Author: tirana

Majlinda Kelmendi është shpallur për herë të tretë kampione e Europës. Xhudistja kosovare ka mundur në finale rusen Alesya Kuznetsova me “Ippon” në kampionatin Europian që mbahet në Varshavë të Polonisë. Majlinda, kampione Europe, Botërore dhe Olimpike, në gjysmëfinale eliminoi portguze Joana Ramos, ndërsa në rrethin e parë kishte kaluar pa u ndeshur, të dytin kishte mundur britaniken Cheilse Giles e në të tretin zviceranen Evelyne Tschopp. https://streamable.com/2l98o

Read More

“Diaspora shqiptare po keqpërdoret për konferenca, protesta, dhe vlera monetare por u mohojnë postin e presidentit” Është ky thelbi i shqetësimit që kanë ngritur sot Organizata e Gruas Shqiptare-Amerikane në SHBA, e cila përmes një deklarate për media kërkon që të shfuqizohet ligji për zgjedhjen e presidentit, që nuk u jep mundësinë edhe emigrantëve të kandidojnë për këtë post. Deklaratë  Sot më 20 Prill 2017, pritet të mbahet raundi i dytë i përzgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi raundi i parë u përmbys duke mos sjellë asgjë të re. Duke u njohur me ligjet e shtetit të qeverisë…

Read More

Ibiza është një nga vendet më fantastike për të kaluar pushimet. Është një nga vendet që frekuentohet më shumë nga turistët e huaj jo vetëm për shkak të pamjes së mrekullueshme, por dhe për festat e çmendura. Ndërkohë, më poshtë poi u njohim me disa nga vilat më fantastike të këtij ishulli, të cilat natyrisht kushtojnë shumë për t’u prenotuar dhe nuk janë të përballueshme për njerëzit me të ardhura normale. Sidomos kur bëhet fjalë për rrogat në Shqipëri. Janë vila që në fakt mund të prenotohen vetëm nga biznesmenë, pasi çmimi i tyre varion nga 3 mijë euro e…

Read More

Google ka dizenjuar një lente syri high tech e cila mund t’i japë një shpresë personave të verbër. Shpikja e zgjuar përmban një kompjuter të vogël brenda lentes i cili ka një opsion superzmadhim të fotos dhe lejon përdoruesin të indetifikojë objektet. Kamera e instaluar në të përpunon imazhet që sheh ndërkohë që mikroçipi i saj super i zgjuar i analizon të dhënat duke informuar përdoruesin në qoftë se ndonjë objekt po afrohet drejt tij. Ideja e lentes është në hapat e para, por prona intelektuale Patent Bolt beson se lentja do të ketë kontakt pozitiv në 180 milion njerëz…

Read More

Në kinema na ka bërë të qeshim, të qajmë dhe të ëndërrojmë shumë. Në moshën 49 vjeçare Julia Roberts është akoma ‘Gruaja më e bukur në botë’. Për herë të pestë që prej 1991, ajo është kurorëzuar nga ‘People’ si femra më e bukur. Artistja thotë që është e nderuar për këtë vlerësim dhe bën shaka duke thënë që ka thyer rekord për këtë çmim, pasi miku i saj George Clooney ka marrë titullin vetëm dy herë, njësoj si Jennifer Aniston dhe Michelle Pfeiffer. Ajo nuk ka frikë nga mosha. ‘E rëndësishme është të plakesh me elegancë. Kush e di…

Read More

Gazetari, Blendi Fevziu në një shkrim të titulluar “Ç’po ndodh me zgjedhjen e Presidentit” ka analizuar skenarët politikë që po ndjek mazhoranca për daljen e vendit nga kriza politike. Sipas tij “Në Tiranën e politikës informale, flitet se ka një kompromis që Meta të shkojë në krye të shtetit, por kjo të ndodhë pas zgjedhjeve. Nëse është e vërtetë, kjo është mënyra më e mira për ta realizuar këtë, edhe pse, vetë loja ka shumë të panjohura”. Nga Blendi Fevziu I pyetur nëse Presidenti i i ardhshëm i Republikës do të ishte produkt i një konsensusi të gjëra, pra i…

Read More

TIRANË- Pas dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Shqipërisë, Kuvendi ka caktuar datën dhe orën e saktë për zhvillimin e raundit të tretë. Kështu është vendosur që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet më 27 Prill, ditrën e enjte në orën 15:00. Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e dy raundeve të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, edhe në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit nevojiten votat pro të 84 deputetëve.

Read More

Me dhjetëra telefonata janë bërë në Polici nga qytetarët, të cilët kanë dhënë informacion për vrasësin e Artan Cukut. Mes këtyre telefonatave janë edhe disa qytetarë të cilët kanë thënë se kanë informacion për personin që shfaqet në videon e policisë dhe i cili dyshohet se është vrasësi i ish-Komisarit. Burime nga Policia bëjnë me dije se disa nga informacionet që kanë dhënë qytetarët mund të çojnë në identifikimin e autorit, kjo për faktin se po mbahen në vëzhgim disa persona të cilët ngjajnë me autorin e dyshuar të vrasjes. Të njëjtat burime theksojnë se grupi hetimor po bie në…

Read More

Alfred Peza po shkon para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke paguar kështu gjithë “gjynahet” e shtypit informal shqiptar dhe duke u bërë ilustrimi më i mirë, përse në Shqipëri askujt nuk i intereson që shtypi të jetë i formalizuar dhe konkurrent në treg, duke jetuar me mundësitë e veta, si mall që shitet e blihet. Gracka në të cilën politika ka futur shtypin shqiptar, zuri të parin Alfred Pezën, një shembull tipik i një gazetari të përdorur në maksimum për interesa të disa pronarëve të shtypit, si krijues dhe menaxher i suksesshëm i mediave, që ata kanë investuar me…

Read More

E kush  tha që lopët nuk kërcejnë nga gëzimi? Kur të shikoni videon e mëposhte do ta kuptoni që ato kërcejnë dhe më së miri madje. Lopët  hidhen nga lumturia pasi shikojnë bar për herë të parë pas 5 muajsh në izolim dimëror. Ato kishin qenë të mbyllura në stallë gjatë dimrit të ashpër në Hollandë. https://www.facebook.com/MetroUK/videos/1404957202872897/

Read More

Shqipëria duket se është kthyer në një vend të preferuar për të punuar për turqit dhe italianët. Të dhënat zyrtare për vitin 2016 tregojnë se shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%. Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit që përbëjnë edhe fushat më të preferuar nga të huajt. Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ( Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se listën e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e pasojnë…

Read More