KUKES- Pas Durrësit, kryeministri i vendit Edi Rama ka takuar nga afër të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kukës, të cilëve iu premtoi më shumë punë, më shumë mirëqënie dhe një rrugë drejt Europës. Në tre vite e gjysëm, tha Rama kjo qeveri ka dhënë provën që ky vend mund të bëhet. “Shumëkush nga ju do kthehet sot në një shtëpi me prindër të papunë, në një shtëpi ku perspektiva e mirëqenies duket e largët. Ashtu siç ne po luftojmë me mish e me shpirt për drejtësinë, ashtu do luftojmë me mish e me shpirt për t’ju…
Author: tirana
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka bërë Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati ku theksi ishte pikërisht te pjesëmarrja e të gjitha partive politike në zgjedhje. Një tjetër shuplake nga ndërkombëtarët kjo thirrje për opozitën, e cila sot bën 63 ditë në protestë dhe bojkot parlamentar. Në listën e tij, këtë ‘gënjeshtër’ të Bashës Rama e ka listuar të 22-tën, për të cilën ndryshe thotë Basha dhe ndryshe e lexojnë ndërkombëtarët situatën politike në vend. Ky është reagimi më i fortë deri tani që…
TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla duke marrë shkas nga rastet e shumta të sekuestrimit të lëndëve narkotike në vendin tonë, deklaroi se tashmë procedura e asgjësimit do të bëhet në prani të një prokurori. Ai paralajmëroi se do të ashpërsohet gjuha për të gjithë rastet kur evidentohen shkelje të detyrës. Në një takim të përbashket me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, Llalla pohoi se ka pasur raste të tilla abuzuese, që kanë marrë ndëshkime. “Një ndër problematikat kryesore dhe çështjet më sensitive është dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj periudhe vijon të jetë tepër shqetësuese fakti se në vend vijon…
Shqipëria po bëhet një vend tërheqës dhe për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zë ai i rregullimit të dhëmbëve dhe më pak shërbimet estetike. Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti kanë ardhur në Shqipëri 180 shtetas të huaj pikërisht për këtë qëllim, me rritje 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në mars, numri i tyre u dyfishua. Ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri erdhën gjithsej për turizëm shëndetësor 663 të huaj. Vitet e fundit vendet e rajonit (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia) përfshirë Shqipërinë janë…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, vijon të deklarojnë të ardhura modeste, krahasuar me pasurinë përrallore dhe të pajustifikuar të disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, gjyqtarëve të Apelit dhe disa prokurorëve.Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i Kushtetueses thotë se ka katër vjet që shlyen një kredi prej 16 800 000 lekësh për blerjen e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë. Dedja e ka marrë kredinë me 20 vjet afat shlyerje. Për marrjen e kredisë është bërë dorëzanëse bashkëshortja e tij…
Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët. Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten. Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë. Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e sapopublikuar “Panorama Ekonomike Globale, prill 2017” ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit në 3.7%. Në afatin e mesëm nuk pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë t’i kalojë 4.1%, pritshmëri që mbetet e pandryshuar për vitin 2018 dhe deri në vitin 2022. Në 2017-n, Shqipëria pritet të ketë rritjen më të lartë në rajon, me përjashtim të Rumanisë, që parashikohet të zgjerohet me 4.2%. Bosnja do të rritet me 3%, Bullgaria dhe Kroacia me 2.9, Kosova 3.5, Maqedonia 3.2, Mali i Zi 3.3%. Edhe për vitin e…
Ambasada Amerikane në Tiranë shpall kriteret për Programin Veror të Punësimit, ku aplikimi për këtë program për 2017-ën ka nisur që prej datës 1 Mars. Sipas Ambasadës “në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim”, thuhet në njoftim. Kriteret Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin…
Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, aspak normale për stinën e pranverës. Në një pjesë të madhe të vendit ka pasur edhe reshje bore, por edhe temperatura nën zero, që kanë sjellë probleme me ngricat. Fermerët janë shprehur të shqetësuar për kulturat bujqësore, ndërsa pritet që dita e nesërme të jetë akoma më e ftohtë. Orët e paradites do të ndikohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hershme të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të ekstremit verior si edhe zonave malore…
Një person ka humbur jetën dhe një tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të kësaj të enjteje, pak para mesnatës në një lokal përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë. Ende nuk dihet identiteti i të përfshirëve në këtë përplasje, ashtu sikundër as shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. /tirananews/
Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes. Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me armë zjarri ndaj tyre në Champs-Elysées. Autori i sulmit është vrarë më pas nga Policia, teksa përpiqej të ikte. Nëpërmjet organit të saj të propagandës, Amaq, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i tij belg.
Manchester Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, duke eliminuar Anderlechtin. “Djajtë e Kuq” siguruan biletën për në gjysmëfinale të Europa League vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1, ashtu si një javë më parë, shkruan Gazeta Express. Lojtari që i dërgoi anglezët në gjysmëfinale të Europa League është i riu, Marcus Rashford, që shënoi për 2:1 në minutën e 107’të, pas shumë rasteve të humbura gjatë kohës së rregullt, që përfundoi 1:1. Golin tjetër për Unitedin e shënoi Henrik Mkhitaryan, derisa për Anderlechtin realizoi Sofiane Hanni. https://youtu.be/svcMmMoZMk0