Xherdan Shaqiri i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij te Liverpool. Zvicerano-shqiptari u bë pjesë e të kuqve në verën e vitit 2018. Trajneri Jurgen Klopp është I kënaqur me të, ndëkrohë që ai tregon se po punon që të marrë më të mirën nga Shaqiri. Gjemrani ka besim se mesfushori mund të rritet edhe më dhe të bëhet një Philippe Coutinho i ri. Coutinho u largua nga Liverpool në janar të vitit të kaluar për t’iu bashkuar Barcelona-s. Zvicerano-shqiptari e ka treguar veten sa herë që i është dhënë rasti me asiste dhe gola. Ai…
Author: tirana
Taksa e ndërtesës hyri në fuqi në datën 1 janar 2019 dhe kategoritë që përjashtohen nga kjo pagesë janë, kryefamiljarët pensionistë dhe familjet me ndihmë ekonomike. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% . Sa i takon formulës aktuale të vjeljes së kësaj takse, pushteti vendor për 11 muaj të vitit 2018 ka mbledhur në total 4.8 miliardë lekë.
Të tjera provokime mes Turqisë dhe Greqisë. Avionë luftarakë turq F-16 fluturuan në hapësirën ajrore greke. Dy avionët kaluan mbi ishullin Farmakonisi rreth orës 12:44. Më pas, rreth orës 12:56 fluturuan mbi hapësirën ajrore të Greqisë në Qipro dhe u larguan. Këto janë provokimet e para të Turqisë kundrejt Greqisë për vitin 2019. Gjatë ditëve të fundit të Dhjetorit, ka patur deklarata provokuese nga ministrat e Mbrojtjes së të dy vendeve. Avionë luftarakë turq fluturuan mbi ishujt grekë, dhe kjo shkaktoi zemërimin e ministrit Kamenos, i cili kërcënoi Turqinë.
Dhuna në familje është një problem mjaft shqetësues në Shqipëri. Gratë dhe fëmijët janë grupet më të prekura. Por si është situata nëpër qarqet e vendit. Ku ka më tepër dhunë dhe cilët janë më diplomatët? Në Shqipëri, qarku i Kukësit ka % më të lartë të fëmijëve të dhunuar në raport të totali të të dhunuarve për secilin qark. Fëmijët e dhunuar në qarkun Kukës zinin një peshë prej 25% ndaj totalit të të dhunuarve, një përqindje shumë më e lartë se në qarqet e tjera. Në rang vendi, në totalin e të dhunuarve, fëmijët zinin rreth 6.2% të…
Nga Dorian Koçi Gravura e pare eshte shtëpia e Nikolao Argjiri (Vreto) në Janinë ku qendroi Lord Bajron dhe Hobhousi në 5 tetor 1809. Ashtu si duket në gravure ka qenë një shtëpi tipike karekteristike e njohur në Ballkan me emrin “Arkondiko”. Kjo shtëpi nuk ekziston më pasi u dogj nga zjarri gjatë rrethimit të Janinës ne 1913. Pronari i saj që ishte një tregtar i madh gjatë kohës së Ali Pasha Tepelenës , gjithandej është cilësuar si grek por mbiemri i tij Vreto tregon më tepër për rrënjë vllahe. Ky mbiemer eshte shume i perhapur dhe ne Shqiperi. Fotoja…
Procesi i vetingut për gjykatësit shqiptarë do të rinisë më 4 janar. Nën lupë do të vihet kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i cili do të dalë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të kryejë vetingun për Çelën përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo. Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014. Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një…
Kjo bimë ka aktivitet diuretik dhe përshpejton metabolizmin, i cili në fund të fundit ndihmon në procesin e humbjes së peshës. Mentja është një bimë medicinale që lufton infeksionet, forcon imunitetin, ndihmon kundër astmës, alergjive dhe problemeve me tretjen, si dhe lehtëson stresin . Është e pasur me flavonoide dhe hekur, dhe aftësitë e saja vijnë si rezultat i mentolit që freskon dhe vepron si antiseptik.
Një person është vetëvrarë paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit, ndërsa policia e ka mohuar ngjarjen. Sipas drejtorisë së policisë së Kukësit, u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë ku ndërroi edhe jetë. Personi që u vetëvra ishte ndaluar pak ditë më parë për dhunë në familje.
Ndryshe nga vitet e tjera, 2019 ka hyrë jo vetëm pa zhurmat e ndërrimit të viteve të shkuara, por edhe pa dozën e ndonjë hareje të sforcuar e false. Dukshëm, tregues i një gjendje maturie shoqërore, që i bënte deri dje festat e fundvitit, jo thjeshtë dhe vetëm një lloj cirku gënjeshtar masiv dhe si një shfaqje butaforie publike pa thelb, por shumë më tepër se kaq. Kjo e kësaj here, i bën ditët e ndërrimit të viteve, një stacion të rëndësishëm bilancesh për të shkuarën dhe një moment kalkulimi të përmbajtur, për të ardhmen. Ndryshe nga Europa e sotme…
Faza e parë e kampionatit italian, nuk ka qenë aq pozitive për Milanin që po lundron në ujëra të turbullta, ndërkohë që u eliminua edhe nga Liga e Europës që në fazën në grupe. Sakaq, pak më ndryshe paraqitet situata në pjesën tjetër të qytetit, ku Interi mban vendin e tretë me diferencë pikësh nga vendi i katërt. Në lidhje me situatën e dy skuadrave, ka folur ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi që ka vlerësuar mbërritjen e Marotës te Interi, ndërkohë që jep këshillë për Gatuzon. “Milani? Në sulm kanë Higuain dhe Kutrone të cilët janë dy sulmues shumë…
Konsulli grek në Venezuelë, Angelos Haritos, u gjet i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte në kryeqytetin Karakas. Mediat venezueliane shkruajnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore, por po hetohet edhe në pistën se ndaj tij mund të jetë kryer një akt kriminal. Policia mori në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55- vjeçar mbrëmjen e djeshme. Ato treguan se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe më pas u ankua se kishte dhimbje në kraharor. Shqetësimet vazhduan deri sa ai më pas humbi vetëdijen dhe u gjet pa shenja jeta. Konsulli po qëndronte…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq që Kosova miratoi transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, edhe pse NATO e paralajmëroi se po gabonte. “Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-atlantik duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të…