Në një postim të gjatë në Facebook, deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka paralajmëruar kreun e opozitës se plani për të ngritur popullin në këmbë ditën e hënë, do të dështojë dhe kjo për të vetmen arsye sedo të jetë populli që duhet të ngrihet kundër tij. Ky reagim vjen pasi Basha ka shpalosur prej ditësh skenarin që ka parapërgatitur opozita për të bllokuar akset kryesore në vend në shenjë proteste ndaj mosreagimit të qeverisë për kërkesat e saj. Reagimi i plote Nuk ke popull or Lyl! Nuk ke popull! Ky eshte problemi yt dhe, eshte problem i madh. I…
Author: tirana
Emily Ratajkowski vazhdon të tregojë përse ajo është një ikonë e stilit dhe princesha e kulturës pop. Të premten 25 vjeçarja është shfaqur e mahnitshme ne eventin e Maria Claire dhe Maibelline në Californi, me personazhet e famshëm të cilat kanë qenë pjesë e kopertinave të revistës ndër vite, raporton dailymail. Modelja yll e lindur në Londër, është shfaqur elegante dhe e gjitha me të kuqe, teksa ka pozuar për gazetarët dhe fotografët.
Paratë, gjithmonë ato. Miro Rizvanovic Niemeier, 36-vjeçari narkotrafikant ndërkombëtar i arrestuar të enjten nga Guardia di Finanza ishte në Itali me destinacion Milanon. Sot, sipas hetuesve, bosi me shtetësi të dyfishtë boshnjake dhe gjermane, duhet të takohej me aleatët shqiptarë për të vendosur çmimin e 100 kg kokainë për t’u shitur në qytet, shkruan sot Corriere della Sera. Hetimet vazhdojnë në kërkim të rrjetit të bashkëpunëtorëve, por arrestimi i këtij njeriu, hallkë e rëndësishme e “Klanit të Gjirit” dhe një nga referimet e shefit të tij, “Otoniel”, trashëgimtar i mbretit të drogës Pablo Escobar, për të cilin është vendosur një shpërblim…
Zbehja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, vlerësohet se ka shtuar ambiciet e vendeve më të fuqishme që të shtrijnë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Kosovën. Krahas ambicieve të theksuara për rritjen e ndikimit rus në rajon, edhe Turqia, mbetet si një nga vendet më të përfolura për shtrirje ndikimi në këtë pjesë të Evropës. Megjithatë, tash për tash, njohës të rrethanave politike, nuk besojnë që rajoni mund të rrëshqas nga orientimet integruese në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike. Analisti Ilir Ibrahimi thotë se është krejt normale që shtetet më të fuqishme të provojnë të shtrijnë ndikimin në…
Pas shkrimit të gjatë të Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se opozita e Lulzim Bashës s’i hyn në punë as dreqit, ka reaguar kryedemokrati. Në mënyrë të befasishme Basha është 100% dakort me kryeministrin, por me ndryshimin se “Dreqi” ka për “mik” Edi Ramën, ndaj nuk i hyn në punë PD-ja. Ja sesi shkruan Lulzim Basha në rrjetin e tij social, duke ironizuar edhe emrin e kryeministrit. Reagimi i Bashës: 100% dakord me EDramen, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi te ka ty! Statusi i mëparshëm i Ramës: SHENIMI I DITES Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit…
Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama nis vettingun e grupit aktual parlamentar. Burime brenda Partisë Socialiste i thanë Top Channel se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër. Por përpara konfirmimit të deputetëve aktualë, kreu i selisë rozë ka vendosur ta kalojë në sitën e Adriatik Llallës të gjithë grupin e tij parlamentar. Ai i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm që i kërkon verifikimin e të gjithë…
Zbardhet kallëzimi penal i anëtarëve të Grupit Parlamentar të PD në komisionin hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe CEZ A. S. Anëtarët e komisionit e kanë dorëzuar kallëzimin penal më datë 18 prill 2017. Janë kallëzuar penalisht për dëm financiar 650-800 milion euro, kryeministri Edi Rama, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani. Janë kallëzuar edhe Avokatja e Shtetit, Alma Hicka; Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, dhe grupi negociator. Anëtarët e komisionit i janë drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, me shkresë zyrtare për të filluar procedimin penal. Anëtarët e komisionit hetimor kanë kërkuar realizimin e hetimeve me një grup prokurorësh…
TIRANE- Drejtori i gazetës Express, gazetari Berat Buzhala është kërcënuar me jetë nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Ky i fundit i ka dërguar gazetarit disa mesazhe kërcënuese, ku i kërkon që të mos e përmendë më Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin sepse mund ta vrasë. Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime, ndërsa ka publikuar edhe tekstin e mesazheve që i janë dërguar në numrin e tij. Mesazhet që përmbajnë fjalë denigruese e kërcënuese mund t’i lexoni më poshtë: Ndërkohë, në një reagim, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani i…
Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, ku në pranga ranë tre persona teksa shpërndanin lëndë narkotike. Policia i ka pikasur të rinjtë, por djemtë kanë tentuar të largohen me makina. Shpërndarësit e drogës janë larguar me shpejtësi të madhe e për pasojë janë përplasur në tentativë për tu arratisur. Policia e vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve. Mësohet se për të neutralizuar personat, policia ka qëlluar me armë në ajër.
Në mesditën e sotme u hodh shorti i fazës gjysmëfinale të “Uefa Champions League” ku 4 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët respektivë. Pak orë pas shortit vijnë dyshime të forta për manipulimin e tij. E përditshmja spanjolle “AS” ka kritikuar Lan Rush për mënyrë si tërhoqi çiftin e parë të gjysmëfinales në “Champions League”. Në fakt dyshimet janë të bazuar në mënyrën se si Rush i prek përciptazi të gjitha goglat dhe më pas zgjedh njërën. Për më shumë shihni videon e mëposhtme. Kujtojmë se shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë Realin e Madridit me Atletikon e Madridit…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve ‘China Music Awards’ që u zhvillua në Macau. Rita Ora u shfaq në qilimin e kuq me një fustan ngjyrë ari duke magjepsur të pranishmit, ndërsa më vonë pati edhe një veshje tjetër, raporton Daily Mail. Rita Ora u vlerësua edhe me një çmim si këngëtarja me më shumë influencë në Kinë, pasi këngët e saj janë mjaft të dëgjuara. Për këtë çmim ka shkruar në rrjetet sociale edhe motra e Rita Orës, Elena e cila ka publikuar trofeun.
I pari që ka reaguar sot në lidhje në deklaratën e kreut të opozitës, Luzlim Bashës për bllokimin e rrugëve për protestat në ditët në vijim, ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla. Ai ka sugjeruar të mos merret seriozisht por njëkohësisht paralajmëron kreun e PD-së të mos i shkojë në mend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle. Ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e Bashës dhe thotë se çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë. “Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri.…