Sot drejton një prej dikasterëve kryesore. Bëhet fjalë për Valdrin Lluka, i cili në qeverinë aktuale të Kosovës është ministër i Zhvillimit Ekonomik, ndërsa theksohet se ka mbi shpatulla një bagazh të pasur në shkollim dhe karrierë. Por, startin, Lluka i cili vjen nga rradhët e AKR-së, duket ta ketë pasur si shumë të rinjë. Ministri, rreth moshës 20 vjeçare ka punuar në furrë në një orar nga ora 19 deri në 4 të mëngjesit. Rrëfimin, ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale me rastin e ditëlindjes së tij, teksa synon të motivojë të rinjtë në rrugën e…
Author: tirana
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka shqiptuar 714 gjoba në trafik. Në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se kanë ndodhur 66 aksidente, prej tyre 19 me të lënduar, 45 pa të lënduar, ndërsa 2 aksidente fatale. Janë arrestuar 9 persona, 5 janë dërguar në mbajtje, kurse 4 në vuajte të dënimit.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë bilancin e vitit 2018, që u mbyll me shkarkimin e tij nga detyra. Bushati dha edhe një mesazh për shqiptarët përpara se t’i uronte Vitin e Ri. Postimi i plotë i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati: Fundviti është moment reflektimi dhe vlerësimi për sa kemi arritur, por dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë në vijim. Po lëmë pas një vit me sfida në reformat shtetkonsoliduese. Këto reforma, si çdo ndryshim rrënjësor e transformues kanë hasur në rezistencë e dyshim, por këmbëngulja dhe vullneti i shoqërisë sonë për të ecur përpara mbetet i…
Bereta të kuqe dhe uniforma ngjyrë bezhë. Në Rusinë e Putinit, gjithnjë e më shumë të orientuar drejt ushtrisë, edhe fëmijët e vegjël mund të vishen ushtarë. “YnArmia” është një grupim paramilitar, i krijuar në vitin 2016 ku bëjnë pjesë të rinj dhe të reja, shpesh fëmijë të vegjël, të cilët mësojnë vlerat patriotike por edhe se si të qëllojnë me disa prej armatimeve më të rënda dhe sofistikuara. I ideuar dhe ngritur nga ministri i Mbrojtjes Sergey Shoigu, Kremlini ka shumë shpresa te ky mjet i ri propagande. Sipas të përditshmes italiane “La stampa”, fillimisht ishin vetëm 2000 kadetë,…
Nga Alfred Peza / Ka një serial zhvillimesh të rëndësishme e më pak të rëndësishme, që e bëjnë vitin që po lemë pas, një pasqyrë refleksionesh rreth të sotmes dhe të nesërmes. Një vit, që bashkoi në një të vetme, të gjitha tendencat më të këqija të së shkuarës, me dëshirat më të mira të së ardhmes. Një ngërthim sa pesimist aq edhe optimist, në formën e një nyje të re gordiane të shqiptarëve, një pjesë të mirë të së cilës, pritet ta shkokolepsë, shpata e zhvillimeve të 2019. Ka të paktën gjashtë zhvillime që e kanë përcaktuar më së…
Të paktën 22 persona vdiqën pas kalimit të një stuhie që përfshiu këtë fundjavë pjesën qendrore të Filipineve, sipas një bilanci të ri të raportuar nga autoritetet. Bilanci i mëparshëm njoftonte për katër të vdekur. Megjithëse intensiteti i erës së stuhisë “Usman” nuk ishte shumë i fuqishëm, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet e Bicol-it dhe Visayas. Pjesa më e madhe e viktimave u gjetën të mbytur nga niveli tepër i lartë i ujit ose nga rrëshqitjet masive të dheut. Numërohen 16 të vdekur në rajonin e Bicol dhe gjashtë në Visayas lindore.
Eksperiencat na kanë dhënë një mësim që duhet të blihet më herët, se po erdhën festat, do blesh më shtrenjtë. Në fakt buxheti i nuk është I mjaftueshëm, që të kenë rezerva për të blerë më përpara, ata presin rrogat e fund-vitit per të mbushur tryezën. Dhjetori eshte ne fundin e tij, 1 ditë na ndan nga hyrja ne vitin tjetër, dhe tavolinat (shpesh) të stërmbushura me lloj-lloj pjatash traditë e shqiptarëve kanë kosto të lartë. Gjel deti, sallatë ruse, sallatë çezar (së fundmi), patate të skuqura, por pak të “fishkura” meqënëse përgatitja e tyre ka filluar shumë herët, pak…
Gjatë sezonit të festave të fundvitit i jepni një prekje origjinale flokëve tuaj, duke përdorur xixat, një nga trendet më të bukura, që do t’ iu dhurojnë një pamje me stil dhe shkëlqyese. Shumë të përdorura në make-up dhe në artin e thonjve, xixat janë një domosdoshmëri gjatë sezonit, pse mos t’i përdorni ato edhe në flokët tuaj? Mjafton fantazia dhe dëshira për të guxuar që të krijoni flokë me shkëlqim. Nëse keni flokë të mesëm ose të të gjatë, ndajini me vizë në anë, shumë në modë për vjeshtë dimër 2017-2018 dhe vendosni xixat vetëm në njërën anë, nga…
Ndonëse ka mbushur të 70-at, Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë. Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij. “Në Pejë kemi qenë tre kamarierë nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kamarierë nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime…
Sipas të dhënave të revistës prestigjioze, Forbes, pasuria e Oprah Winfreyt arrin deri në tre miliardë dollarë amerikanë (2.62 miliardë euro). Njëra prej prezantueseve më të njohura televizive e shpenzon pasurinë e saj duke blerë patundshmëri anekënd botës. Po ashtu, ajo udhëton vazhdimisht me aeroplanin e saj privat, shkon në pushime me miqtë dhe stafin me të cilin punon. Investimet e Oprah janë edhe në kompanitë mjekësore dhe ato që merren me produkte të shëndetshme. Pos shpenzimeve vetanake, 64-vjeçarja dhuron shuma të mëdha parash për fushata të ndryshme bamirëse, bën të ditur Business Insider. Winfrey ka pasur lidhje të shumta…
Berlini në Gjermani ka nevojën më të madhe të punëtorëve, e ndjekur nga Mynih, Hamburg. Më shumë se 10 mijë vende të lira ekzistojnë në Këln, Shtutgart, Dyseldor. Në tregti ekziston nevoja më e madhe për punëtorë, ku pagat për shitësit janë rreth 1,800 euro. Ata u pyetën gjithashtu për shoferët e kamionëve, automekanikët, pagat e të cilave janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë, pagat e tyre sillen deri 1,800 euro, shkruan Albinfo. Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me një të ardhur mesatare bruto prej…
Këto ngjyra do të mbisundojnë rrugët në vitin 2019! Ndërkaq, njëra sosh posaçërisht na ka surprizuar. Ngadalë po shkojmë drejt sezonit të ri i cili na sjell trendë të rinj, mirëpo edhe paletë të re ngjyrash! Gjykuar sipas pistave të modës, po na arrijnë paletat e reja të ngjyrave të cilat secila vajzë që ka stil do të duhej t’i ketë në gardërobën e vet. Në të vërtetë, pos ngjyrave të errëta, në vitin 2019, në rrugë do të sundojnë edhe ato më të guximshmet – e trëndafilta dhe e verdha. E zeza, këtë herë nuk është në listën e…