Temperaturat e ulëta janë në të gjithë territorin shqiptar, në disa raste duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Problematike mbetet prania e akullit në rrugë, teksa po punohet për kriposjen e të gjitha akseve, ndërkohë që qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha rrugët e qarkut. Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero mbrëmjen e kaluar, por reshje dëbore nuk ka pasur. Në Qarkun e Kukësit ka pasur reshje të dobëta dëbore gjatë natës, në zonat e thella, si dhe ulje të temperaturave. Problematike mbetet prania e akullit në aksin Kukës-Ura e Zapotit, por qarkullimi vijon…
Author: tirana
Në vitin 1950, vetëm 21% e shqitarëve jetonin në qytet dhe pjesa tjetër në fshat, sipas të sistemit të të dhënave të Kombeve të Bashkuara për Persektivën e Urbanizimit. Jetesa në qytet ishte një “luks” për shumëkënd dhe zhvendosja nga zona rurale në atë urbane ishte shumë e vështirë. Bujqësia kontribuonte në atë kohë në 70% të prodhimit të brendshëm bruto. Në vitin 1990, pak përpara fillimit të ndryshimeve të mëdha nga regjisimi socialist në demokraci, popullsia që jetonte në qytet zinte 36% të totalit, sipas të njëjtit sistem të të dhënave.Më pas filloi ndryshimi i madh, ku dy ishin…
Në Serbi nuk do të tolerojnë kurrë që Shqipëria e madhe të krijohet. Nëse bëhet, do të ndodhë kur Serbia të jetë e shkatërruar dhe e mundur. Këtë e tha vetë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, që u shpreh se nëse bashkohen shqiptarët do të ketë luftë. Ministri tha sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe. “Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë…
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë ngelën të plagosur si pasojë e një aksidenti në mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në fshatin Mursin. Nga informacionet e marra, një makinë tip “Mercedez Benz” e drejtuar nga një 21 vjeçar doli nga rruga dhe goditi re këmbësorë. Si pasojë humbi jetën një 35 vjeçare me inicialet L.B, ndërkohë që dy shtetas të tjerë mbetën të dëmtuar. Policia raporton se po kryhen hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut. Njoftimi i policisë Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në…
Pas dy vjetësh kontroll të republikanëve të Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, është radha e demokratëve që të menaxhojnë këtë të fundit. Në muajin nëntor u mbajtën zgjedhjet për Kongresin, ku demokratët siguruan 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve nga 435 vende. Republikanët morën dy vende më shumë në Senat dhe aktualisht gëzojnë një shumicë prej 53 vendesh në raport me demokratët që kanë 47. Ligjvënësja Nancy Pelosi pritet të votohet si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, post të cilin ajo e ka mbajtur nga viti 2007 deri në 2011. Kongresi i ri është është më i…
Në një nga bankomatet e bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore shpërtheu një sasi eksplozivi. Nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për ngjarjen. Dyshohet të jenë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat, por për të vërtetuar këtë pritet që të bëhet inventari nga punonjësit e bankës. Ngjarja ndodhi gjatë natës në qendër të qytetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar detaje të mëtejshme, mbi autorët apo motivet e tyre, ndërkohë që po kryhet ekspertiza dhe po merren gjurmët e gishtave. Hetuesit…
Shqiptari, i cili vrau vajzën në Korfuz të Greqisë, ka shfaqur pendesë. “Nuk doja ta vrisja”, është shprehur 52-vjeçari Aleko Petro, në një lidhje telefonike nga paraburgimi për një emision televiziv në Greqi. “Vajza kishte një vit që kishte ikur nga shtëpia dhe nuk e dija se ku ndodhej. Nuk është e vërtetë që e kam goditur më parë. Asnjëherë nuk kam ngritur dorë ndaj saj. Kërkoj falje nuk doja ta vrisja”, është shprehur ai. Aleko ka treguar dhe momentet e fundit me të bijën: “Hëngrëm së bashku dhe folëm për të afërmit pasi kishte një vit që nuk komunikonte me…
Për shkak të kushteve të këqija në rrugë, automjeti i ndihmës së shpejtë nga Prilepi, sot rreth orës 16:00 duke u kthyer nga Shkupi ka dalënga rruga në Pletvar. Sipas informacioneve të para nga drejtoresha e Entit Shëndetësor nga Prilepi, Olivera Axhioska, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija në rrugë.Makina duke dalë nga rruga, është rrokullisur dy herë.
Një kandidat për të blerë virgjërinë e vajzës së infiltruar nga BOOM ishte dhe një burrë i martuar nga Bulqiza, i cili ofron 3500 euro dhe thotë se ka një biznes. Ai i premton vajzës siguri dhe lidhje sekrete. Kur jemi tek siguria, burri shpjegon se vajza është më e sigurt në herën e saj të parë me një të martuar sesa beqar. Po kështu ai shpjegon se për ta ç’virgjëruar do ti duhen plot dy javë, nëse vajza nuk do të vuajë pasoja dhe të përfundojë në spital. Vajza: Je shumë larg çmimit që kërkoj unë. Të thashë. Kandidati: Deri ku…
Disa persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Prej tyre njëri ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë. Lajmin për Tirananews e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999)”,…
Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë sot në grevë, ku kërkojnë rritjen e pagave. Ndërrimi i parë i minatorëve nuk ka hyrë në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e ka mbështetur ndërrimin e parë, duke vazhduar me grevë. Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat, sipas tyre, nuk kanë përmbushur kërkesat e tyre, të bëra më parë. Sindikata e minatorëve ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe nesër, ku kërkesa kryesore është rritja e pagave deri 20 për qind, ndërsa kanë edhe kërkesa të tjera
Unioni Evropian është gjithnjë e më rigoroz në rregullat me të cilat dëshiron të arrijë sa më shumë kursim të energjisë. Kohë më parë është ndaluar shitja e thithëseve të pluhurit më të fuqishme se 1600 vat, tharëse të flokëve, kositëse dhe aparate për nxehje të ujit, mirëpo tashmë dy vjet është në fuqi edhe ndalesa e përdorimit të poçeve me fije, transmeton Telegrafi. Mirëpo, problemi është që poçet që kursejnë energjinë elektrike përmbajnë zhivë, e cila në sasi të vogla mund të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe ambientin. Poçi kursyes shpenzon 75 për qind më pak energji elektrike…