Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2019. Nëpërmjet një prononcimi në “Facebook”, Balla thekson se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtesisë së Re, ndërsa vitit 2019 është viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas Ballës sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë. Duke folur për protestën e studentëve, Balla tha se studentët na dhanë një mesazh të gjithve. “Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet…
Author: tirana
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po ifluencon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të qëndrueshëm. E Martë 01 Janar 2019 Dita e Martë dt 01 Janar 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie . Temperaturat min dhe max: Zonat malore -2/3°C Zonat e ulëta 0/13°C Zonat bregdetare 5/13°C E Mërkurë 02 Janar 2019 Dita e Mërkurë dt 02 Janar 2019 masa ajri të…
Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për median. Ismet Hashani nga zyra për informin në policinë e Gjilanit, tha se viktima është 62-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Selvishtë afër Zhegrës, në komunën e Gjilanit. Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion. Rasti po cilësohet si “Vrasje nga pakujdesia”. Sipas forcave…
Edhe mediet prestigjioze si AFP, “Washington Post”, “Reuters” apo “Associated Press”, shkruajnë se mbyllja e basteve sportive dhe e lojërave të fatit ka marrë dhe vëmendjen e mediave të huaja. Shqipëria miraton ligjin që ndalon bastet sportive, kryesisht ato në internet, shumë të përhapura në vend, me qëllimin për të luftuar kundër krimit të organizuar. Zhvendosja e tyre jashte zonave te banuara do te jete nje ogur i mire, per familjet shqiptre.
Ndërkohë që shumica e shqiptarëve gëzon me familjet e tyre, ka dhe nga ata punonjës të cilët nata e ndërrimit të viteve i gjen shumë herë në shërbim. Mjekët e shërbimit të urgjencës , zjarrëfikësit dhe efektivët e policisë janë vetëm disa prej tyre të cilët janë të detyruar të festojnë larg familjeve të tyre, për shkak se duhet të jenë shërbim të qytetarëve për festat e fund vitit. Mund të themi fare mirë se mbarëvajtja e festave të fundvitit dhe siguria jonë, varet nga sakrifica e këtyre heronjve, të cilët edhe për festa nuk ngurrojnë të lënë familjet e…
Tirana e festoi ndërrimin e viteve me një spektakël të madh fishekzjarrësh, sapo akrepat u takuan në mesnatë. Me qindra të rinj e të reja, familjarë e fëmijë dolën në sheshin “Skënderbej”, i zbukuruar si asnjëherë më parë, për t’i uruar mirëseardhjen vitit 2019-të dhe për të ndjekur koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare. Me urimin për një vit të mbarë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është vendi i të gjithëve dhe ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në mbanë. Ai shprehu bindjen se edhe për 2019-n, të…
Fëmijët e njësisë administrative Selishtë në bashkinë e Dibrës do të mësojnë në një ambient më komod, më të ngrohtë dhe të pajisur me mjetet, librat dhe lodrat e duhura. Efektivët e Policisë Ushtarake rikonstruktuan me kursimet dhe punën e tyre kopshtin e Selishtës, si një dhuratë për vitin e ri për fëmijët e kësaj zone të thellë. Ministrja Xhaçka pa nga afër punën e bërë për përmirësimin e kushteve të kopshtit dhe vlerësoi punën dhe bujarinë e efektivëve të Policisë Ushtarake. “Dua të falenderoj nga zemra efektivët tanë të Policisë Ushtarake për këtë dhuratë shumë domethënëse që u kanë…
Kryeministri i shqiperisë Edi Rama ka nisur ditën e parë të Vitit të Ri 2019, duke shpërndarë bonusin e bebeve në maternitetin “ Koço Gliozheni” në Tiranë. Rama ka shpërndarë kështu 3 çeqet e para për 2019. Rama, teksa takon nënën e një foshnjeje, vajzë, të sapolindur, e ka postuar këte moment në instragram, dhe uron mirëmëngjes. Ndërsa shkruan se bebja e parë e ardhur në jetë në këtë maternitet është një djalë, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Anduena Sefgjini
Tundimit për të bërë një foto pranë pemës së vitit të Ri në shesh, nuk i ka shpëtuar as kryebashkiaku Veliaj, i cili pak minuta pasi 2019 trokiti në Shqipëri, publikoi një foto familjare, pranë bashkëshortes Ajola ndërsa në krah mbante të voglin Kajan. Erjoni dhe Arjola të cilët ndërrimin e viteve e pritën në sheshin Skënderbej ku uruan të gjithë shqipërtarët për ndërrimin e viteve, në shesh ishte edhe i vogli Kajan. Velaj ne postimin e tij ne nw facebook, ne foton familjare ka shkruar : Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema! 👼👪Teksa jeni duke…
Në mëngjesin e ditës së parë të 2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Sipas grupit hetimor po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Ende nuk qartësohen detaje të tjera. Anduena Sefgjini
Se fundmi qarkullon lajmi në ambientet e klubit korçar në prag të ndërrimit të viteve,nga drejtuesit e Skënderbeut duke pare për rikthimin e Enis Gavazajt te Skënderbeut. Mesfushori firmosi në verën e vitit 2018 me skuadrën ruse të Jenisei, por aventura e 23-vjeçarit nuk po shkon siç duhet dhe si pasoj palët po negociojnë për një rikthim në Kategorinë Superiore. Aktivizimi i Gavazajt në kampionatin rus ka qenë me pikatore teksa është vënë në rrezik edhe vendi në ekipin Kombëtar. Rikthimi i mesfushorit nga Prizreni te Skënderbeu, do shenonte sukses per ekipin, sepse Gavazaj eshte një element cilësor më shumë…
Gjermania ka marrë një vendim me rëndësi sa i përket njerëzve me gjini të ndërmjetme. Ligji i miratuar në dhjetor ka hyrë në fuqi me nisjen e 2019-s. Në bazë të tij, njerëzit që nuk plotësojnë përcaktimin biologjik femër apo mashkull, tani mund të zgjedhin kategorinë “të ndryshëm” në dokumentat zyrtare. Ata që zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjeku për t’u regjistruar. Njerëzit me seks të ndërmjetëm lindin me karakteristika mashkullore dhe femërore që mund të shfaqen në lindje apo edhe më vonë gjatë jetës. Të tjera vende kanë miratuar vitet e fundit ligje të…