Në Norvegji ka një bum të shitjes së makinave elektrike. Rreth 1/3 e makinave që u shitën në Norvegji gjatë vitit të kaluar ishin elektrike. Ky shënon një rekord, ndërsa vendi skandinav po përpiqet t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025. Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie. Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n. Por ka ende…
Author: tirana
Kanë kaluar 20 vjet që kur euro u krijua më 1 janar 1998. Sot, tre të katërtat e njerëzve në eurozonë janë në favor të euros, numri më i madh që nga viti 2004 – me sa duket duke shpërfillur përshtypjen e rritjes së ndjenjës anti-evropiane në shumë vende. Por krizat financiare të dekadës së kaluar zbuluan defekte në arkitekturën e saj që vendet anëtare ende po përpiqen të adresojnë. Reforma është e ngadalshme dhe hendeku mes shteteve të pasura dhe të varfra mbetet i madh. Por a ka arritur qëllimet e saj për të lehtësuar tregtinë brenda BE-së? Ekonomisti…
Polumbarët e patën të pamundur që të kërkonin në ujërat e liqenit të Pogradecit për shkak të motit të keq dhe të temperaturave të acarta. Kërkimet për trupin e peshkatarit Gëzim Seitllari, i humbur prej datës 31 dhjetor do të rinisin sapo temperaturat të përmirësohen. Polumbarët nga Tirana kanë shkuar në Pogradec në ndihmë të kërkimeve, por pa mundur dot të zhyten sot për shkak të temperaturave nën zero, që e bëjnë të papërballueshme situatën gjatë zhytjes. Kështu kërkimet kanë vijuar me varka, me shpresën se trupi do të ketë mundur të dalë në bregun e liqenit. Gëzim Seitllari, 57…
Mes tyre janë rivalë të mëdhenj, por respekti karshi njëri-tjetrit është maksimal. Në Premier League shumë interesante janë duelet mes trajnerit të Manchester City-t Pep Guardiola dhe atij të Liverpool-it, Jurgen Klopp. Sot skuadrat do të përballen mes tyre në orën 21:00 në “Etihad Stadium” në takimin e javës së 21-të. Momentalisht skuadra e gjermanit ka shtatë pikë më shumë dhe mban kreun e tabelës e kjo është një mundësi e mirë për ekipin e katalanasit që të shkurtojnë diferencën. “Pikë së pari, ai është një trajner i mrekullueshëm. Unë kam një raport të mirë me të dhe skuadra e…
Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës. Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës shqiptar duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve. Edhe një nga mediat më të njohura austriake, e cila është e njohur në të gjithë europën, ORF.AT, ka publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës të…
Kur mbyllet një vit, gjithmonë pyesim: Si do të jetë jeta, qyteti im, planeti kur unë të jem plak, ose të mos jem më në këtë jetë? E vërteta është që planeti po ndryshon vazhdimisht. Pavarësisht nëse e vëmë re këtë apo jo, transformimet ndodhin përditë. Parashikime bëhen shumë, por ato që duken si më të provuarat shkencërisht janë dy: Niveli i ujit dhe makinat elektrike. Qytetet bregdetare do zhvendosen Në 800 vitet e fundit, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Por situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë se në dekadat e fundit. Studiuesit kanë parashikuar një…
Autori i ngjarjes së rëndë ditën e djeshme në Ballsh ku vrau me thikën gruan dhe kunatën vetëm 18 vjeçe ka rrëfyer në polici arsyet e ngjarjes. Gazment Musta, 34 vjeç tha para grupit hetimor se ai nuk u nxit nga xhelozia, por nga kërkesa e gruas së tij për të shkuar tek prindërit. Ai refuzoi ta linte gruan që të shkonte te prindërit për Vitin e Ri, pasi vetë nuk kishte marrëdhënie të mirë me ta. “Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata. Aty linti debate dhe rrodhën…
Mosfunksionimi i ekzsekutivit në SHBA vazhdon, pasi presidenti Donald Trump nuk tërhiqet nga kërkesa për të financuar murin përgjatë kufirit me Meksikën, një nga premtimet më të mëdha të tij gjatë fushatës për t’u zgjedhur në krye të shtetit amerikan. Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, ka hyrë në ditën e 13 të saj. Krerët demokratë dhe republikanë nuk ia dolën që të kapërcenin ngërçin. Demokratët janë kundër, ndërsa presidenti Trump ka bërë të qartë se ai nuk do të heqë dorë nga kërkesa për financimin e projektit 5 miliardë dollarësh. Kjo situatë ka bërë që me qindra e mijëra…
Tanimë prej dy muajsh ka qarkulluar lajmi për një lidhje të mundshme mes kompozitorit, Flori Mumajesi dhe këngëtares simpatike e të talentuar, Kejsi Tola. Mbrëmë, të dy këngëtarët kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ nga Luana Vjollca, ku zbuluan disa informacione nga jeta e tyre. E pyetur Kejsi nëse është single apo e lidhur, Flori e ka ngacmuar duke thënë ‘Më ke mua’, që është titulli i këngës së Kejsit në kompeticionin ‘Kënga Magjike’. Menjëherë këngëtarja e njohur, Fif ka thënë se: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave”. Pavarësisht batutave dhe…
Ish-ministrja dhe ish-deputetja Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila njëherësh është edhe pjesë e OSBE, në rolin e ekspertes për çështjet e mjedisit e ka konsideruar të gabuar vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga Ministria e Jashtme. Meksi thekson se Bushati kishte eksperiencën e duhur për të përballuar sfidat që presin vendin. “Duke marrë parasysh përvojën time, nuk ka kuptim që të ndryshohet një Ministër i Jashtëm me përvojë, sidomos pas vendimit që Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 dhe sfidave përpara që lidhen me angazhime të tilla të mëdha. Paç fat Ditmir…
Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj sidomos nga britaniku Christopher Hitchens. Mes këtyre kritikave është ajo se ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën e saj tek varri i Enver Hoxhës. Por si është e vërteta e kësaj vizite tek varri i diktatorit? Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek varri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe. Por një faqe e lajmeve katolike në ueb ka një tjetër teori. Alessandra Nucci e “Catholic World Report” shkruan…
Këngëtarja Rezarta Shkurta, nusja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, ka treguar pamje nga festa e Vitit të Ri në familjen e saj. Rezarta në një postim në Instagram shkruan se vajza e saj po lexon përrallat me gjysh Lilon, i cili është djali i diktatorit Enver Hoxha, ndërsa nëna Teuta po shtron tavolinën. “Babi Ermali po pi nje gote vere me xhaxhi Enin dhe xhaxhi Mirin”, shton më tej këngëtarja Rezarta Shkurta.