Ky hotel duket se është në fund të botës. Për të shkuar atje duhet të udhëtohet disa orë me anije. Hoteli ndodhet në një ishull të largët në Neëfoundland të Kanadsë. Ky hotel është i ndërtuar mbi faqen e një shkëmbi dhe pamja që të fal ëshhtë tejet spektakulare. Nga aty mund të shikosh madhështinë e Oqeanit Atlantik të Veriut. /TiranaNews/
Author: tirana
Kryeparlamentati Ilir Meta, njeheresh kreu i LSI-së, që pas pak orësh pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë si Presidenti i ri i vendit, rezulton figurë e pastër dhe pa asnjë pengese per kandidim. Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është çertifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij. Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta. Kërkesa është bërë dje…
FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle dhe kanë shoqëruar disa persona në Sukth dhe Shijak të Durrësit, lidhur me atentatin e ndodhur pak ditë më parë, ku humbën jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Policia ka shoqëruar disa persona të cilësuar si “të fortët” e Sukthit e Shijakut. Sipas burimeve të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në krimin e dyfishtë, ndërsa policia vijon aksionin për kapjen e autorëve, shkruan Shqiptarja.com. Gjithashtu sipas burimeve bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe miqtë e Juxhin Dautin që e shoqëronin si eskortë. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar të kenë informacione lidhur me…
Gazetarja e televizionit “24 Vesti” Dushica Mërgja, ka qenë dëshmitare e okulare e sulmit të huliganëve ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela Ajo ka parë sulmuesit që hynë në Parlamentin e Maqedonisë dhe filluan te godisnin deputetët shqiptare. “Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, ishte mbuluar i tëri ishte gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Mërgja për “Tv 24”. Gjithçka filloi me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë nga shumica e re parlamentare, të cilët tanimë udhëhiqen nga kryetari shqiptar, Talat Xhaferi. Situata u…
Ish-deputeti Mark Frroku ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e dënoi pakë ditë më parë me 7.5 vite burg. Ish-deputeti kërkon nga gjykata e Apelit pafajësi për dënimin që mori për veprat penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit të paligjshëm. Mark Frroku akuzohej nga prokuroria edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, por për këtë akuzë gjykata e shpalli të pafajshëm. Mark Frroku u prangos më 2 Prill 2015 dhe prej asaj dite qëndron në qelit e paraburgimit 302, ndërsa dënimi ndaj tij me 7.5 vite pritet të marrë…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në çadrën e protestës. Ai ka komentuar edhe propozimin e Ilir Metës për psotin e presidentit të republikës. Basha tha se ky është pazari i radhës mes tyre që e trajtojnë gjithçka si një plaçkë. “Edi Rama është kryeministri i papërgjegjshëm në largim. Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme, ndërkohë ne opozita juaj, që sot po nisim të marrim përgjegjësitë për qeverisjen e republikës së re. Tradhtia është sot fjala që ju shkon ndër mendje shumicës dërrmuese të një pjesë të shqiptarëve me mendje të majta,…
Situata politike në vend ka mbledhur sot në një takim ambasadorët me krerët e partive të vogla parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Te pranishem ne takim ishin ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe kreu i prezences se OSBE-se në vendin tone Boschardt. Por sekretarja e Pergjithshme e PDIU-se, Mesila Doda eshte shprehur se gjate takimit ambasadori i OSBE-se, ka thene se mungesa e opozites ne zgjedhje do te jete vetem nje fjali ne raportin perfundimtar. “Pata një debat me ambasadorin e OSBE-së gjatë takimit. Ai tha se mospjesemarrja e opozites nuk eshte problem dhe…
Ky baba me siguri ndjehet babai me i lumtur në botë. Në videon më poshtë shfaqen trenjakët e tij duke i ndjekur nga pas makinën e tij, kur ai niset për punë në mengjes.
Policia e Vlorës njofton se rreth orës 15:54 të ditës së djeshme, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, është konstatuar një kafkë njeriu të dekompozuar. Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, policia thotë se nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër. Kafka është mësohet se është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme procedurale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”./TiranaNews/
Situata politike në vend ka mbledhur sot në një takim ambasadorët me krerët e partive të vogla parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se në takim kanë qenë ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe Boschard. Ishin ambasaorët Lu dhe Vlahutin ata që thirrën partitë e vogla për t’i informuar për situatën politike. Takimi vjen një ditë pasi ambasadori Lu deklaroi se zgjedhjet pa opozitën janë legjitime./TiranaNews/
Lexo shenjën tënde Dashi Dita e sotme do ketë vetëm diell për ju qe jeni ne një lidhje. Do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë te shkëlqyer për te kërkuar falje. Beqaret edhe sikur te mos duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Për financat perspektivat do jene te mira. Nëse bëni një menaxhim me te kujdesshëm mund te ketë edhe goxha përmirësime. Demi Dite pozitive dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne jetën tuaj do mbizotërojë gjate gjithë kohës alegria…
Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi do të votojë kundër Ilir Metës për postin e presidentit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Blushi ka bërë publik qëndrimin e tij dhe arsyet se pse nuk e voton Metën. Ai thotë se Meta po bëhet president në kulmin e krizës për të marrë edhe atë pak pushtet që ka mbetur. Postim i Blushit: NUK VOTOJ ILIR METËN Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur…