Author: tirana

Erdal Durunay, është shtetasi turk që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Elbasan, bashkë me Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në atentatin që iu bë pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit. Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Elbasan, me qëllimin për të festuar aty së bashku me miqtë e tij festën e ndërrimit të viteve. Ai kishte lidhje të forta miqësore me nipin, lidhje që thuhet se ishin krijuar që në Holandë. Dyshohet se edhe turku, viktima e tretë e atentatit të mbrëmshem ka qenë i përfshirë në trafik droge, por policia ende është duke hetuar për zbardhjen…

Read More

Parlamenti britanik pritet të votojë në dy javët e ardhshme marrëveshjen për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, por Brukseli i ka kërkuar ligjvënëse britanikë që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shefi i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, tha të dielën se ai personalisht pret që parlamenti të përmbushë dëshirën e shprehur nga populli britanik në vitin 2016, ndërsa druhet se mungesa e mirëkuptimit rreth Brexit do të rihapë një proces tejet të vështirë. Në një intervistë për gazetën gjermane, “Velt am Zontag”, Junker u shpreh se publiku anglez duhet të kërkojë llogari nga politikanët e vet se përse…

Read More

Arrat janë simbol i jetës dhe i mbarësisë. Në besimet e lashta simbolizonin mençurinë dhe lumturinë. Në shumë vende të botës, arrat dhurohen në mbrëmjen e Vitit të Ri me dëshirën e mirë për një fillim të ri e të mbarë. Arrat rekomandohet të përfshihen në gatimet e fundvitit sidomos në një kek me arra në të cilën mund të futet një monedhë. Personi që gjen monedhën besohet në shumë qytetërime të ketë një vit të mbarë. Arrat gjithashtu simbolizojnë lumturi për individin dhe familjen. Përveç shijes, arrat janë gjithashtu të pasura në vlera fantastike për trurin dhe gjithë organizmin.…

Read More

A do ta vëmë theksin gjatë vitit të ardhshëm në vetulla, linja të syrit apo do të jemi të dashuruar në ndonjë trend të ri? Gjykuar sipas risive dhe trendëve të shumtë, të cilët po i lajmërojnë grimuesit e njohur, 2019-a do të jetë vit interesant sa i përket grimit, Edhe pse jemi të vetëdijshëm që po hyjmë në vitin krejtësisht të ri, gjykuar sipas trendëve të cilat po priten, kemi ndjenjën sikur atë aventurë tashmë e kemi përjetuar. Fjala është për kthimin e viteve ’90 dhe favoreve të grimit, të cilat janë të lidhura me atë periudhë. Kështu buzët…

Read More

Nga Mentor Kikia Pashë, mes të tjerëve, nja dy tipa që nuk frymëzojnë aspak qytetari. Nuk di të them nëse duhej të ishin në burg, por në një protestë për demokraci jo. Ani, secili është i lirë! Dëgjova, mes të tjerëve, një vajzë me një zë të mrekullueshëm, vokal madhështor, si një soprano. Filloi të fliste tërë mllef: Mbrëmë pashë një gazetar, një palo gazetar, që tha në televizor se tiranasit janë dembelë, qylaxhinj, tashethemexhinj rrjetesh sociale, që rrinë nëpër kafene. Por unë i them atij se ne nuk jemi të tillë. -Jooooooooo – bërtiti turma. Ai gazetari isha unë.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjien ‘Ali Demi’, te ura e njohur me emrin e ‘Poligrafikut’. Arsyet nuk dihen ende, por ajo çfarë vihet re është se askush nuk ka tentur për të shuar zjarrin.

Read More

Autoritetet doganore të kontrollit ushqimor të Greqisë në alarm prej zbarkimit të disa ngarkesave me oriz të rrezikshëm nga India ne fillim te Dhjetorit. Saktësisht orizi indian i bllokuar përmban kimikatet super të rrezikshme. Burimet e AgroËeb.org raportojnë se ato janë Acefat (acephate), Kabendazim (carbendazim) dhe Triciklazol (tricyclazole). Sasitë e këtyre kimikateve dhe pesticideve të dëmshme për shëndetin e njeriut rezultuan totalisht jashtë normave të lejuara edhe nga vendet e botës së tretë. Nga ana tjetër, konsumatorët duhet të tregojnë kujdes dhe të interesohen për orizin që konsumojnë dhe origjinën e tij sidomos në periudhën e festave të fundvitit, kur…

Read More

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës. Më të dendura paraqiten në zonat malore, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të izoluara. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë dominante. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit bie lehtë në mëngjes duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Read More

Më e vizituara në juglindje të vendit, Korça mbetet destinacion gjithëvjetor për vizitorët vendas dhe të huaj. Nuk është vetëm qyteti i Korçës me arkitekturën e tij të veçantë, muzet e shumtë, kulinaria krejt tradicionale, argëtimi rinor dhe pasionant me serenatat e famshme, një jetë pa komlekse e paragjykime, ato që e bëjnë vizitorin të ndihet i lirë për disa çaste, por janë dhe vendet piktoreske rreth qytetit me peizazhet e tyre të papërsëritshme ku të japin mundësinë të njihesh me natyrën, historinë, kulturën, por dhe me sportet alpine, si ato të skive apo ngjitjeve malore. Të vizitosh Korçën nuk…

Read More

Qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe në ditën e Vitit të Ri. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se sportelet e Arkave do të jenë të hapura dhe ditët e fundit të vitit në shërbim të klientëve. Më konkretisht: Ditën e shtunë, 29 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-20:00 Ditën e dielë, 30 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-18:00 Ditën e hënë, 31 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-15:00

Read More

Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve: Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec. “Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas. Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje. Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur…

Read More