Këngëtari i famshëm, Flori Mumajesi ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, ka treguar më shumë rreth historisë së tij, të humbjen së dëgjimi nga njëri vesh. Flori ka treguar se e ka humbur dëgjimin pasi i vogël dëgjonte muzikë me boks dhe jo me kufje. “Kur kam qenë rreth 13 vjeç, nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani është duke u rikuperuar dhe ka arritur në 70 % duke u rregulluar, vazhdon të jetë në progres”, u shpreh Flori. Këngëtari ka edhe një…
Author: tirana
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka lënë pa ironizuar videon, në të cilën kryeministri Edi Rama shfaqet duke bërë dush. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Pyetja e studentit ishte: me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!” Pas publikimit të spotit të emisionit ‘Xing me Ermalin’ ku pritet të jetë i ftuar kryeministri, në rrjetet sociale ka plasur irona dhe memet me pamjet e kryeministrit në dush
Në pikën kufitare të Merdarës, Policia serbe ka arrestuar zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Boban Stankovic. Ai është njëkohësisht edhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës. Lajmi për arrestimin është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook. Sipas Haradinajt, Boban Stankovic është arrestuar pa arsye nga sheti serb. Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj: Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në…
Sipas vendimit të qeverisë përsa i përket lojërave të fatit, pas 1 janarit në Shqipëri nuk do të lejohen më pikat e basteve. Pothuajse pjesa me e madhe e lokaleve që funksionojnë si pika bastesh, kanë ulur qepenët. Lidhur me këtë vendim të qeverisë ka dhënë mendimin e tij edhe, ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai thotë se ky është një vendim, i cili do të këtë pasoja. Arsye për të cilën i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të vij në vete. “Shkundu e hajde në vete, kryeministër. Duhet vepruar në përshtatje me ligjet…
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku është një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Gjatë këtyre muajve çifti ka preferuar të mos publikojë foto të Ajkës. Ditën e djeshme çifti shumë i dashur për shqiptarët i kanë mahnitur të gjithë me foton e parë familjare me të cilën urojnë Vitin e Ri në rrjetet sociale.
Pas tre ditësh, polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur në liqenin e Pogradecit. Mësohet se kërkimet do të vijojnë sërish ditën e nesërme. Ngjarja e rëndë ku peshkatari humbi kontaktet me të afërmit ndodhi më 31 dhjetor, ku peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53- vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer. Më pas familjarët kanë njoftuar policinë, por deri më sotme polumbarët nuk kanë mundur të gjejnë 53- vjeçarin.
Moderatorja bukuroshe Ilda Bejleri, ishte një ndër të ftuarat e puntatës së mbrëmshme në “Shiko kush luan”. Ajo është mbrojtur gjithmonë në media për veshjen e saj, pasi është kritikuar fortë jo vetëm nga analisti Mustafa Nano. Por këtë herë, në sfidën “Shiko kush përgjigjet”, përballë Olti Currit, ajo foli për politikë, Ilda u pyet nga Fifi se “A e meriton Erion Veliaj një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës dhe pse dhe ajo zgjodhi të përgjigjej me shumë dashamirësi. “Erion Veliaj e meriton një mandat të dytë pasi ka punuar shumë për Tiranën dhe ka akoma më shumë…
Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë po përballen me pritjen dhe radhët e gjata në doganën e Kapshticës. Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me vetëm 2 sportele. Kjo situatë do te vijojë deri në fund të javës kur pritet të kalojë edhe numri më i madh i shqiptarëve që rikthehen në Greqi.
Rudina Xhunga ka hapur derën dhe ndarë me publikun disa emocione dhe ritualin e ditës së parë të vitit. Rudina është shfaqur me bashkëshortin e saj Dritan Hila, nënën e tij, vajzën Alanën dhe mbesat, ndërsa ka treguar për byrekun me lekë, një gatim tradicional i kësaj dite. Në një atmosferë festive, me dekor që e tregonte më së miri se jemi ende në festa, Rudina e qeshur ka pritur moderatoren e Vila24 Androniki Kolka duke i treguar shumëçka nga jeta që nuk i kemi ditur. Ajo rrëfeu marrëdhënien me vjehrrën dhe vendin që zë puna në familjen e saj.
Janë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Sipas mediave greke dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa. Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Ata janë arratisur mbrëmjen e djeshme, por mungesa e tyre është vene re vetëm ditën e sotme. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut .
Me fillimin e 2019-s, në vendin tonë nisin nga zbatimi një sërë vendimesh të reja të cilat janë vendosur nga qeveria. Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato na ka njohur sot me disa nga risitë me të cilat do të ballafaqohen bizneset që operojnë në vendin tonë. / Tirananews.al
Rudina Dembacaj është hakmarrë me një kamera të fshehtë ndaj Edjona Dervishit, drejtoreshës së Channel One, me pronar Ylli Ndroqin, në kameran e fshehtë të këtij viti në televizionin Ora News. Një vit ka pritur aktorja për t’u hakmarrë, ndërkohë që shumëkush kujton kameran e vitit 2018, kur Edjona e provokoi rëndë aktoren sikur i kishte marrë burrin. Drejtoresha dhe gazetarja ka rënë në kurthin e këtij viti të Rudinës. Një shkresë e përpiluar nga Ylli Ndroqi që tregonte se drejtoresha për paaftësi në punë shkarkohej nga detyra, e ka bërë Edjonën të firmosë fillimisht, por pastaj, pa e ditur…