Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare ku kërkoi që timonin ta kishte e vetme, do të veprojë ndryshe në zgjedhjet lokale. Ajo do të krijojë sërish Aleancën për Shqipërinë Evropiane, pasi votat e partive të vogla kanë rëndësi specifike në garën e bashkive. Më shumë se sa për fitoren e kryetarit të bashkisë, partitë e vogla janë të nevojshme që e majta të ketë shumicën në këshillat bashkiakë, pa të cilat kryetarët e bashkive janë thuajse të paralizuar në funksionimin e tyre. Riaktivizimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, sipas vendimit të Asamblesë së PS të siguruar nga Report TV, do…
Author: tirana
Ministri i Financave në detyrë Arben Ahmetaj bëri sot një bilanc të vitit 2018 gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Ai veçoi vitin 2013, koha kur e majta erdhi në pushtet, që e cilësoi “lugina e erret” e ekonomisë. Në vazhdim shtoi se tashmë vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon. “Rritja ekonomike, shifrat nuk i sfidoni dot. Papunësia ne nivelin me te ulet historik, 12.2%”. Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë. Por e kemi lënë pas vitin 2013. Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur”, tha Ahmetaj. Ahmetaj tha se qeveria…
Një 26 vjeçar në Ballsh është në ndjekje penale sepse vazhdonte aktivitetin në kundershtim me vendimin per mosfunksionimin e lojerave te fatit, pas 31 dhjetorit. Ai u kap në subjektin e vet, që vazhdonte të funksiononte si lloto. Njoftimi i policisë Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Fier. Konstatohet 1 subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojrave të fatit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa. Procedohet penalisht pronari i subjektit. Konkretisht u…
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit këto janë simptomat që, nëse zgjasin me kalimin e kohës, mund të tregojnë praninë e kancerit në trupin tuaj. Lodhja kronike, humbja e pashpjegueshme e peshës, dhimbjet e vazhdueshme, ënjtja nën lëkurë, ethet e zgjatura. Këto janë simptoma të zakonshme të sëmundjeve të ndryshme, por nuk duhet të nënvlerësohen. Shoqata Amerikane e Kancerit paralajmëron se kur këto simptoma vazhdojnë me kalimin e kohë ato mund të sinjalizojnë praninë e tumorit. Shihni me foto se ku shkaktohen këto dhimbje. Lodhja e pashjegueshme- Kujdes para së gjithash për lodhjen kronike, pra një lodhje të vazhdueshme, e shoqëruar…
Në këtë nisje të vitit 2019, në Policinë e Shtetit ka pasur ndryshime. Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.
ryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të disa mediave për çmimin e oxhakut ku kreu i qeverisë shfaqej në një video të realizuar për spotin e emisionit të Ermal Mamaqit. Sipas mediave oxhaku ndodhet në shtëpinë e Ramës dhe kushton 12-18 mijë euro. Përmes një reagimi në twitter, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa shkruan se oxhakua nuk është i shtëpisë së tij, por atelieja e një miku të kryeministrit, ku Rama kalon kohen e lirë duke punuar “Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e…
Nga Shaj Mathew Në pamje të parë, neveria e shkrimtarit argjentinas përkundrejt “lojës së bukur”, duket se pasqyron qëndrimin e urrejtësit tipik të futbollit të sotëm, për të cilin sloganet janë shndërruar gati në një refren:futbolli është i mërzitshëm; rezultati varet nga shumë faktorë; s’i duroj dot simulimet në fushë. Dhe është e vërtetë: Borges e quante futbollin “estetikisht të shëmtuar”. Ai thoshte:”Futbolli është një nga krimet më të mëdha të Anglisë!”. Dhe me sa duket, ai madje kishte planifikonte një nga leksionet e tij mbi këtë temë, në mënyrë që të përkonte qëllimisht me ndeshjen e parë të Argjentinës…
Një listë me mësuesit më të mirë në botë po qarkullon në internet, ku në mesin e tyre renditet edhe një shqiptare. Lista është publikuar nga ‘Global teacher Prize 2019’ , dhe në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani. Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 37 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’. Ajo është një mësuese që i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtare “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri. Finalistë janë 50 mësues, të cilët garojnë jo vetëm për…
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë shumë më skeptikë se gjermanët. Njerëz në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ky lajm bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.…
Komuna e Barit ka filluar një nismë e pazakontë për gjithë ata që zgjedhin të shkojnë në punë apo në shkollë me biçikletë. Kështu, ata do të paguhen 25 euro në muaj, nëse lëvizin me dyrrotak. Nën mbështetjen e ministrisë së Mjedisit, komuna do të ndihmojë edhe për blerjen e mjeteve me dy rrota, duke dhënë 150 euro për biçikletën tradicionale dhe 250 për atë elektrike. Ndërkohë për çiklistët më të zotë, ose thënë ndryshe ata që përshkojnë numrin më të madh të kilometrave, parashikohet një bonus shtesë në vlerë 50 euro për ata që përdorin biçikletën tradicionale dhe 100…
Viti 2018 pati shumë evente të veçanta sa i përket vipave shqiptarë duke nisur nga lidhjet e reja, martesat, apo ndarjet. Gjithsesi përgajtë 2019-s pritet që të martesa me rëndësi, që të gjithë mezi po i presim. Këto janë disa prej tyre Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha Në 14 tetor të 2018-s çifti shpalli fejesën, ndërsa planet për damsën Armina Mevlani i kishte treguar pak kohë më parë. Ajo është shprehur se ende nuk ka një datë se kur do të mbahet martesa, por do të jetë së shpejti. “Dua një martesë shumë intime, por kam përshtypjen që po e…
Nga Ben Andoni Historia e Mesjetës shqiptare ka pasur ndriçimin e disa prej penave më të njohura historike evropiane, përveç kontributit vendas, që ka hedhur dritë mbi të. Në kohët tona, përveç prof. Pëllumb Xhufit, të ndjerit Prof. Kristo Frashërit dhe Prof. Oliver Jens Schmitt, e një sërë autorësh të tjerë, i shtohen studiuesit e njohur të fillim shekullit të shkuar me Milan Shuflajn dhe të tjerë para tij, që elaboruan tema por edhe ndriçuan dokumente mbi të cilat u hodh dritë. Pavarësisht kësaj, një “Histori të Skënderbeut” të plotë, të paktën si e pretenduam, e patën të plotësuar vetëm…