Author: tirana

Ndërkohë që reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ndodhet në burg pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë në një hotel në Linzë së bashku me një femër, bashkëshortja e tij Keisi ka treguar se do ta mbështesë atë. Nëna e Stresit Shpresa Lushaj dhe bashkëshortja Keisi dukej se po planifikojnë dasmën, e cila mendohet të zhvillohet sapo reperi të dalë nga burgu. Shpresa Lushaj ka publikuar një foto të Stresit dhe Keisit në rrjetet sociale, ndërkohë që i thotë nuses së saj se së shpejti do të vishet me të bardha dhe do të jetë si nuse…

Read More

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, për hedhje të mbetjeve të paligjshme në pyjet e Firences. Shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur janë kapur mat nga policia italiane teksa digjnin mobilje dhe pajisje të tjera në zonën e Osmanoros, në periferi të Firences. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët ishin punonjës të një ndërmarrje ndërtimi dhe kishin marrë përsipër pastrimin dhe rinovimin e zonës.

Read More

Nga Zylyftar Hoxha Megjithëse në pak rreshta, por se ç’është Dëshnica dhe ç’janë dëshnicarët, e mëson nga dy udhëtarë të huaj, bashkëshortët anglezë (piktorë), Jan dhe Cora J. Gordon, të cilëve u ka rënë të flenë një natë në Bubës, gjatë një udhëtimi nga Këlcyra në Bubës e Berat, në vitin 1925. Ja ç’thonë ata:  “Ndërsa ai (është fjala për Xhaferr Memajdinin (Bubësin), kishte dalë për t’u marrë me kafenë ceremoniale, nën dritën e dobët të llambës me vajguri, syri më zuri një copë të shtypur me ngjyra, të njohur. U zgjata. Kur ç’të shoh! Dora më kishte zënë një revistë…

Read More

Avokat Spartak Ngjela komenton lëvizjet në qeveri dhe thotë se kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë 7 ministra për dy arsye. Sipas Ngjelës, protesta e studentëve është një prej arsyeve, por edhe krijimi i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Në emisionin “45 minuta” në Report TV, Ngjela tha se gati 50 për qind e ministrave të shkarkuar do të jenë objekt i SPAK-ut. “Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë…

Read More

Nëpër lulishte vajzat kanë rifilluar të dalin për piknik, ndërsa në parqe lodrash fëmijët mund të argëtohen sërish. Kjo është pamja e re e Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, ndërsa një pjesë e mirë e vendit vazhdon të jetë i përfshirë nga konflikti dhe luftërat e përgjakshme. Sipas parashikimeve të studiuesve, brenda vitit 2035, Bagdadi do të jetë një prej 48 mega-qyteteve të botës, me mbi 10 milionë banorë. Deri sa të arrijë kjo ditë, banorët që jetojnë aty, përpiqen të shijojnë sa më shumë qetësinë, pasi lufta ndaj ISIS duket e fituar. (Fotot janë realizuar nga fotografi i “The Guardian”, Sean…

Read More

Real Madridi ka investuar miliona për të afruar lojtarë të rinj, si Vinicius, Rodrygo apo së fundmi Brahim Diaz, por ndoshta Florentino Perez po mundohet të qetësojë ndërgjegjen për gafën e madhe që bëri në vitin 2017, kur nuk bleu Kylian Mbappé. Në verën e vitit 2017 Reali pati shansin e artë të bënte një lëvizje gjeniale, sepse Manchester United kërkonte me ngulm Gareth Bale dhe ofronte një mal me para, ndërsa Reali kishte në dorë Mbappé, lojtarin zbulim të atij sezoni me Monaco-n. Ishte edhe PSG në garë, për Mbappé kishte idhull Cristiano Ronaldo-n dhe vështirë se mund të…

Read More

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre, tashmë në ditën e 66-të, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv. Në përkrahje të tyre ashtu si netët e tjera, kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe ai demokrat Klevis Balliu. Ai u shpreh nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se nuk do të largohen nga protestat pa…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Ka disa ditë që në Tiranë ka shpërthyer një histeri e vërtetë kundër një djali të ri, edhe aktor, edhe këngëtar, edhe drejtues emisioni, edhe biznesmen, që quhet Ermal Mamaqi. Gazetarë dhe politikanë, facebook-istë profesionistë dhe komentues anonimë, i janë vërsulur me bolori dhe brohori Ermalit duke e kryqëzuar si të mëkatar të lig, sepse ftoi në studio Edi Ramën në emisionin e parë të këtij viti. E ka ftuar dhe herë të tjera, njëlloj siç ka bërë me të tjerë politikanë të rëndësishëm si Meta apo Berisha. Ata duke u përpjekur të vizatojnë një autoportret me…

Read More

Zjarri shkrumboi dy dyqane sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e Pazarit të Ri rreth mesditës, ndërsa sic duket edhe nga fotot, dyqanet janë shkrumbuar plotësisht nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këto dy dyqane, të cilat ndodhet në zonën e godinave të vjetra pranë Pazarit të Ri. Zjarrfikësit u përpoqën që të minimizonin dëmet, por për shkak të flakëve të mëdha nuk arritën që të shmangin djegien e dy dyqaneve.

Read More

Nuk është çudi që të famshmet të kenë sozitë e tyre sidomos kur edhe ato janë të njohura. Më poshtë do t’iu prezantojmë disa prej tyre: 1.Jonida Maliqi dhe Demi Lovato Të dyja këngëtare, të famshme, me të njëjtin model flokësh dhe grim duken si binjake. 2.Anxhelina Hadërgjonaj dhe Jennifer Lopez 3.Bleona Qerreti dhe Monica Belluci Aktorja italiane Monica Belluci dhe këngtarja shqiptare Bleona Qerreti kanë një ngjajshmëri mes tyre. Të dyja brune, seksi, me një fizik të ngjashëm trupor. 4.Xhesika Berberi dhe Gigi Hadid Të dyja janë modele.Gigi Hadid me famë ndërkombëtare dhe modelja shqiptare Xhesika Berberi kanë një…

Read More

Gjatë ditës së sotme, mediat kanë raportuar një lajm në të cilin bën me dije se në Elbasan mësimi është zhvilluar me kapuç dhe doreza nga fëmijët dhe se vetëm 5 shkolla në të gjithë qytetin janë të pajisur me ngrohje. Duket se ky lajm i ka rënë në sy aktorit Bes Kallaku, i cili ka reaguar në rrjetin social ‘Instagram’ , duke i krahasuar me rolin e tij në ‘Portokallli’, skifterat. ‘Po mesojne si skiftera te shkretet, me kapuc e doreza, sikur po msojne per hapje kasafortash’, shkruan Besi.

Read More

Valon Berisha i bëri një urim special bashkëlojtarit dhe patriotit të tij Riza Durmishi për ditëlindje. Mbrojtësi i majtë festoi 25 vjetorin. Kosovari shokun e ekipit te Lazio e konsideron si vëlla. “Urime ditëlindjen vëlla”, shkroi mesfushori kosovar në Instastory, teksa e postoi një fotografi ku shihet së bashku me Durmishin. Ky i fundit u transferua te Lazio nga Betisi gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa Berisha e kishte lënë Red Bull Salzburgun për t’u transferuar në klubin nga Serie A. Berisha dhe Durmishi janë bërë shokë të mirë dhe rrinë vazhdimisht së bashku. Berisha është lindur e rritur…

Read More