Numri i telefonit të vënë nga vajza e infiltruar nga BOOM, e cila kishte nxjerrë në shitje virgjërinë, mori mbi 6500 telefonata në vetëm një javë, pa llogaritur sms dhe mesazhet në whatsapp. BOOM përzgjodhi telefonatat më interesante, nisur nga ofertat e tyre. Më e vogla ishte një rimbushje telefoni, ndërsa maksimalja 10 mijë euro nga një emigrant në Suedi. Interesante ishte një kandidat nga Durrësi, i cili ofroi makinën me qira për një vit. Burreli ofron një rimbushje telefoni Jam nga Burreli.E lexova njoftimin tënd, kam mundësi të të ndihmoj me një kartë telefoni në muaj.Do të flasësh ditë…
Author: tirana
Departamenti i Shteti ka publikuar një këshillë zyrtare për të gjithë nënshtetasit amerikanë që udhëtojnë në Kinë. DASH i kërkon amerikanëve të tregojnë kujdes pasi qeveria komuniste kineze ka nisur të ndalojë daljen e amerikanëve nga Kina. Arsyet që përdoren nga qeveria kineze për të mos lejuar amerikanët të largohen nga Kina janë t’i detyrojnë ata të marrin pjesë në hetimet qeveritare kineze ose të ndihmojnë autoritetet kineze në çeshtjet civile ndërkombëtare në favor të Kinës. Në shumicën e rasteve qytetarët amerikanë nuk kanë dijeni për pengimim e largimit nga Kina. Ata pengohen të largohen kur janë gati për të…
Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit. Janë rregjistruar 12 raste të 12 rasteve të reja të infektuar nga kjo sëmundje. Të 12 personat e prekur nuk ishin të vaksinuar. Pjesë e masave të paralajmëruara, janë vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të pavaksinuar. Sipas autoriteteve të Maqedonisë, qytetarët janë neglizhent, duke mos u ndërgjegjësuar për vaksinimin e fëmijëve.
Gjykata në Iran ka vendosur të bllokojë përdorimin e rrjetit social më të popullarizuar të planeti, Instagram. Zëvendësprokurori i përgjithshëm iranian, Javad Javidniy deklaroi se vendimi në fjalë tashmë është miratuar por se ende nuk është zbatuar. Javidniy tha se autoritetet iraniane kishin premtuar më parë të bllokonin përmbajtjet e rrjetit në fjalë përmes një filtri të mençur, por kjo nuk u bë për shkak të kostos së lartë. “Tani kemi vendimin e gjyqësorit me të cilën kjo platformë mbyllet. Shumica e anëtarëve të Këshillit Suprem të Sigurisë Kibernetike gjithashtu beson se aksesi duhet të bllokohet”, tha Javidniy. Ministri i…
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Karakas të Venezuelës, teksa konsulli grek është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte. Shenjat e para tregojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe patologjike por nuk perjashtohet mundesia e nje akti kriminal. Policia ka marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin Angjelos Haritos 55 vjeç mbrëmjen e djeshme. Ata kanë dëshmuar se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe se kishte ndjerë dhimbje në gjoks. Konsulli u gjet i vdekur në hotel Altamira Suites në Karakas të Venezuelës.
Photo Gent Onuzi dhe është cilësuar prej tij si Foto e Ditës. Është fotografuar kryebashkiaku Erion Veliaj I cili në këtë foto shihet si një baba tepër i kujdesshëm teksa ka nxjerr xhiro të birin, Kajanin e vogël në rrugët e Tiranës. Mesa duket Kajanin do ta shohim më tepër ne publik pranë Veliajt sepse edhe ne natën e ndërrimit të viteve kryebashkiaku postoi foto me bashkëshorten Ajolën dhe djalin ndërsa uronte Vitin e Ri.
Vrasjet, krimet e pasionit dhe atentatet ishin të shumta përgjatë vitit 2018. Një ndër lajmet më të bujshme e mediatike ishin pikërisht dy atentatet e fundit, një në Laprakë dhe tjetra në Elbasan. Vetëm para pak javësh, një atentat ndodhi në zonën e Laprakës, ku i mori jetën 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe mbeti i plagosur i dashuri i saj 23-vjeçar, Erion Benga. Dy ditë përpara se të përfundonte viti 2018, mbetën të vdekur Endri Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay nga një atentat në qytetin e Elbasanit. Një ndër krimet e pasionit më të njohura dhe më të bujshme në…
Tre familje në Himarë i kanë paguar miliona lekë një “punonjësi” të Hipotekës Qendrore, me qëllim që të merrnin certifikatat e pronësisë. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan disa banorë të Himarës, të u kanë dhënë miliona lekë një personi të vetë quajtur Bledi Pupa, i cili u tha se ishte miku i djalit të kryeministrit. Aristidh Duri thotë se ka një shtëpi që e ka ndërtuar kohët e fundit. “Shtëpia është ndërtuar në truallin e të afërmve të bashkëshortes. Ndërtesën e kemi regjistruar në Hipotekë, por ende nuk kemi regjistruar edhe truallin, pasi në certifikatë thotë ‘mungon…
“I dashuri ditar, sot më kanë shqetësuar të gjithë në punë.” Pa marrë parasysh se sa ju asocion kjo në ditët adoleshente, psikologët pohojnë se mbajtja e ditarit është shumë e dëshirueshme. Prandaj shumë psikologë ua përshkruajnë pacientëve të tyre terapinë me ditar, e cila, siç pohojnë ata, e redukton stresin, i zvogëlon simptomat e astmës dhe artritit, dhe madje ndihmon në shërimin e plagëve. Kjo u referohet veçanërisht njerëzve të prirë që të gjithën ta mbajnë në vete, si dhe atyre që, pavarësisht nga biseda me njerëzit e afërm, nuk e shohin ndonjë rrugëdalje nga kriza aktuale në punë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar për hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës. Me anë të një posti në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Shehaj shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri po ia japin me koncesion për 20 vite një privati TEC-in e Vlorës, i cili iu ka kushtuar shqiptarëve 120 milionë euro. Sipas tij, shefi i qeverisë ka përjashtuar kompanitë e huaja. Gjithashtu Shehaj paralajmëron se me 15 janar do të bëhet publik se cili nga klientët e Ramës do ta marrë siç e quan ai…
Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik. Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë. Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi…
Trajtimet plotësuese dhe alternative si ajo e artit kreativ, meditimit dhe jogas janë propozuar si mënyra për të mbyllur shumë hapësira të cilat mjekësia konvencionale nuk mundet. Por muzika, për shkak të vlerës që ka në shoqëri e gjithashtu lehtësisë që ka për t’u transmetuar, ka ndoshta potencialin më të madh mes terapive alternative për të arritur në thellësitë e njerëzve, transmeton Telegrafi. Pra, muzika ka rëndësi dhe shëron. Veç kësaj, sipas një studimi pesëvjeçarë nga neuroshkencëtarët amerikanë, thuhet se muzika ka aftësinë ta shpejtojë zhvillimin e trurit te fëmijët e rinj, e posaçërisht në zonat e trurit që janë…