Author: tirana

Mafia shqiptare më e rrezikshmja! Gangsetrët shqiptarë kontrollojnë kokainën nga Amerika Latine! Bandat shqiptare eliminojën rivalët! Këto janë disa nga titujt e artikujve që e paraqesin mafien shqiptare si ndër më të rrezikshmet në Europë e botë. Pak kohë më parë një funksionar i lartë i Europol i klasifikoi mafiozët shqiptarë mbi ata rusë. Por, a është vërtetë kështu apo dikujt i intereson të krijojë një imazh të rremë për qëllime që nuk kanë të bëjnë realisht me kriminalitetin dhe studimin e tij? The Economist në një artikull me titullin titullin “Piranja nga Tirana” shkruan se mafia shqiptare është një…

Read More

Të tjera detaje të frikshme kanë dalë në pah nga mediat greke në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin grek dhe atë shqiptar. Babai, një minoritar nga Shqipëria që jetonte në ishullin grek vrau dhe groposi në oborr vajzën e tij, Angjelina Petro, pas sherrit që nisi për lidhjen e saj me një afgan. ANT1 shkruan se shkak i vrajses u bë një telefonatë dhe më pas nisi konbflitki baba-vajzë. Sipas avokatit të babait, shkëndija e vrasjes u ndez kur vajza dhe babai hëngrën së bashku natën e Vitit të Ri dhe ajo mori një telefonatë nga partneri i saj…

Read More

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar në Prokurori 5 ish-regjistrues te hipotekës së Kavajës ku i akuzon për “Shpërdorimit të detyrës”. KLSH njofton se ata kanë bërë tjetërsim prone duke shktuar një dëm prej 14,490,960 lekësh. Të akzuarit kanë regjistruar pasuri të palajtshme në kundërshtim me ligjin si dhe një siperfaqe prej 162851 metrash katrorë e kanë kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arre. Njoftimi i KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.1077/1, datë 17.09.2017, miratuar nga Kryetari, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë,…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë informuar për përditësimet në lidhje me devijimin e trafikut pas nisjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Qëllimi ëhstë shmangia e bllokimit të qarkullimit të mjeteve. Sipas ARRSH, trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Punimet do të zgjasin për dy javë. Njoftimi i plotë nga ARRSH: Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim të njoftimit të mëparshëm, lidhur me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë…

Read More

Për shkak të motit të keq, tragetet e nisura nga portet italiane kanë mbërritur me vonesa në Durrës dhe në Vlorë. Autoritet portuale njoftojnë se dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit, në fqinjin e përtej Adriatikut. Pritej që këto mjete detare të mbërrinin rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të premteje, por për shkak të motit të keq, janë vonuar. Një tjetër traget, ai i nisur nga Ankona në Itali, ka mbërritur gjithashtu me një orë vonesë në terminalin e Durrësit paraditen e sotme. Edhe pse moti duket se nuk i favorizon lundrimet, deri përpara…

Read More

Mësoni se si të keni një ndihmë të vlefshme për të parandaluar kollën dhe gripin duke forcuar sistemin imunitar të fëmijëve. Për të luftuar gripin dhe pasojat e tij, në radhë të parë duhet të përmirësoni ushqimin, ai duhet të jetë i pasur me perime dhe fruta sezonale për të marrë minerale dhe vitamina, por edhe kur është e mundur, dieta duhet të integrohetme substanca natyrale që forcojnë mbrojtjen dhe luftojnë viruset dhe bakteret. Në dimër shtohen sëmundjet gripale, kjo nuk është vetëm prej të ftohtit, por më tepër nga ndryshimet e temperaturave dhe ngaqë qëndroni më gjatë në ambiente…

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrougkalos komentoi ndryshimet e fundit në qeverinë Rama. Ai tha se zhvillimet kanë lënë pas marrëveshjen me Shqipërinë, e cila kishte arritur në nivele të kënaqshme gati për zgjidhje. “Por, aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën. E prej atëherë, për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me…

Read More

Më 1 janar ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Në bazë të saj, bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë do të përfitojnë ulje të taksës së tatimfitimit, nga 15% në vetëm 5%. Kryeministri Edi Rama I shoqëruar edhe nga ministri i Financave dhe Ekonomisë në detyrë, Arben Ahmetaj vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje e konsiderueshme e taksës. Ky I fundit u shpreh i kënaqur dhe tha se kjo lehtësi do t’i shërbejë për të zgjeruar aktivitetin dhe për të rritur fitimin e kompanisë në të ardhmen. “Më 1 janar…

Read More

Një 21 vjecar u ndalua nga policia pasi dhunoi vëllanë më të madh. Uniformat blu informuan se arrestuan shtetasin R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin N.L, 34 vjeç”-njofton policia. Njoftimi Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: •R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin…

Read More

Ai që drejtoi policinë në vendin ku babai kishte groposur vajzen e tij, Angjelinen, pasi me pare e vrau me 7 goditje me shufer hekuri ne koke, ishte qeni i 29-vjecares. Mediat greke, teksa japin detaje te reja lidhur me krimin monstruoz, shkruajne sot se ishte Rocky qeni qe zbuloi vendin ku babai kishte groposur vajzen per te humbur gjurmet. Rocky, ende qëndron jashtë derës së shtëpisë së Anxhelines dhe pret që ajo të kthehet, duke i treguar keshtu besnikerine per lidhjen e forte qe kane pasur.

Read More

Nga Alfred Peza Ilhan Omar u bë dje një ndër dy gratë e para myslimane te Kongresit Amerikan, qe mban shami ne koke, ose hixhab. Një rregull i vendosur 181 vjet më parë për burrat me kapele, thotë se “çdo anëtar duhet ta ketë kokën të pambuluar gjatë seancave të Kongresit”. Kjo e penalizonte edhe Omar. Por jo më. Sepse demokratët që kanë shumicën, kanë marë iniciativën për ti ndryshuar rregullat. Po në Parlamentin shqiptar, do kemi ndonjëherë një Ilhan Omar?

Read More

Rreshjet e dëborës kanë nsiur në një pjesë të madhe të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për situatën e rrugëve pas reshjeve të dëborës. ARRSH njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është e intensive, në punë janë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Gjithashtu, ky institucion thotë se drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri. Sipas ARRSH në të gjitha akset kryesore të vendit që ka…

Read More