Author: tirana

Tirana e priti 2019-ën në një mot të ftohtë por pa reshje shiu, dhe sheshi ishte i mbushur plotë me njerëz që e pritën vitin e ri me të afërmit e tyre. Ndërkohë që Vitit të Ri 2019, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej, të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë koncert kënduan këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe të tjerë artistë të njohur të skenës dhe ekranit. Nuk mungoi edhe urimi nga kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa uruan…

Read More

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Dashi Dashuria: Fillimi i javës pak kaotike dhe konfuze, humori dhe ndjenjat do të alternohen me diskutime dhe sqarime të vogla. Do të ishte mirë të mbani nervat në familje dhe të mos shqetësoheni, por të përpiqeni të kuptoni se çfarë mund të ndryshoni në ju për të qenë më të lumtur. Hyrja e Marsit në shenjën tuaj do t’ju çojë të bëni reflektime të nevojshme. Puna: Do të jetë një javë e jashtëzakonshme në punë…

Read More

“Arena Kombëtare” po merr formë nga dita në ditë. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, impanti do të jetë gati për pranverën e vitit 2019 dhe duket se planet po shkojnë ashtu siç duhet. Në disa postime në rrjetin social “Facebook”, fotografi i apasionuar pas lartisëve, Alket Islami na ka dhuruar disa moment mjaft spektakolare nga lart të stadiumit. Në fotot e postuara nga Islami duket se struktura e impiantit është në detajet e fundit, ndërsa mungojnë ulëset dhe tapeti i gjelbër. 

Read More

Aeroporti i Kukësit që është edhe një nga premtimet e qeverisë, do të fillojë të ndërtohet pranverën e vitit të ardhshëm, pasi procesi për ndërtimin e tij është në një stad të avancuar. Përballë gazetarëve në daljen e fundit për vitin 2018, Kryeministri Rama ju përgjigj pyetjes për aeroportin e Kukësit, për të cilin theksoi se ndërtimi i tij do të fillojë shumë shpejt dhe se ky aeroport do të ketë kompani që do të operojnë me çmime të ulëta biletash (low cost) “Aeroportin e Kukësit e kemi premtuar dhe do të fillojmë ta ndërtojmë në pranverën e vitit të…

Read More

Profesor Artan Fuga ka komentuar protestën e zhvilluar për tre ditë me radhë nga shqiptarët që jetojnë në diasporë. Kjo protestë sipas Fugës ishte komedi dhe e pakuptimtë. Për profesorin gjatë protestës u kërkuan shumë gjëra, por sipas tij nuk u kërkua gjëja më e rëndësishme, vota e emigrantëve. “ ! Kërkojnë cdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente! Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo? Po si ka mundësi mo! Po pse kështu? Cfarë komedie???…

Read More

Duke nisur nga dita e parë e vitit 2019, janë një serë ndryshimet ligjore që nisin zbatimin. Veç ndryshimeve të paketës fiskale, nis zbatimi i nivelit të ri të pagës minimale, bonusi i bebeve, taksa e pronës etj. Mëposhtë portali ekonomik SCAN sjell disa prej ndryshimeve që nisin zbatimin prej 1 janarit: Paketa e re fiskale Nga 1 janari hyjnë në fuqi ndryshimet e paketës fiskale. Por, cilat janë të gjitha taksat që pritet të ulen prej 1 Janarit? Së pari, është ajo mbi dividentin, që do të ulet nga 15% që ishte më parë, në 8%. Sipas Ministrisë së…

Read More

Nga Artan Xh. DUKA Prof. As. Dr. Nga “shiu” qeveritar në “breshër” opozitar! Iku edhe një vit dhe tek ne demokracisë akoma i ndizet “qiriu”. Shpresa e qytetarëve e ka humbur fillin dhe anketa pas anketash pohojnë faktin e trishtë se shumkush, po t’i krijohej mundësia, do ia çante jashtë pakthim. Ndërrohen shoferë e fatorino por autobuzi i demokracisë mbeti që mbeti në stacion dhe BE duket po aq larg sa dhe në vitet 90. Të gjithë tregojnë me gisht politikën e korruptuar që ende vijon të bëjë karshillëk jo vetëm se ia ka dalë të “legalizohet” me ligje që…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me anë të një mesazhi në mediat sociale ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e ri. Teksa ka publikuar një foto me të gjithë familjen, Kryemadhi uron që ky vit të jetë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve.

Read More

Pas ndryshimeve në qeveri, Ditmir Bushati duket se po shijon pushimet me familjen e tij. Në këto ditë festash, Bushati ka udhëtuar së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij drejt qytetit të Korçës. Nën bardhësinë e borës, Bushati uron të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri. ‘Gëzuar 2019! Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!’, shkruan Bushati në Instagram, ndërsa duket se këto vitin 2019 do ta presë nga Korça.

Read More

Në prag të ndërrimit të viteve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka lënë pa kujtuar shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta në shkurt 2017. Kreu i Shtetit ishte sot në një vizitë në familjen Agolli, në shenjë respekti dhe vlerësimi për shkrimtarin e madh. “Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin.” -shkruan Meta në një…

Read More

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ishte në fokusin e emisionit të “Sky Sport” për arritjet e tij tashmë në nivel drejtuesi në Serie A. Njeriu që u votua nga tifozët dhe gazetarët si “drejtori më i mirë sportiv” i sezonit të kaluar, e madje e fitoi këtë çmim me një votë plebishitare, u rrëfye për platformën televizive mbi karrierën dhe jetën e tij. “Lashë Shqipërinë për të kurorëzuar ëndrrën time, që të bëhesha futbollist. Këtë e bëra në këmbë, por nuk turpërohem që e pohoj këtë. Pas gjithë kësaj aventure ishte ëndrra ime dhe jam krenar për atë që…

Read More