Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka uruar me një mesazh në telefon të gjithë punonjësit e policisë për Vitin e Ri. Me anë të mesazhit, Veliu u bën thirrje efektivëve të punojnë me ndjeshmëri e profesionalizëm për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit. “Kaluam një vit pune, përkushtim, lodhje, arritje por edhe dështime. Viti i Ri pas pak orësh mbërrin dhe do nisë rrugëtim dhe për secilin prej nesh ka një mesazh shumë të fortë: Me ndershmëri e profesionalizëm, bashkarisht si familja më e madhe që jemi të bëjmë më të mirën për sigurinë e komunitetit…
Author: tirana
Policia greke ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Truqi, ndërsa në pranga janë venë 3 shtetas shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në Orestiada, ku është ndaluar një mjet, brenda të cilit u sekuestruan 72 kg marijuanë. Droga do të kalohej në Turqi përmes pikës se kalimit kufitar të Kastaneon. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 33 dhe 46-vjeç dhe nje grek 34-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër grek 22 vjeç.
Në një reagim në mediat sociale, Lleshaj shkruan se ky është një mesazh i rëndësishëm dhe tregon se askush nuk i shpëton dot Forcës së Ligjit. REAGIMI I PLOTË Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush. Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri.
Shumë fëmijë do ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në tryeza të gëzueshme e të bollshme. Me mijëra të tjerë janë të rrethuar nga lodrat që kanë ëndërruar. Por, kjo nuk është një histori për fëmijë të lumtur. Kjo është historia e trishtueshme e Denisit, djaloshit 13-vjeçar, të cilin skamja e detyron të vjedhë ushqime për mbijetesë. Denisi kujdeset, përveç vakteve për 5 motrat e vëllezërit më të vegjël sesa ai, edhe për lodrat. “Kur shkoj në shtëpi dhe babi thotë se s’ka për të ngrënë, unë mërzitem. Dal nga shtëpia dhe filloj kërkoj. Shoh dyqane, në të cilat…
“Drejtësia shqiptare nuk ka thënë fjalën e fundit ende për Sajmir Tahirin, prokuroria të zbardh çdo akuzë ndaj tij dhe ta çojë deri në fund çështjen”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa u ka kërkuar medieve të kërkojnë ndjesë për sa i përket vendimit të drejtësisë italiane ndaj ish-ministrit. “Kërkojini falje ish-ministrit çfarë i bëtë, bazuar tek thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit që ua dhanë juve si fakte dhe juve mbushët dynjanë sikur ishin të vërtetat finale, madje arritët në pikën se akuzuar mua dhe neve pse nuk e çuam në burg, duke i hequr imunitetin”, tha Rama. “Kërkoni…
Largimi i Jose Mourinho nga Manchester United duket se ka ndikuar pozitivisht te Paul Pogba, me francezin që shënon thuajse rregullisht nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer. “Është ndryshe. Ne ende kemi fituar disa ndeshje me menaxherin e vjetër, është vetëm një stil tjetër i lojës. Ne jemi më ofensiv, krijojmë më shumë raste dhe qarkullojmë shumë topin. Ne duam të sulmojmë. Trajneri dëshiron të sulmojë. Kjo është ajo që po bëjmë. Ky është një stil i lojës që Pogba e ka pasur dëshirë prej kohësh, kurse nën urdhërat e Mourinhos kaloja në aventura.”-deklaroi Pogba pas fitores 4-1 kundër Bournemouth. …
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka uroi sot trupat e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misione ndërkombëtare si në Afganistan, edhe në misione në detin Egje. Ministrja Xhaçka shprehet se: “Teknologjia na dha mundësinë t’i urojmë drejtpërdrejt trupave tanë që shërbejnë në misionet ndërkombëtare, një vit sa më të mbarë, edhe pse ata që shërbejnë në Afganistan janë në vitin 1397”. “Mirënjohje të thellë gjithë trupave shqiptare që shërbejnë në misionet ndërkombëtare dhe që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata janë të dislokuar, ndërkohë që ekuipazhi i “Lissusit” do të festojë në…
Kreu i qeverisë, Edi Rama është pyetur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nëse ndryshimet në qeveri ishin pjesë e luftës së klaneve brenda PS-së. Duke ironizuar pyetjen e gazetarit, Rama ka deklaruar jo pa tallje se është e vërtetë që në PS ka kompllot dhe luftë të vazhdueshme klanesh. “Përsa i përket konspiracionit. Ka një komplot në PS. Jam i shqetësuar për këtë. Është një lëvizje konspirative. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda. Internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës.…
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë në publik arsyen e propozimit të Ridvan Bodes në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Gjatë konferencës së fundit për shtyp, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë fakt, ndërsa pohoi se ishte ai që e kishte propozuar në këtë post, edhe pse i përket kampit të demokratëve. “Ridvan Bode është propozuar nga unë në funksionon të vizionit dhe qasjes që besoj unë e ka me Bankën e Shqipërisë. Është propozuar si personalitet që vinte dhe vjen nga radhët e opozitës dhe jo tonat, nga radhët e kundërshtarëve. Kur…
Kreu i qeverisë Edi Rama shprehet i bindur se PS do të fitojë sërish në ato bashki që drejton aktualisht, ndërsa siguron se do të marrë edhe Kukësin që aktualisht drejtohet nga PD. “Bashkitë që kemi dhe bashkinë e Kukësit ne do ta fitojmë. Emrat janë ccështje e brendshme e PS. Nëse doni më shumë informacion, merrni kartën e anëtarësimit”, tha Rama.
Në kërkim që prej vitit 1989, pra prej 29 vitesh dhe i arrestuar në 2011 në SHBA, tashmë autori i një vrasje që tronditi Tiranën do të vuajë dënimin në Shqipëri. Zyra Qendrore Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989. Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi Selim Struga, me…
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si një nga zgjedhjet më të mira të bëra në kabinetin e tij, ministrin e ri të Jashtëm, Gent Caka. Në konferencën e sotme me gazetarë, pyetjes së ai nuk ka askund asnjë CV, Rama ka theksuar se ai është një nga djemtë më të ditur të gjeneratës së re. “Më falni për krahasimin, por e Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë,…