Author: tirana

Me rastin e Vitit të Ri, shtohen edhe vizitat tek njëri-tjetri apo edhe parkimet e shpeshta vend e pa vend për të pirë një kafe apo për të blerë diçka. Kjo sigurisht nuk kalon gjithnjë pa pasoja, pasi nëse qëllon ndonjë efektiv policie, një gjobë është e pashmangshme. Tirananews.al ju sjell një foto të publikuar nga një qytetar që i ka drejtuar një mesazh policisë këto ditë festash.

Read More

Nga Mentor Kikia E huazova këtë foto nga një postim në fb. Janë ekip mjekësh të një spitali privat.(Nuk po e përmend emrin, pasi nuk kam asnjë ndjesi pozitive për spitalet private si sipërmarrje). Por po e ripublikoj këtë foto në shenjë respekti për këta njerëz. Por edhe sepse sot, me thënë të drejtën, më zuri vera, birra, bakllavaja dhe mishi që postohet gjithandej, duke ngrënë e duke pirë. E adhuroj këtë tryezë modeste njerëzish që festojnë në vendin e punës, është më e mrekullueshmja që kam parë sot mes qindra tryezave të mbushura plot. Respekt për të gjithë mjekët që…

Read More

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto shumë pak e njohur ku duket qartë ish-kryeministri Sali Berisha që për më shumë ishte edhe kreu i PD-së. Sicc mund të shihni edhe nga kjo foto, Sali Berisha është duke folur në një nga mbledhjet që bëheshin në kohën e Partisë së Punës dhe pas shpinës së tij, parrullat për Partinë dhe ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha. Sipas librezës së anëtarësisë të PPSH që ka mbajtur për 23 vite rradhazi deri në vitin 1991, Sali Berisha është pranuar si komunist pikërisht në datën 8 nëntor të vitit 1968, ose 23 ditë pasi kishte…

Read More

Pas Tiranës, aplikimi për përfitimin e bonusit të bebes ka nisur edhe në maternitetet e tjera në vend, si në atë të Dibrës, Fierit dhe Sarandës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në faqen e saj në rrjetin social Facebook, nënvizon se tashmë në çdo maternitet në mbarë vendin pas regjistrimit të bebes në gjendjen civile, prindërit kanë mundësinë të përfitojnë menjëherë çekun, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të këtij viti. Duke filluar që nga ky vit, çdo fëmijë që lind do të përfitojë minimalisht 40 mijë lekë nga 5 mijë lekë, nëse…

Read More

 Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të Maturës. Ndryshe nga vitet e kaluara, që nisnin që në fund të majit, këtë vit ato do të startojnë më 7 qershor e përfundojnë në datën 24 me të vetmin provim me zgjedhje. Lënda e Gjuhës së Huaj do të jetë i pari provim, i pasuar nga Gjuha Shqipe e Letërsia më 12 qershor dhe Matematika pesë ditë më vonë. Për tri provimet e para, maturantët kanë kohë pesë ditë ndërmjet për t’u përgatitur, ndërsa për lëndën me zgjedhje kanë një javë afat. Për hartimin e fondit të pyetjeve për…

Read More

Përtej rezultateve, 2018 ishte një vit në të cilin bota e futbollit na dhuroi me momente dhe deklarata (thënie) të paharrueshme nga disa prej emrave më të shquar në sportin botëror. Nga De Rossi tek Ibra e Guardiola: Këto janë 10 deklaratat më interesante për vitin 2017 Tirananews.al ju sjell këto deklarata, të cilat padyshim se janë interesante për nga kuptimi apo ironia e tyre. Gianluigi Buffon pas ndeshjes ndaj Real Madridit: “Gjyqtari ishte një kafshë, ai ka mbeturina në vend të zemrës”. Gerard Pique: “Ka njerëz që presin shumë nga unë dhe ndihem sikur po e braktis shpellën”. Valentino Rossi:…

Read More

Luciana Sinzimbra, 26-vjeçare, ka vendosur që të dëshmojë rrahjen nga i dashuri i saj 24 vjeç, Victor Junqueira. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor në Goias, Brazil. Sinzimbra, që është avokate, tha se i dashuri i saj ishte nervozuar pasi ajo la dhuratë në një lokal që e vizituan bashkë me shoqëri po atë ditë. Ajo e ka fshehur kamerën në telefonin e vendosur në dhomë gjatë diskutimit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej. Në atë moment, ai e rrahu keq.  I dyshuari, me të cilin Luciana ishte në një lidhje prej tre vitesh, nuk u arrestua,…

Read More

Kisha konsiderohet si vendi i Zotit, por shumë priftërinj e kanë përdhosur atë me abuzime të ndryshme, më të rëndat prej të cilave, janë ato seksuale. Një rast i tillë vjen nga India, ku murgeshat thuhet se janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë, për vite me radhë. Dhe çfarë është më e keqja, drejtuesit e lartë nuk kanë bërë asgjë për ta parandaluar këtë gjë. Në të gjithë Indinë, murgeshat flasin për priftërinj që futën në dhomat e tyre të gjumit dhe të priftërinjve që iu bëjnë presion për miqësi të ngushta intime dhe seks. ‘Ishte i dehur,’ tha një murgeshë,…

Read More

Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës, nuk ishte e para që trondiste vendin për këtë vit, por ashtu si të tjerat, as ajo nuk ishte e rastësishme. Historia e Griseldës, që ndonëse në moshë të mitur kishte kaluar shumë peripeci, aq sa ishte detyruar të jetonte vetëm në kryeqytet, larg familjes së saj, duket se bën përgjegjës për ngjarjen edhe vetë familjen e saj. Kur ishte vetëm 14 vjeç, atë e fejuan pa dëshirë me një burrë 27 vjet më të madh, që e përdhunoi dhe i përmbysi të gjitha ëndrrat, aq sa ajo tentoi…

Read More

2018 i solli e bëri jo pak herë me dhimbje koke Kryeministrin Edi Rama. Pas një beteje të gjatë të mbartur nga një vit më parë, ku ndau drurin e shtrembër nga stiva, ish ministri kampion i kryesocialistit, dorëzoi mandatin. Një nga kritikët më të njohur të Kryeministrit vijon të jetë avokati Spartak Ngjela. Ky i fundit “zbërthen” tre ministrat e brendshëm të Ramës, deri më tani, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn dhe Sandër Lleshajn. Pse e lëshoi Rama Saimir Tahirin? “Ia kërkuan ndërkombëtarët, sepse kishte të dhëna që kur e hoqi si ministër. Për këtë kam informacion, nuk e kam…

Read More

Princesha Elia Zaharia Zogu ka publikuar gjatë ditës së sotme në rrjete sociale disa foto të vjetra të Mbretit Zog dhe bashkëshortes së tij të cilat datojnë në vitit 1938. Në këto foto tregohet sesi festohej ndërrimi i viteve në kohën e Mbretit Zog, ku shohim të gjithë të ftuarit të pranishëm në një ballo mjaft moderne për kohën duke vallëzuar dhe duke trokitur gotat me njëri-tjetrin me rastin e ndërrimit të viteve.

Read More