Shkencëtari Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë Çfarë efekti kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët? Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”. Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë. Nëse në ciklin e…
Author: tirana
Kongresi amerikan ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri. Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer Trump. Pritet që Trump të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë. Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018. Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim. Kush është Kathleen A. Kavalec: Kavalec ka një karrierë 30-vjeçare në diplomaci dhe…
Një muaj e gjysmë pas vendosjes së taksës doganore 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, tregu kosovar vazhdon mbetet mjaftueshëm i furnizuar me produkte esenciale. Aktualisht, në tregun kosovar mund të gjenden të gjitha mallrat, përfshirë edhe ato nga Serbia e Bosnja, edhe pse importi nga këto dy vende, sipas autoriteteve përgjegjëse në Prishtinë, tashmë është ndërprerë gati në tërësi. Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, por edhe në Odën Ekonomike dhe organizatën “Konsumatori”, thonë se gjatë kësaj periudhe nuk është vërejtur mungesë e asnjë produkti bazë, por as produkteve tjera.…
Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e shumta të borës gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar tashmë problemet e para thuajse në të gjithë vendin. Një nga qytetet më të prekura pritet të jetë edhe Gjirokastra ku temperaturat do të vijojnë të ulen, sipas parashikimit deri 9 gradë nën zero. Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës i bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve si dhe rikujton numrat e telefonave ku mund të kërkojnë ndihmë në rast të çdo problemi. Njoftimi: Sipas parashikimeve të IGJEUM për shkak të temperaturave të ulëta ( dt. 04. -5 -1; dt. 05. -9…
Kur zgjedhim të blejmë një produkt të caktuar, ne kërkojmë produkte me vlerë, të cilat janë të shëndetshme, të shijshme, transparente në mënyrën e prodhimit, të kualitetit të lartë dhe të sigurta. Tani, ne jemi më mirë të informuar rreth ndikimit të ushqimit në shëndetin tonë dhe jemi më të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve, duke u munduar të marrim ato të cilat nuk përmbajnë përbërës të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tone, si vaj palme, yndyrna të hidrogjenizuara, të pa modifikuara gjenetikisht, pa ngjyra artificiale, etj. E vërteta është se të gjithë duam të konsumojmë produkte…
Kontrollet për të evidentuar rastet e shkelësve të rregullave të qarkullimit po vijojnë. Mësohet nga Policia Rrugore e Tiranës se numri i shkeljeve që konstatohen në rrugët e kryeqytetit mbetet i lartë. Gjithashtu edhe rreziku për t’u përfshirë në një ngjarje rrugore është i lartë. Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim duke e konsideruar sigurinë rrugore si një sfidë të përbashkët. Njoftimi i Policisë “Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë…
Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka reaguar përsëri për taksat e vëna nga Kosova. Ajo është shprehur se ndryshimet e fundit në shtetin e Kosovës kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës 50 hapa prapa dhe ka theksuar se nuk ka kompromis. “Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq. Kryeministrja e Serbisë, në një intervistë për Tv Pink tha se…
Në Gjemrani ka shqetësim pas lajmit se të dhënat private të qindra politikanëve të vendit, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, janë hakeruar dhe postuar në Twitter. Zëdhënësja e qeverisë gjermane Martina Fietz u tha gazetarëve të premten në Berlin se “të dhënat personale dhe dokumentet që u përkisnin qindra politikanëve dhe figurave publike janë publikuar në internet”. Ajo shtoi se qeveria po e trajton këtë rast me shumë seriozitet. Sa i përket sulmit kibernetik ndaj zyrës së kancelares Merkel, zonja Fietz tha se të dhënat paraprake tregojnë se nuk ka patur rrjedhje të informacioneve me vlerë. Të dhënat e vjedhura,…
Qëministrat e rinj të propozuar më 28 dhjetor në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama të nisin punë, do t’u duhet të presin deri më 21 janar. Në këtë datë rinis punën parlamenti e ata do të votohen dhe do të marrin zyrtarisht detyrën. Kështu, shtatë ministrat e shkarkuar dhe zëvendëskryeministrja do të vijonë të jenë në detyrë deri në rifillimin e sesionit të ri parlamentar. Përpara votimit në parlament, kryeminsitri Rama duhet të çojë të gjitha propozimet për ndryshime tek Presidenti Ilir Meta për të marrë dekretin e tij. Presidenti ka 7 ditë afat që pas…
Shqipërinë mund ta lënë shqiptarët, pork jo nuk do të thotë se atdheu ynë do të zbrazet. Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data janë rreth 57, 616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, bazuar kjo në të dhënat e Bankës Botërore. Prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet. Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, ajo shtoi se ai do të ndahet në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile. Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë, me çeljen e buxhetit…
Policia Rrugore e Tiranës vazhdon me kontrollet e rrepta për të evidentuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Me ardhjen e festave, masat u shtuan, por prapë problem ka pasur. Nisur nga kjo, policia bën me dije se fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rrugët e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për t’u përfshirë në një ngjarje rrugore. “Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë…