Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth disa ditë më parë ku viktimat ishin ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha thotë se në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të policisë. Ai gjithashtu tha se nën hetim është edhe një oficer i lartë, që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili prej disa ditësh nuk është paraqitur në detyrë. Megjithatë gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij do të dëmtoheshin…
Author: tirana
Në këto momente tek parku i liqenit artificial ka rënë një zjarr relativisht i madh. Nuk dihet ende nëse zjarri është vendosur qëllimisht siç jemi mësuar të shohim shpesh-herë, apo pa dashje nga qytetarët dhe të rinjtë e shumtë që frekuentojnë këtë zonë. Por, si rezultat i erës së fortë ky zjarr mund të rrezikojë goxha hapsirë tek liqeni në qoftë se nuk ndërhyhet shpejt nga forcat zjarrfikëse të cilat janë njoftuar nga qytetarët. /TiranaNews/
Tatimet kanë njoftuar bizneset së në rastet, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, atëhere ai fillimisht do të njoftohet nga tatimet për mospërmbushjen e këtij detyrimi Brenda pesë ditësh. Nëse Brenda 10 ditëve tatimpaguesit ende nuk e kanë bërë deklarimin, tatimet do të bëjnë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative. Tatimet sqarojnë se do të zbatohet procedura e mëposhtëme, përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar: Në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar deklaratën/deklaratat e tij tatimore, për…
Ndërsa situata politike në Maqedoni është ende e tensionuar të shumtë janë qytetarët që duan të japin opinionin e tyre në lidhje me këtë situatë të krijuar. Një qytetarë ka komentuar në një status në “Facebook” të kryeministrit Edi Rama duke i thënë se po qe e nevojshme nisin luftën për të mos i lënë vëllezërit e tyre në dorë të fatit. Komentuesi: asht turp te drejtohemi nga njer qe nuk kan vlera edhe pse jam simpatizan i ps ose ishe me pare dilni e na beni patriotin neper tv sikur ju jeni shpetimi i vendit te keni turp qe…
Fotografët janë njerëz të ndryshëm. Ata gjejnë motivim në natyrë dhe objekte, dhe për t’i kapur fotografitë perfekte ata janë në gjendje të rrezikojnë edhe veten. Fotografët shpesh vihen në situata të çuditshme, për të kapur fotografinë e duhur. Por, sa larg shkojnë ata për ta bërë këtë? Ose, sa larg do të shkonit ju për ta kapur një foto interesante? Për fotografët nuk ka kufij. Ata bëjnë gjithçka për një foto të bukur, dhe këtë do ta mësoni përmes fotografive që TiranaNews i transmeton për ju më poshtë:
Në hapjen e zyrës në Kukës, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanit i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali dhe sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së qarkut të Kukësit z. Abdulla Domi. Të pranishmit panë nga afër mjediset e reja të kësaj zyre, e cila sipas ministres Kodheli do të shërbejë për t’i ardhur më mirë në ndihmë banorëve të kësaj zone, të cilët përballen shpesh me situatat e emergjencave. “Është një nga qendrat ku asistohet më shumë qytetari se në çdo qendër tjetër edhe për shkak të motit që shpeshherë bën…
Kreu i LSI-së edhe për pak orë, Ilir Meta ka reaguar pas refuzimit të ish-ministrit Ylli Manjani, i cili nuk ka pranuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, teksa njoftoi listën e Tiranës, i’u përgjigj interesit të medias edhe për reagimin e Manjanit. “Unë komunikoj në mënyrë institucionale, jo me statuse, jo me postime, ai ka qenë në listë, nuk ka pranuar në jetë në listë është e drejtë e tijë, është i respektuar në zgjedhjen e tij, listat i bëjnë forumet, secili shqetësimin e tij mund ta…
Drejtoria e Policisë Berat në një operacion masiv antidrogë ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike pikërisht në Njësinë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë. Drejtoria Vendore e Policisë Berat në një operacion masiv antidrogë ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike pikërisht në Njësinë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë. Mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në tre banesa të ndryshme. Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë. Sasia e lëndës…
Sonte është natë boksi. Ndeshja mes Anthony Joshua dhe Vladimir Klitschko është tani vetëm disa orë larg. 90,000 njerëz do të jenë në Stadiumin Wembley për ta parë ndeshjen e boksit nga afër. Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 23:00 dhe interesimi për të është tejet i madh, raporton TiranaNews. Joshua duket se ka pushuar mjaftueshëm dhe është gati për ndeshjen e sotme, pasi ai ka postuar një foto në Twitter me një pjatë fruta përpara me mbishkrimin “Mjaft i pushuar”.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot pas lajmit se emri i tij është pjesë e listës së zyrtarizuar nga LSI-ja me kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Manjani-Meta Në një reagim në profilin e tij në Twitter, Manjani ka shkruar se “LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë!”. Reagimi i Manjanit Sa i takon lajmit të “jashtzakonshëm” të futjes sime në listë, sqaroj se: Sot Jam propozuar për të qenë thjesht listë por jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i…
Vetëm një javë nga zgjedhjet për bashkinë në Kavajë, policia nuk e gjen të përcaktuar në ligj mënyrën sesi duhet të veprojë për t’i monitoruar ato, referuar faktit që edhe opozita ka bërë thirrje për të protestuar pikërisht në ditën e zgjedhjeve, raporton Balkanweb. Në Kodin Zgjedhor ndalohet mbajtja e tubimeve gjatë ditës së zgjedhjeve megjithatë kreu i opozitës Lulëzim Basha e ka bërë të qartë se këto zgjedhje do të “pengohen” nga një protestë e opozitës. Referuar Kodit Zgjedhor, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, policia duhet të qëndrojë e grumbulluar në komisariate dhe mund të ndërhyjë vetëm me kërkesë me…
Dhimbjet e tmerrshme të qafës dhe shpatullave kanë një shpjegim që do jua heqë smartphonin nga duart, për ca kohë! Vertikalizimi i vertebrave Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin. Një studim i kohëve të fundit…