Author: tirana

Deputetja socialiste Ermonela Felaj nuk është shquar asnjëherë për kujdes të tepruar për look-un e saj apo për maninë e publikimit të fotove në rrjetet sociale. Por gjithnjë ka një herë të parë. Këtë vit të ri, deputetja e qarkut të Beratit ka postuar një foto profesionale të shkëputur nga seti bashkë me vajzën e saj. Fotoja ka surprizuar jo pak edhe koleget e saj, si Mimi Kodheli apo Elona Gjebrea,  të cilave me sa duket kurrë nuk do u kishte shkuar në mendje që kolegia e tyre juriste do të vendoste të realizonte një set profesional fotosh. Tirananews.al

Read More

Shqiptarët mund të jenë të varfër, por ama janë dhe kursimtarë të mëdhenj, ndërsa nuk u ka munguar as ndihma e të afërmëve emigrantë apo sigurimi i parave nga burime jo të ligjshme. Deri në fund të tremujorit të tretë 2018, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, individët kishin të depozituara në banka rreth 926 miliardë lekë (rreth 7.4 miliardë euro), shumë kjo që është e barabartë me rreth 60% të prodhimit të brendshëm bruto, ndër më të lartat në rajon dhe në nivele të krahasueshme me vendet e zhvilluara perëndimore. Individët zotërojnë 81% të totalit të depozitave në…

Read More

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridalos (Emri origjinal Korydallos). Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje. Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca, informon oranews.tv Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë.

Read More

Një tjetër rast i rëndë është shënuar në Pogradec, pas mbytjes pak ditë më parë të dy peshkatarëve. Ditën e sotme dyshohet se është mbytur edhe një tjetër. Mësohet se 57-vjeçari nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa këta të fundit të alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, dyshojne se mund të jetë mbytur. Ngjarja Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, ka dale per te peshkuar mengjesin e dates 31 dhjetor. Pas disa oresh ka humbur kontaktet me familjaret, te cilet kane njoftuar policine. Sipas familjareve, policia ka filluar…

Read More

Vit i ri, surpriza të reja. Pasi si surprizë na erdhi lajmi i fejesës së gazetares së njohur Albina Gjergji. Duke mos e shkruar që është fejuar, Albina uron të gjithë për vitin e ri me anë të një fotoje ku shihet në prehrin e një mashkulli duke iu drejtuar me një puthje. “Faleminderit të gjithëve për urimet dhe Gëzuar Vitin e Ri 2019 nga ne të dy” shkruan Albina në Instagram. Të shumtë kanë qënë urimet nga kolegë, miq e familjarë që e urojnë dyfish, për vit të ri dhe për fejesën. Duke bërë një “scroll” në Instagramin e…

Read More

Një lojtar britanik ka fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë EuroMillions, duke festuar kështu fillimin e vitit 2019 me një çmim prej 115 milionë paundë (mbi 127 milionë euro). Përveç fitores së jackpotit, 10 persona të tjerë kanë fituar nga 1 milion paund secili. Numrat fitues të EuroMillions ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06. Bëhet fjalë për çmimin e katërt më të lartë të fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar. Fitorja më…

Read More

Emma dhe Ben vazhdojnë të jenë emrat më të njohur në Gjermani sipas statistikave të hartuara nga kërkuesi amator, Knud Bielefeld. Bielefeld ka vlerësuar më shumë se 206 000 regjistrime të lindjeve nga e gjithë Gjermania.“Ben është kryesues për djemtë për të tetën vit radhazi”, tha ai për DPA.Në rastin e emrave të vajzave, emri më i njohur në vitin 2018, është Emma. Mia, Hanna, Emilia, Sofia, Lina, Anna, Mila, Lea dhe Ella kryesojnë listen e 10 emrave të vajzave për 2018, ndërsa listën e djemve për vitin 2018 e kryesojnë emrat Paul, Leon, Finn, Elijah, Jonas, Luis, Noah, Felix…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka hapur dyert e banesës së tij për Ermal Mamaqin. Pamjet e banesës kanë nisur të bëjnë xhiron e rrjetit. Kryeministri Edi Rama shfaqet edhe duke bërë dush. Kjo ka provokuar edhe meme në rrjetet sociale.Ndiqni disa më poshtë:

Read More

Në një diskotekë në Francë, një shqiptar parandaloi një sulm me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pas ndërrimit të viteve, në  Avallon të Francës ku një person i armatosur hyri në ambjentet e një diskoteke. Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas u fut në diskotekë. Pikërisht në këtë moment, një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Muli e goditi me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë. Më pas, siç duket edhe në video, shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin. “Falënderimi i takon Allahut që na mundësoi të…

Read More

Një kujdestare në shtëpi është kapur në kamera duke abuzuar me një të moshuar 79-vjeçare, Ditën e Krishtlindjeve. Gjyshja me aftësi të kufizuara, nga qyteti i Jinhua në Kinën lindore, po përpiqej të ngrihej në këmbë pasi u rrëzua në dysheme në shtëpinë e saj, kur ndodhi sulmi. Në vend që të ndihmonte të moshuarën, shërbëtorja shihet duke e tërhequr atë në dysheme. Kujdestarja u shkarkua nga puna nga familja e pensionistes dhe ajoi shprehu gjithë mllefin e saj ditën e fundit të punës. Anëtarët e familjes së pensionistit zbuluan sjelljen tronditëse të kujdestares kur ata po kontrolluan pamjet. Ata…

Read More

Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri. Pas ditëve të fundit të thata dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën. Reshjet Priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli). Temperaturat Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2…

Read More