Author: tirana

Ilir Meta i përket asaj kaste të politikës shqiptare, i cili ka qënë në pushtet si ministër, zv.kryeministër, kryeministër, kryetar i LSI-së, kryetar i Kuvendit dhe me 24 Korrik 2017 u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta qeverisi për tetë vite me radhë, herë djathtas e herë majtas. Krijoi një parti politike që jo pak herë është kritikuar për klientelizëm dhe blerje votash, por ai doli mbi skandalet që do të kishin fundosur çdo politikan, që nga zhdukja e arit dhe videoja e fshehtë e vitit 2011, ku Meta u kap me bllok në dorë. Por fillimet e…

Read More

Nga 1 janari 2019 asnjë qepen i basteve sportive nuk u hap. Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama vazhdimisht i bën jehonë, duke ndarë në rrjetet sociale postime të ndryshme, me mesazhe të caktuara për mbylljen e lojrave të fatit. Ndërsa pak minuta më parë kreu i qeverisë ka publikuar një video, e cila është kthyer tashmë në virale në rrjet. Teksti i këngës së Flori Mumajesit “Plas” është përshtatur për mbylljen e basteve. “Pa koment”, shkruan Rama në përshkrimin e videos.

Read More

Në merkaton e janarit, të shumta janë skuadrat që bëjnë ndërhyrje duke afruar apo larguar futbollistë në reparte të cilat nuk kanë bindur gjatë këtyre muajve. Numri i shqiptarëve të cilët po bëjnë lëvizje gjatë janarit, është i lartë dhe mesa duket, as vendi i titullarit nuk i shpëton disa. Një rast konkret mund të jetë ai i Etrit Berishës që po kthehet në një titullar të padiskutueshëm të Atalanta, ku me ndërhyrjet e tij shpesh herë ka arritur të jetë vendimtar. Megjithatë, paraqitjet e tij me fanellën zikaltër duket se nuk e kanë bindur tifozerinë e Atalantës të cilët…

Read More

Është padyshim një artiste mjaft e pëlqyer në tregun shqiptar, por duket se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka edhe një tjetër pasion dhe njëkohësisht talent të pazbuluar. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon se ka një shënjestër fantastike, madje arrin të rrëzojë dy objekte vetëm me një goditje.” Ja dhe nje talent i pazbuluar i imi,”-shkruan këngëtarja krahas videos në rrjete sociale.

Read More

Ministria e Mbrojtjes u ka dërguar letër 12 prefektëve për marrjen e masave parandaluese për situatën e pritshme emergjente që mund të krijohet nga reshjet dhe ngricat, nga data 03 janar 2019, dhe në vazhdim. Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar gjithë prefektët e qarqeve, por edhe drejtuesit e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel rajonal dhe vendore, për marrjen e masave urgjente sipas fushave të përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit. Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile u ka kërkuar prefektëve të…

Read More

Bujar Muli, një 31 vjeçar shqiptar, me guxim e trimëri, i ndihmuar edhe nga kolegët e tij, gjithashtu shqiptarë, ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish në Avallon të Francës. Gjithçka ndodhi pas ndërrimit të viteve, në një diskotekë në Avallon të Francës ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të festuar ardhjen e 2019-ës. Një person i armatosur ka mbërritur pas orës 04:30 në diskotekë, dhe ka tentuar të hyjë me kallash në ambientet e brendshme por, shqiptari 31 vjeçar, nga Vushtrria e Kosovës, ka mundur të reagojë në kohë, duke e qëlluar me grushte dhe duke e rrëzuar përtokë autorin…

Read More

Mërgim Mavraj nuk ka qëndruar më shumë se disa muaj në Greqi. Mbrojtësi I kuqezinjve u bë pjesë e klubit të Arisit të Selanikut, me të cilën luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Migjen Basha. Mbrojtësi 32-vjeçar vendosi të mbyllë kontratën me ekipin grek, për t’iu bashkuar Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani. Mavraj nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në futbollin grek dhe arsyet nuk i lidh me anën sportive. Ai është ndier i parespektuar në një ambient thashethemesh, ku për futbollin është folur shumë pak. Futbollist do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë…

Read More

Pavarësisht nga fakti se ka shumë mënyra për të udhëtuar sot, disa vende kanë ende një përqindje minimale të vizitave turistike. Për shembull, nëse vizitoni Bangladeshin, sigurisht që nuk do të hyni në turmë. Ky vend është destinacioni turistik më pak i vizituar në botë, sipas një sondazhi të Bankës Botërore. Me më shumë se 160 milionë njerëz dhe vetëm 125,000 turistë në 2017, ky shtet vizitohet vetëm nga 1,273 turistë. Sa për krahasim, Britania ka rreth 66 milionë banorë dhe vitin e kaluar ajo priti 37.7 milionë turistë. Me plazhet e shkëlqyera, Bangladeshi konsiderohet si një destinacion i mundshëm…

Read More

Viti 2019 ka nstres për kompaninë e njohur Apple, pasi shitjet e produkteve të saj janë ngadalësuar. Shkak I kësaj është rënia e ekonomisë në Kinë. Prodhuesi i “iPhone” njoftoi se të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë. Apple kishte parashikuar të paktën 89 miliardë dollarë të ardhura në nëtor, një parashikim që edhe në atë kohë kishte zhgënjyer investitorët. Aksionerët e Apple humbën më shumë se 7 për qind në bursa pas njoftimit. Sezoni festiv, zakonisht është tremujori më fitimprurës për Apple. Por, të ardhurat prej 84 miliardë dollarësh…

Read More

Ky 50 vjetor e gjen Michael Schumacher-in me më shumë shpresë dhe tanimë të shumtë janë ata që këmbëngulin në një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa të gjithë shpresojnë të rikthimi normal i pilotit gjerman, bota e Formula 1, në këtë fillim viti ka kujtuar gjithçka ka bërë legjenda e F1-shit. Kanë kaluar 5 vite nga aksidenti i rëndë që i ka dëmtuar trurin dhe ende nuk dihet asgjë saktësisht se çfarë po ndodh në rezidencën e tij gjigante pranë liqenit të Gjenevës. Familja e tij interesimit për ish pilotin i përgjigjet: “Të jeni të sigurë që është…

Read More

Shijet ndryshojnë dhe ajo që u konsiderua tërheqëse dje nuk konsiderohet ndoshta më sot. Sipas një studimi të organizatës Anima Select, ku u morën në pyetje 1600 burra nga mosha 24 deri në 55 vjeç, ka kaluar koha kur gjatësia dhe të qenit e dobët mbretëronin si modele referimi  për një grua elegante dhe të bukur .  Meshkujt në vitin 2019,  kërkojnë  feminilitet, një trup harmonik, por, më e rëndësishmja, kërkojnë personalitet dhe jo thjeshtë një bukuri fizike. Në renditjen e grave ideale, të hartuara sipas këtij studimi, në radhë të parë është modelja Adriana Lima. Sipas hulumtimit, kjo është…

Read More

Për emigrantët shqiptarë është momenti për t’u kthyer në punë në vendet e Bashikimit Evropian. Porti i Durrësit, i cili ka linjat e trageteve drejt Barit dhe Ankonës në ditët e para të janarit është përballur me një numër të madh të njerëzve. Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë. Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave mbrëmjen e djeshme, në orarin e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa. Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare…

Read More