BMW është duke dyfishuar modelet 5-Series M Performance me një model të ri me naftë të quajtur M550d xDrive. Duke përmirësuar modelin e kaluar M550d që kishte tri turbo në motorin 3.0-litërsh, inxhinierët e BMW shtuan një turbo të katërt për të krijuar njësinë më të fuqishme të dizelit në botë me gjashtë cilindra. Kjo bën që vetura të mund të prodhojë plot 400PS, duke arritur një shpejtësi prej 0 në 100kmh në vetëm 4.4 sekonda. Se si duket kjo veturë e re mund t’i shihni fotot më poshtë:
Author: tirana
Prodhuesi gjerman Audi, ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë TT RS dhe sedani RS3. Modeli me i ri TT do të kushtojë 67 mijë dollarë, që është për 1,750 dollarë më lirë se konkurrenti tij Porsche 718 Cayman, si dhe është më i fuqishëm, transmeton Telegrafi. Makina ka rrota prej 10 inçëve, frena me disk të përparmë prej fibrave të qeramikës, si dhe disa përparësi teknologjike. Në anën tjetër, modeli Audi RS3 që është një sedan, kushton shumë më lirë – 55 mijë dollarë, më lirë se sedanët tjerë që janë në treg. Mirëpo, të interesuarit duhet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë zyrtare për të sqaruar se nuk ka asnjë shkelje në afatet për pranimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017. Partia Demokratike ngriti këtë të shtunë pretendimin se afati që partitë të dorëzonin listat e kandidatëve kishte mbaruar mbrëmë në orën 00:00. Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se sipas Kodit Zgjedhor, ashtu siç është ndjekur edhe në zhvillimin e proceseve të mëparshme zgjedhore, afati i fundit është 50 ditë para zgjedhjeve, dhe llogaritja bëhet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. Pra sipas saj, partitë politike…
Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe Raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein urojnë presidentin e zgjedhur Ilir Metën. Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe nga Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Reporter për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i kanë dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President të Republikës së Shqipërisë. Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re. Ndërsa Fleckenstein e uroi Metën për detyrën e re duke shprehur besimin e tij…
Shkencëtarët kanë krijuar një bioprinter që ndihmon që të mjekosh indet e dëmtuara të zemrës. Kjo pajisje është një hap i madh në mjekësinë moderne. Kërkuesit në universitetin e Minesotës në SHBA thanë: “Gjatë një ataku në zemër, një person humbet gjak nga muskujt e zemrës dhe kjo shkakton që qelizat të vdesin. Trupi ynë nuk mund t’i zëvendësojë këto qeliza, kështu ne kemi krijuar një bio-printer që formon pjesët e dëmtuara të zemrës, që trupi unë nuk mund t’i zëvëndësojë”. Ogle thotë që ata janë në fillimin e një etape të re për zhvillimin e një projekti të ri…
Shpesh na rastis të themi që fëmijët janë të padjallëzuar. Ky koleksion me foto e tregon më së miri këtë gjë. Fotot janë mbledhur nga Bored Panda.
Partisë Socialiste i ikën edhe një tjetër deputet ‘veteran’ nga radhët e saj: Valentina Leskaj. Leskaj, e cila mban postin e nënkryetares së Kuvendit, ka deklaruar sot për mediat se personalisht ka vendosur të mos kandidojë më për deputete. “Nuk do të kandidoj më për deputete, sepse pas 15 vjetësh kontribut, mendoj se duhet të largohem dhe t’i hap rrugën njerëzve të rinj. Nuk është një zgjedhje e momentit, por një zgjedhje e menduar mirë. Nuk do të jem në parlament, por do të jem e angazhuar,” përfundoi Leskaj. /TiranaNews/
Sipas ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, nuk kemi të bëjmë me një shkelje ligjore përsa i përket regjistrimit të listave të kandidatëve për deputetë. Kjo pasi sipas tij, regjistrimi i listave bëhet jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, por pa llogaritur ditën e zgjedhjeve, 18 qershorin. Duke cituar nenin 67, Kume në një lidhje telefonike me ‘News24’ tha se data e regjistrimit të listave skadon sot në mbrëmje, dhe nëse nuk regjistrohen deri në orën 24:00 atëherë nuk duhen pranuar nga KQZ. “ Në kodin zgjedhor parashikohet që regjistrimi i listave të bëhet jo…
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi për herë të parë këtë të shtunë, zgjedhjen e Ilir Metës President, vetëm me votat e mazhorancës. Nga çadra e protestës, lideri i opozitës e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit një pazar politik të mazhorancës të vendosur që në darkën mes kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, Petrit Vasilit dhe kryebashkiakut Veliaj në zonën e “Pazarit të ri”. Presidenti i sapozgjedhur me 87 vota pro, Ilir Meta tha se është i gatshëm të takojë nga nesër kreun e PD-së për të gjetur zgjidhje për krizën dhe për të gjetur rrugët e bashkëpunimit,…
Presidenti i Republikës u votua nga mazhoranca, por kriza institucionale vazhdon të thellohet me ritme edhe më galopante. Kështu e ka politika kur ka mbaruar. Kujton se zgjidh një krizë duke prodhuar edhe farën e një krize edhe më të madhe në të ardhmen. Për të përballur një krizë në rrugë dhe në votimet e ardhshme, u prodhua edhe fara dhe farsa e një krize institucionale edhe më të fortë, edhe më radikale, edhe më tronditëse e me pasoja të pallogaritshme në të ardhmen që nuk dihet ku do të na çojë poqese nuk shihet drejt e në sy. Ditë…
Ilir Meta, kreu në detyrë i LSI, i zgjedhur gjatë ditës së djeshme president i ri i Republikës së Shqipërisë, do të jetë në krye të Kuvendit deri një ditë para betimit të tij si kryetar shteti. Më 23 korrik ai do të heq dorë nga funksioni i kryeparlamentarit, për të bërë betimin si president më 24 korrik, ditë kur mbaron mandati 5-vjeçar i Presidentit në ikje Bujar Nishani. Kështu, Meta do të kryesojë edhe seancën e së enjtes së ardhshme, që shënon edhe mbledhjen e fundit të parlamentit, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbajë…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nisë me një foto ku tregon transformimin e sallës së lojërave në parkun olimpik të Tiranës. Duke uruar një të shtunë të mbarë, Rama tregon pikërisht foto para vitit 2013 si dhe fotot aktuale, duke dhënë dhe premtimin se ka ende punë për të bërë për gjithë vendin. “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të shtunë të qete me këtë imazh të Sallës së Lojërave në Parkun Olimpik të Tiranës më 2013 dhe sot. Ende ka shumë për të bërë për Tiranën që duam por shumë ka për të humbur nëse…