Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme të banorët e Ballshit. Një burrë i moshës 34-vjeçare mësohet se ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare. Ende nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj,
Author: tirana
Këtë fillim viti kemi një arsye më shumë të gëzuar. Shqiptarëve do t’ju duhen më pak kohë për të bërë milionin e tyre të parë. Tashmë për të bërë kaq para bashkë do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite. Në vitin që lamë pas do të na duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë 1 milionë dollar bashkë. Por edhe pse zvogëluam vitet, përsëri Shqipëria mbetet në vendet ku individëve do t’ju duhen më shumë kohë për të qenë milionerë. Bazuar mbi të dhënat për pagën mesatare në Shqipëri nga INSTAT dhe të dhënat për…
Në ditën e 60 -të protestës së banorëve të Astirit, e cila u përshkallëzua deri në djegien e gomave, ishte edhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Balliu u shpeh optimist, teksa tha se banorët e Unazës do ta fitojnë kauzën kundër shembjes së shtëpive dhe realizimit të projektit të Unazës së Madhe. ‘Demokratë dhe socialistë të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri, sesi ky projekt po vidhet. Ti themi jo kësaj diktature mafioze, ta shporrim këtë njeri njëherë e mirë. Rama të largohet urgjentisht, të dalë para drejtësisë, të shkojë atje ku e ka vendin, në…
Kryeministri Edi Rama sapo ka uruar qytetarët e Vlorës për festën e Vitit të ri. Ai i ka dedikuar atyre një urim të posaçëm, duke përfshirë dhe vargjet e shkruara nga poeti i njohur Ali Asllani për këtë qytet. Rama, urimin e shoqëron dhe me një video ku shfaqet Vlora në atmosferën e festave, nuk mungon as kryetari i bashkisë, Dritan Leli. Postimi i plotë: Nje urim i posaçëm për të gjitha familjet e Vlorës, pa dallim, gjyshërit, gjyshet, prindërit e fëmijët e Vlorës, nga bregu i detit deri thellë në malet e Labërisë, vendi ku kaloja verën si fëmijë…
Për vite me radhë çdo qytetar apo palët që merrnin një vendim gjyqësor në Apel nëse ishin kundër tij, ata nuk e dorëzonin rekursin tek Gjykata që e dha vendimin, por në Gjykatën e Shkallës së Parë. Me ndryshimet e reformës në drejtësi, kjo sorollatje merr fund për pak orë dhe konkretisht në datën 3 janar. Gjykata e Tiranes ju bën thirrje qytetarëve që nga 3 janari të mos paraqitn më pranë sekretarive të saj per rekurs, por në sekretaritë e shkallës së tyre. Duke nisur nga data 3 janar, çdo qytetar që do të depozitoje rekurs kundër vendimeve të…
Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbetet përmirësimi i hartografisë. Në një intervistë për Ora News, Artan Lame e cilëson të domosdoshëm përmirësimin në themel të hartografisë ndërsa absurditeti qëndron se shteti shqiptar i cili i kërkon qytetarëve të vet të regjistrojnë pronat, në fakt ai nuk i ka regjistruar ende të vetat. Artan Lame: “Sfidë në fushën e pronësisë mbetet avancimi në procesin e mbylljes së proceseve tranzitore. Në kuadër të kësaj është regjistrimi i tokës në fshat. Ky është më i rëndësishmi. Janë rreth gjysma e familjeve që e…
Nga Alfred Peza Ndryshe nga vitet e tjera, 2019 ka hyrë jo vetëm pa zhurmat e ndërrimit të viteve të shkuara, por edhe pa dozën e ndonjë hareje të sforcuar e false. Dukshëm, tregues i një gjendje maturie shoqërore, që i bënte deri dje festat e fundvitit, jo thjeshtë dhe vetëm një lloj cirku gënjeshtar masiv dhe si një shfaqje butaforie publike pa thelb, por shumë më tepër se kaq. Kjo e kësaj here, i bën ditët e ndërrimit të viteve, një stacion të rëndësishëm bilancesh për të shkuarën dhe një moment kalkulimi të përmbajtur, për të ardhmen. Ndryshe nga…
Protesta e studentëve largoi Lindita Nikollën nga drejtimi i dikasterit të Arsimit…. Ndonëse u shkarkua pa vullnetin e saj, Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore. Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë. Top Channel zbardh projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore. Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda…
Emisioni ‘Shiko kush luan’ e mbylli siparin e tij gjatë mbrëmjes së djeshme. Këtë e konfirmoi vetë prezantuesja Luana Vjollca, e cila në përfundim të emoisionit nuk bëri një mbyllje të zakonshme. ‘Shihemi në projekte të tjera’, tha Luana. Mbrëmja e djeshme ka qenë spektakolare, pasi të ftuar ishin labeli ‘Threedots’ me në krye Flori Mumajesin. Ata kanë surprizuar të gjithë publikun dhe kanë krijuar një atmosferë tipike për festën e Vitit të Ri.
Reshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme në qarkullim në shumë zona të Dibrës. Pasditen e sotme kanë filluar reshjet e borës të zbardhin edhe Burrelin duke e veshur qytetin me vellon e bardhë. Mësohet se në zonat e thella malore është shumë i vështirë qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu bëhet me dije se aksi nacional Peshkopi-Kukës kalohet me vështirësi si pasojë e reshjeve të borës. Mësohet se probleme ka dhe në Njësitë Administrative Ostren, Trebisht dhe Zalldar. Probleme edhe ka edhe në zonat e Lurës dhe Kalasë se Dodës. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e rrugëve.
Një ditë më parë, u mësua se foshnja e parë e vitit 2019 që ka lindur në Parma të Italisë është shqiptar. Por e njëjta gjë mësohet të ketë ndodhur edhe Gjeneva të Zvicrës, femija ka lindur vetëm 3 minuta pas ndërimit të viteve. Foshnja shqiptar ende nuk ka një emër. Babai i foshnjës është Ejup Liman, 37 vjeç, me profesion piktor. Ky raportohet se është fëmija i parë i lindur në Zvicër. Më pas, një fëmijë i pagëzuar me emrin Dario lindi më 00:30 në Luzern.
Ndërmjet viteve 2000 dhe 2017 është vënë re një rritje e konsiderueshme e përdorimit të internetit në Ballkanin Perëndimor me një numër përdoruesish të internetit që shkon nga 66% në 81% të popullsisë. Sipas të dhënave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Shqipëria ka numrin më të ulët të përdoruesve të internetit në raport me popullsinë ndër vendet e tjera të Ballkanin me vetëm 66% të popullsisë që e përdorin internetin. Vitin e kaluar në Bosnjë 81 për qind e popullsisë ishin përdorues të internetit, në Kosovë 80 % e popullsisë përdoren internetin, në Maqedoni 76 %, në Serbi 72%…