Мinistrja serbe për integrimin evropian, Jadranka Joksimoviç, kundërshton me forcë krijimin e pikave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri. Ajo reagoi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë – Shqipëri nuk ekziston më”, që e ka quajtur të rrezikshme. Gjithashtu e “cilësoi si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”. Joksimoviq për Tanjug shtoi se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare…
Author: tirana
Sot është një ditë speciale për monedhën evropiane euro, pasi bën 20 vjeç. Monedha e përbashkët e vendeve të Bashkimit Evropian u hodh në treg më 1 janar 1999, fillimisht vetëm për transaksione financiare dhe më pas, tre vite më vonë, doli edhe si kartëmonedhë dhe monedhë. Dhe gjatë këtyre 20 viteve, ajo është forcuar dhe është në gjendje të përballojë sfidat. Euro është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan dhe një nga simbolet e…
Ata kishin menduar që ta kalonin Vitin e Ri në një mënyrë mjaft speciale dhe në një farë mënyre ia arritën. Eksperienca e tyre duhet që të zgjaste pak minuta dhe të ishte ekzaltuese, për mbrëmjen e Vitit të Ri, por 8 francezë u detyruan të kalonin thuajse të gjithë natën të bllokuar në ajër, në një karusel gjigant. “Qëndruam shumë gjatë, ishte ftohtë dhe kishim frikë. Mendova se nuk do të dilja që andej, ishte e tmerrshme”, tha 23-vjeçari Antoine, i mbuluar me një batanije pasi u shpëtua nga zjarrfikësit, në agimin e të martës, pasi ndenji 9 orë.…
Ndonëse nuk ka marrë ende detyrën si Ministër i Jashtëm, Genc Cakaj, i propozuar nga Edi Rama për të pasuar në detyrë Ditmir Bushatin ka nxituar ta shënojë në Twitter. I atakuar këto kohë nga mediet për gafat e tij, Cakaj ka shënuar në fakt një tjetër gafë, pasi ai ende nuk mund të quhet ministër dhe aktualisht është vetëm një propozim i kreut të qeverisë. Ai duhet së pari të dekretohet nga presidenti dhe të marre votëbesimin në parlament. Po në rast se Cakaj nuk do të marrë votëbesimin nga parlamenti, a do të fshijë llogarinë?! Ligjërisht deri në…
Nata e Ndërrimit të Viteve ka bërë që Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore të jetë mjaft e angazhuar duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve të cilët kishin shqetësime. Të shumtë ishin qytetarët që telefonuan për të kërkuar ndihmë. “Gjatë natës së vitit të ri kemi pasur mbi 1200 telefonata nga qytetarët, kryesisht për probleme të intoksikimit etilik, ku nga këto janë kryer mbi 300 vizita në shtëpi pra misione shpëtimi”, shprehet Lejdi Kazazi, mjek në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore për Top Channel Nga të dhënat e QKUM-së këtë vit rezulton i dëmtuar nga fishekzjarrët vetëm një person ndërkohë që…
Edi Rama është shumë i zënë dhe i kërkuar. Aq i kërkuar sa as në dush nuk e lënë rehat. Në një video të publikuar nga humoristi Ermal Mamaqi, kreut të ekzekutivit nuk i mbajnë më nervat. “Kur do flasim?” e pyet Mamaqi. “Po mbylle mor atë gojë” dëgjohet t’i thotë me humor Rama Ermalit teksa lan kokën. Nga dushi te makina e në studion e tij duke pikturuar, i bojatisur e i bërë pis, shefi i qeverisë ka befasuar gjithkënd më këtë dalje të tij. “Kur do flasim” i bërtet prapë Ermali i cili nuk i ndahet kryeministrit. Duket…
Festa e Vitit të Ri është prishur nga një sulm i frikshëm nga një person, i cili mori përpara me makinën e tij disa persona në shesh. Sipas medieve japoneze nëntë vetë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur turma u sulmua ndërsa ishte duke festuar. Një zëdhënës i policisë tha se shoferi ishte ndaluar dhe transmetuesi kombëtar NHK tha se njeriu ishte arrestuar me dyshim për vrasje në tentativë. Ai u identifikua si Kazuhiro Kusakabe, 21 vjeç, nga Osaka, një qytet i madh rreth 400 km në jugperëndim të Tokios, tha NHK. NHK tha se…
2019-ta po afron dhe nëse ishit optimistë se do të jetë më i mirë se viti që po lemë pas, parashikimi i Nostradamus mund t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Sipas “profetit” që mbart me vete një numër të madh parashikimesh që kanë rezultuar të vërteta, mes tyre ngritja në pushtet e Hitlerit dhe sulmet e 11 Shtatorit, 2019-ta pritet të sjellë fatkeqësi nëpër glob. Sipas një shkrimi të publikuar këtë të shtunë në të përditshmen britanike “Mirror“, në parashikimin e tij, Nostradamus thotë se gjërat do të vijojnë të përkeqësohen deri në 2046-n. Në librin e tij të vitit 1555,…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës sot në dy maternitetet e Tiranës, ku natën e ndërrimit të viteve erdhën në jetë 14 fëmijë informoi për procedurat e bonisit të bebes. “Bonusi i bebes do të përfitohet menjëherë nëse fëmija regjistrohet në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë të porsalindurin më vonë në gjendjen civile”, tha ajo. Ministrja falëenderoi nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ekipet mjekësore në të gjithë vendin për shërbimin gjatë natës së ndërrimit të viteve. Fëmija i parë lindi në maternitetin…
Dikush me studentët, dikush me qeverinë e dikush iu bën thirrje shqiptarëve, politikanët nuk shkëputen dot nga politika por ama e kanë një urim. Gazetaret kane mundur t’u shkëpusë nga një prononcim politikanëve në seancën e fundit parlamentare. Një urim për këtë vit dhe një gabim që nuk do donin ta bënin. Ja si përgjigjen nga Erion Braçe, tek Sali Berisha, Sadri Abazi, Elisa Spiropali, Nora Malaj, Olta Xhaçka, Tom Doshi, Petrit Vasili, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Kejdi Mehmetaj etj. Erion Braçe: Vit më të mirë! Një gabim që s’do e bënit në 2019? Të rri të dëgjoj këtë budallain…
Nga Mero Baze Suksesi i shënuar i vitit 2018, është protestuesi i panjohur. Ai ende nuk ka një emër, një fytyrë dhe ende nuk dimë sa është shumëfishuar në shoqëri, por e dimë që është në rrugë. Është i prekshëm, i vërtetë dhe i zemëruar. Në çdo protestë sociale të këtij viti, që nga ata që preken nga zhvillimi urban, e deri tek studentët, armiku i emëruar i protestuesit të panjohur, ishte një stekë më lart se qeveria, ishte ajo që ata e kanë përkufizuar tani si “Oligarkia”, një terminologji që vjen nga filozofia e Marksit, dhe që nënkupton dikë…
Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës kërkoi ndjesë për një postim në Twitter, ku thuhej se ishte gati për “të lëshuar diçka shumë herë më të madhe” se topi në Times Square të New York. Mesazhi, i postuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve, shoqërohej nga një video ku shfaqej një bombardues B-2, që lëshonte armë. Komanda Strategjike e fshiu postimin, duke e zëvendësuar atë me një tjetër, kur kërkonte ndjesë dhe e cilësonte “pa vend”. Megjithatë, incidenti shkaktoi jo pak zemëratë në internet. Sipas BBC, postimi u bë disa orë përpara hedhjes…