ky fakt është mundësuar përmes një udhëzimi të firmosur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk…
Deputetja e PD Orjola Pampuri do të dilte sot në një deklaratë për shtyp nga selia blu sot në orën 14:00. Mirëpo, vetëm disa minuta më parë, zyra e shtypit të PD ka njoftuar se konferenca është shtyrë për ditën e nesërme. Zyrtarisht PD nuk e ka një sqarim për anullimin e papritur të konferencës që ka ngjallur menjëherë interes mediatik.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj del me deklaratë lidhur me kartat e identitetit dhe pasaportat, të cilat skadojnë në gjashtëmujorin e parë të vitit që sapo ka nisur. Lleshaj thotë se pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm, ndaj shton se qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. “Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Neglizhenca për të kryer…