Author: tirana

Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të ujërave territoriale në detin Jon, brenda këtij viti. Deklarata është bërë nga ministri alternat i punëve të jashtme, Jorgos Katrougalos. I pyetur gjatë një interviste radiofonike nëse mbetej në fuqi deklarata e ish ministrit të jashtëm Nikos Kotzias për 12 miljet, Katrougalos është përgjigjur: “Sigurisht që mbetet në fuqi, do ta bëjmë duke filluar nga deti Jon. Do të bëhet brenda mandatit të qeverisë aktuale, deri në tetor 2019”. Numri dy i diplomacisë greke u është referuar sërish negociatave të bllokuara me Shqipërinë: “Përafrimi ynë me Shqipërinë kishte avancuar jashtëzakonisht shumë,…

Read More

Kështu konstatojnë edhe të gjitha materialet e revistave të modës. Dukja shumë shpesh di të mashtrojë, mirëpo të gjitha damat gjithmonë njihen për një detaj, transmeton Telegrafi.Kjo nuk ka të bëjë as me stilin e flokëve, as me veshjet, por me thonjtë, ndërkaq thonjtë e damës nuk duken ashtu siç i mendoni. Dhe derisa industria kozmetike sot aq shumë ka avancuar saqë çdokush mund të dalë nga salloni me çfarëdo thonjsh që dëshiron, të shndritshëm, të larmë dhe me lara dallueshme – por që nuk e bëjnë damën. Damat kanë thonj të shkurtër dhe të kuruar, ndërkaq ata artificialë më…

Read More

Këshilltari për Komunikim i Presidentit francez, Sylvain Fort ka bërë sot të ditur se= do të braktisë postin e tij në fund të janarit. “Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze,” tha Fort për agjencinë Frans Press, duke konfirmuar raportet e mëparshme në mediat franceze. Fort njoftoi se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare. Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij, pas protestave disa javore të grupit “Xhaketat e Verdha”.

Read More

Kemi apo jo dorashka, fakti është që i ftohti dëmton lëkurën tonë. Duke u kujdesur për fytyrën, por edhe duart është një rit i përditshëm tashmë në këtë periudhë. Përkundrazi, duart, shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë vëmendje. Larja e duarve Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është mëse i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar. Të bukura dhe të buta Një aleat i mirë për…

Read More

Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas. Kështu u shpreh Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News. Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë. “Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike.…

Read More

Me vitin e ri na vijnë edhe modele dhe trendë të rinj, ndërkaq interesim të veçantë do t’ju tërheqin ndryshimet në modë, kur është fjala për xhinset. Në të vërtetë, sivjet nga froni i modës zbresin këto që për shumicën janë të preferuara xhinset e ngushta, shprehen stilistet. Meqenëse në skenën e modës, gjatë sezonit të kaluar janë prezantuar disa modele të xhinseve, të cilat i kanë ngazëllyer bartëset e trendeve, ekspertët e modës konsiderojnë që xhinset më të preferuara sivjet do të jenë ato me prerje të rrafshët. Më të përshtatshme janë kombinimet e veshjeve të rehatshme të stilit…

Read More

Shoferi shmangu pagesën e tiketës së parkimit, pasi hyri me Lamborghini nën ndalesë. Formati i përshtatshëm i super-makinës, i mundësoi të kalonte nëpër ndalesën e një ndërtese diku në Izrael, transmetojne mediat online. “Po që dëshironi të mos paguani parkingun, kurseni para duke blerë një Lamborghini”, ishte një prej komenteve të shumta. Ngjarja që është postuar para një viti, është shfaqur sërish dhe po bën xhiro në internet.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar aksionet e PD-së gjatë vitit 2018. Në përmbledhjen “me disa nga ngjarjet më të rëndësishme të 2018-ës”, Basha kujton përmes disa postimeve në “Instagram” protestën e 27 Janarit, mbështetjen e opozitës ndaj të përmbyturve në Shkodër, Konventën e të Përndjekurve Politikë, mbështetjen ndaj artistëve në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Më tej sjell në kujtesë protestën e 24 Majit, mbledhjet e opozitës së bashkuar, mbështetjen ndaj banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së. Te lidhura Rita Ora “çmend” fansat, publikon fotot provokuese VIDEO/ Festimi i çmendur…

Read More

Festat e fundvitit ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zgjedhur që t’i kalojë jashtë Shqipërisë, duke u rikthyer në vendlindje. Burime nga delegacioni i BE-së në vendin tonë bëjne me dije për Tirananews.al se ambasadori ndodhet për ski në anën veriore të malit Etna në Itali. Në një kohë që Shqipëria përgatitet për një vit intensiv për shkak të zgjedhjeve vendore, duket se ambasadori Soreca po mbledh energji të mjaftueshme për të përballuar sfidat me politikanët shqiptarë.    Për më tepër na ndiqni në Facebook : tirananews.al

Read More

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap duke vjedhur një banesë. Ngjarja ndodhi në Xhenova ndërsa shqiptari ishte i shoqëruar në vendgjarje nga një shok i tij, i cili ende nuk është kapur nga autoritetet italiane. 26-vjeçari u zbulua nga një banor i lagjes, i cili ka dëgjuar zhurma që vinin nga oborri i banesës që do vidhej. Në këtë mënyrë, pasi ka parë lëvizje të dyshimta, banori ka njoftuar policinë. Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje duke nisur kontrollet. Hajdutët duke parë ardhjen e forcave të rendit, hodhën veglat dhe u përpoqën të arratiseshin nga…

Read More

Nesër revista prestigjioze The Economist do të botojë një shkrim të posaçëm, dedikuar krimit shqiptar në Perëndim. Sipas The Economist, “gogoli” i mafies shqiptare është në fakt i fryrë dhe i hiperbolizuar për arsye që zbërthehen në shkrim. John Macris po largohej nga shtëpia e tij në periferi të Athinës në bregdet në Voula më 31 tetor të vitit të kaluar, kur një burrë vrapoi drejt makinës së tij duke shkrepur një pistoletë. Z. Macris, një gangster greko-australian, u hodh jashtë makinës në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga sulmuesi i tij, por personi i armatosur e ndoqi…

Read More

Shtetet e Bashkuara i bënë një paralajmërim Iranit të enjten kundër lëshimit të planifikuar të tre raketave, veprim që do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur aktivitetin me raketa balistike. Sekretari Shtetit Mike Pompeo tha se Irani i ka bërë të njohura planet për të nisur në muajt e ardhshëm tre raketa, të cilat i quan “Mjete Hapësinore” (SLV), raketa që siç tha ai janë të ndërtuara me teknologji balistike. “Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë e të shohin iranianët dhe politikat destruktive të regjimit ndërsa vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë…

Read More