Shqiptarët kanë pasur simbolika të shumta në ritualin e pirjes së kafes. Ato shënjonin mesazhe pozitive dhe negative kur miqtë kishin marrëdhënie, takime apo situata të ndryshme. Po cilët janë këto mesazhe që shprehte rituali i shërbesës së kafes. Nëse një malësor shkonte për shembull me kostumin e mikut në shtëpinë e një bashkëfshatari tjetër, qoftë ky i afërm ose thjeshtë i njohur, për të vazhduar një bisedë të nisur më parë, si të thuash, në një seancë të rastësishme ndërrim duhani që kishte të bënte me ndonjë fejesë, zbutjen ose tejkalimin e ndonjë konflikti me pajtim gjaku ose me…
Author: tirana
Këngëtarja me famë boterore, por me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka veshur një fustan të dizajnuar enkas për Elvana Gjatën. Bebe Rexha ka performuar në New York, duke pritur vitin e ri me qindra qytetarë. Ajo që ra në sy ishte pikërisht veshja e këngëtares, e cila ishte punuar nga stilisti kosovar. Pikërisht këtë fustan e kemi parë edhe më herët, pikërisht në trupin e Elvana Gjatës, të cilin e ka dizajnuar Valdrin Sahiti për këngëraten Gjata.
Ju e meritoni të jeni me dikë që jua din vlerën. Dikë që ju vlerëson për çdo gjë. Ju e meritoni të jeni me dikë që jua tregon domethënien e vërtetë të dashurisë. Dikë që ju tregon se dashuria nuk duhet të jetë e vështirë dhe e dhimbshme. Dikë që ju tregon se si ju bën të ndiheni dashuria e thellë dhe e vërtetë, transmeton Telegrafi. Ju e meritoni dikë që jua rrëzon muret të cilat i keni ndërtuar përreth zemrës që ta mbroni. Për shkak se gjithmonë ua keni dhënë zemrën meshkujve të cilët nuk kanë ditur ta vlerësojnë…
Ka nisur rreth orës 17:00 protesta te “Unaza e Re” në kryeqytet, që shënon sot ditën e 61. Ashtu si nga dita e parë e saj, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe kanë kërkuar burgosjen e ministrit të Transporteve Damian Gjiknuri. Protesta pritet të përfundojë rreth orës 18, ndërkohë që trafiku është rënduar për shkak të bllokimit.
Sot në oret e pasdites, fiks si sot nje vit me pare ku humben jeten dy te rinjte, ndodhi nje tjeter aksident por pa pasoja per jeten. Sipas banorëve rruga ishte e ngrire dhe aksidenti ka ndodhur per shkak te ngricava ne rruge. Kjo ure eshte ne rrezik shembje prej vitesh. Sipas banoreve makina eshte me targa të huaja dhe pa letra. Policia nuk jep detaje.
Edhe pse nga 1 Janari janë të ndaluara me ligj, bastet online funksionojnë ende. Denoncimi bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha përcjell shqetësimin e një qytetari në faqen e tij në Facebook. Statusi i Berishës Vazhdon i paprekur olsbixhozi! Shikoni pse u “ndaluan” lojrat e fatit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb Përshendetje Doktor Berisha! Ligji për lojërat e fatit vazhdon avazin, e verifikueshme dhe nga fotot e kompanive që funksionojnë online. Respekte
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç që të shqyrtojë pozicionin e Serbise ndaj BE-së nëse Evropa nuk do të ndalojë krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’. “Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht varet nga Vucic”, ka thënë Vulin. Ai ka theksuar se Evropa dhe bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së Madhe”. “Shqipëria e Madhe nuk mund të krijohet e të mos…
Vështirësi më të madhe se sa të sigurohej pavarësia e Shqipërisë në vitin 1913 nuk ka pasur në historinë botërore.Por edhe pavarësia e Kosovës sërish po del si një akt shumë i vështirë.Në fakt kjo është rrjedha e historisë kundër shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 1912 me përjashtim të Austro-Hungarisë, të gjitha fuqitë e mëdha kanë qenë kundër shqiptarëve.“S’ka shqiptarë”, kanë thënë. “Ata janë turq dhe osmanë”. Kështu thonë dhe sot në Athinë, por, të lodhur nga e vërteta që po del hapur, janë në panik, sepse me lloj-lloj dhunërash çnjerëzore Athina dhe Beogradi kanë dërguar në Turqi rreth…
Nëse mendon se i ftohti, që të bën të të kërcasin dhëmbët, është pjesë e argëtimit kur udhëton, atëherë Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës, është vendi ku duhet të jeni. I vendosur në provincën e Heilongjangut në Kinën veriore, ai është festivali më i madh i borës dhe akullit në botë, e përfshin një mori instalacionesh spektakolare dhe aktivitete të panumërta. Festivali i përvitshëm hapet nga 5 janari e vazhdon deri më 5 shkurt, por disa atraksione hapen për vizitorët që përpara ceremonisë zyrtare, përfshirë dhe më populloren prej të gjithave “Ice and Snoë Ëorld”,…
Përmirësimi i lidhjeve, gjetja e një pune më të mirë, zgjerimi i shoqërisë, lumturia dhe kënaqësia në jetë janë diçka që vërtetë kërkojnë përkushtim dhe shumë durim. Mbi të gjitha, janë gjëra të cilat të gjithë duam t’i arrijmë. Një nga psikiatrit më të mirë në botë na i ka zbuluar disa rregulla që na ndihmojnë t’i arrijmë ato. Dr. Mikhail Litvak është psikolog rus, psikoterapist dhe autor i më shumë se 30 librave mbi psikologjinë praktike dhe popullore. Ai sugjeron se lumturia, suksesi profesional e personal janë gjëra të cilat përcaktohen nga mënyra si e jetoni jetën. Më poshtë…
Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh. Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, privati do të investojë 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë që është aktualisht, në gaz për të ulur…
I ftohti polar ka zbritur në të gjithë territorin e vendit tonë. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe zonat veriore e juglindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngricat. “Temperaturat më të ulëta janë shënuar në mëngjes, me -7 apo -8 gradë në Korçë, Ersekë, Pukë dhe Kukës, ndërsa maksimalja pritet të shënohet në mesditë, kur termometri nuk do të tregojë më shumë se 9 apo 10 gradë në zonat bregdetare si Saranda”, tha Adiola Bani, meteorologe. Por, në orët e pasdites pritet një rënie tjetër e temperaturave, sa në zonat…