Kryeministri Edi Rama, në konferencën maratonë për shtyp në ditën e fundit të vitit, vlerësoi një nga ministrat që vetë e hoqi disa ditë më parë. “Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë i Ministrisë së Jashtme dhe ministri më i mirë që kemi pasur në historinë e tranzicionit”, deklaroi Rama. Në lidhje me ministrin e ri të Jashtëm, Rama tha se fakti që është nga Prishtina është plus dhe nuk e shqetësojnë aspak ajo që thonë të tjerët. “Duhet ta shfrytëzojmë të gjithë zonën shqipfolëse për ministra, deputetë e ambasadorë”, shtoi Rama.
Author: tirana
Kryeministi Edi Rama teksa i eshte pergjigjur interesit te medias per ministrat e rinj qe zgjodhi si pjese e kabinetit qeveritar, ka folur edhe per zgjedhjen e Erion Braçes në postin e zv/kryeministrit. Pyetur per arsyen e nje zgjedhjeje te tille, duke pasur parasysh se shpesh here me te ka pasur perfshirje ne debat, Rama ka dhene kete pergjigje: “Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me…
Kur vetëm pak ditë më parë u reformatua kabineti qeveritar, duke zëvendësuar 7 ministra dhe krijuar një tjetër institucion të ri, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje të emëruarve të rinj. Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit, kreu i qeverisë iu përgjigj të gjitha kritikave publike që ishin kundër emërimeve të këtyre emrave, me pretendimin se ata duhet të ishin personazhe politike dhe se nuk ishin pjesë e PS. Mes të tjerash ai tha se ministrat e rinj janë më profesionist sesa ata që u emëruan në mandatin e parë qeverisës, në 2013-ën. “Së pari…
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas raportimeve se është larguar nga kjo pozitë për shkak se e kishte paraqitur Kosovën si shtet islamik. Përmes një shkrimi në Facebook, Lama e ka përgënjeshtruar lajmin. Ish-deputetja kërkuar nga MPJ, që të reagojë pasi ka thënë se nuk ka fakte për këtë. “Duke shpikur një burim anonim ne MPJ se gjoja unë e paskam “paraqitur Kosovën si shtet islamik”. Ku i keni faktet”, ka shkruar Lama në Facebook. Ndërkaq, me datën 23 nëntor të këtij viti, Presidenti Thaçi kishte urdhëruar tërheqjen e Alma Lamës nga misioni diplomatik. “Urdhërohet tërheqja…
Të gjitha damat, frizurat e të cilave do t’i shihni, tashmë kanë hyrë në moshë, andaj zgjedhjet e tyre janë shumë të sigurta nëse dëshironi të dukeni më të reja! Për fillim, kini parasysh që patjetër duhet t’i harroni flokët shumë të gjatë, dhe t’u ktheheni formave moderne, të cilat janë bërë armë e fshehtë për rinim të shumë bukurosheve të njohura botërore. Shumë yje duken mrekullueshëm, jo vetëm në lëvizjet e tyre dhe në tepihun e kuq por gjithashtu edhe në përditshmërinë e tyre, transmeton Telegrafi. Disa prej tyre nuk duken më të vjetër se 30 vjeç, kështu që do…
Një aksident I rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ndodhet në gjendje kritike per jeten. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës në Durrës, ku një person ka tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet. I aksidentuari është në gjendje të rëndë për jetën I cili është nisur me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet që shkak është bërë pakujdesia e treguar nga këmbësori.
Ulja e numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë po nxit autoritetet që të ndërmarrin nisma stimuluese financiare. Fjala është për Japoninë, ku numri i popullsisë në qytetin Nagi po vjen gjithnjë e më shumë duke u zvogëluar. Për të stimuluar çiftet e reja që të krijojnë familje, autoritetet ofrojnë deri në 5800 Dollarë. Kjo shumë rritet nëse çiftet sjellin në jetë fëmijën e dytë apo të tretë. Japonia po përballet me një problem madhor, atë të plakjes së popullsisë dhe me një shkallë lindshmërie jo të rregullt. Kjo për shkak se çiftet emigrojnë vazhdimisht. Kujdesi gjithashtu për fëmijët në…
Një nënë e dy fëmijëvee thuhet se mund të përballet me burg pasi një hetim i policisë në atë që ndodhi pak kohë më parë që çoi në vdekjen e fëmijës së saj ka të dhëna se mund të zbulojë se ajo ka qenë duke kontrolluar Facebook, ndërkohë që vajza e saj u mbyt. Kayla Lynton, 23 vjeçe, u arrestua në Tel Aviv dhe policia thuhet se po kontrollon telefonin e saj dhe në kohën prej dhjetë minutash në të cilën Naomi mendon të ketë mbytur në banjë . Foshnja Naomi, 6 muajshe, u çua në spital në korrik, por…
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, një grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.Ahmeti u shpreh, “rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin. Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke. Kosova u perfshi kete muaj nga 2 grabitje.
Rrugët e Parisit janë ndezur gjatë protestave të “jelekëve të verdha” në Paris, ku si pasojë e djegies së koshave dhe makinave kulla Eiffel është mbuluar nga një tym i zi. Ndërkohë policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit i kanë i kanë vënë zjarrin makinave në rrugët e Parisit. Prej 7 javësh protestuesit në Francë kundërshtojnë politikat tatimore të qeverisë franceze.
Një furtunë e vërtetë ndryshimesh në qeveri, u prezantuan nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dy ditë më parë. Erion Braçe mori postimin zëvendës Kryeministër duke zëvendësuar Senida Mesi. I ftuar më parë në emisionin “Shiko kush luan” të moderuar nga Luana Vjollca, Erion Braçe tregonte se nuk e ka ëndërruar asnjëherë që të jetë kryeministër. Për cilën arsye do pyesni ju? “Sepse jam i shkurtër”, i përgjigjet Braçe pyetjes së Luanës.
Një njoftim për bombë në kanalin televiziv ANT1 ka tronditur Greqinë ne oret e mbremjes. Telefonata anonime në zyrat e kanalit televiziv rreth orës lokale 20.00 paralajmëroi për një shpërthim pas 1 ore. Forcat blu, kanë rrethuar ndërtesën, dhe po kryhen kontrolle për pako apo lëndë eksplozive. Pas shpërthimit në kanalin televiziv Skai dhe kishën Shën Dionisi në qendër të kryeqytetit është shtuar gatishmëria kundër sulmeve të vazhdueshme terroriste në Athinë. Asnje e dhënë më tepër nga policia.