Author: tirana

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli. Fatjon Sadikaj u ndalua nga policia angleze pasi po lëvizte në mënyrë të çuditshme në Chaddock Lane, Salford. Efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës. 38-vjeçari nuk iu nënshtrua testit të frymëmarrjes dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, Sadikaj fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, sipas mediave vendase, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”. Oficerët gjetën një pistoletë me mulli…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Shërbimet e rendit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi. Sipas hetimeve paraprake, O.H. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., 18 vjeç, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike. Viktima, i cili mbeti i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike. Materialet procedurale janë…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Lulzim Bulci. Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb. Dy punëtorët, Bulci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash. Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së…

Read More

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra përreth, me fokus kryesor banesat e personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia. Burimet e raportojnë se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur armë dhe sende të ndaluara, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës. Deri më tani, policia e shtetit nuk ka dhënë detaje zyrtare për këtë operacion, dhe nuk konfirmohet që të ketë pasur arrestime. Ky është një kontroll i radhës pas një serie operacionesh të tjera, veçanërisht pas atentatit të Dobraçit, që rezultoi…

Read More

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e së premtes, rreth orës 01:46 në veri të vendit. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë mes kufirit Kosovë-Shqipëri në fshatin Vermicë. Tërmeti ka qenë i forcës 4 ballë, lëkundjet kanë qenë të forta, teksa deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Read More

Pas katër ditësh, policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e autorit që ka vendosur eksploziv në një bar-restorant në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve nga policia, autori është 28-vjeçari Beqir Selamaj alias Beqir Murati.Në njoftimin e policisë thuhet: Finalizohet operacioni policor i koduar “DANGER”.Ndalohet autori i dyshuar për shkatërrimin me eksploziv të një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, përmes një pune të thelluar hetimore dhe profesionale, finalizuan…

Read More

Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të mërkurën e kësaj jave tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe një sërë elementëve plotësues të saj. Konkretisht në objekt të kontratës thuhet se janë “Ndërtimi i seksionit hekurudhor Vorë – hekurudha Hani i Hotit, duke përfshirë punimet civile dhe sistemin zanor për sinjalizimin, telekomunikacionin”. Në detajet e procedurës thuhet se ajo do të zhvillohet në dy faza dhe kjo që sapo është çelur është faza e parë e ftesës për parakualifikim nga subjekte të interesuara për të qenë zbatuese të këtij…

Read More

Kuvendi mban sot seancën e radhës plenare, seancë e cila pritet të nisë që në fillim me tensione. Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i publikuar ditën e djeshme nga Komisioni i Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës. Debate parashikohen duke u nisur edhe nga reagimi i djeshëm i opozitës dhe mazhorancës pas publikimit të opinionit, ku secila pale e lexoi ndryshe duke pretenduar se kishin të drejtë. Në lidhje me rendin e ditës, nesër do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për…

Read More

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave. Vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të ketë në orët e para të mëngjesit në zonat veriore dhe qendrore, por sasia e tyre do të jetë e pakët. Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në vend, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që edhe nata të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit…

Read More

Dashi Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për vlerësimin profesional. Do të shfaqni aftësitë tuaja më të mira. Madje mund të kaloni një test shumë të vështoirë. Në lidhjen tuaj në çift, një nuk përjashtohet mundësia e një kthese, që do t’ju lërë pa fjalë duke plotësuar dëshirën tuaj. Demi Në aspektin profesional gjithçka do t’ju shkojë mirë. Do t’ju tregoni njerëzve të rëndësishëm aftësinë tuaj për të përballuar projekte të mëdha, dhe jeni gati për një pozicion më të lartë. Nëse punoni fort, keni gjasa për një ngritje në pozicion. Binjakët Në qoftë se keni shqetësime, nuk do…

Read More

Rrjete sociale si: Instagram, Facebook, WhatsApp kanë rënë dhe po raportohet për probleme. Kompania ”Meta” aktualisht po përjeton një ndërprerje të madhe në të gjitha platformat e saj. Siç vërehet nga Downdetector.com, ka pasur një rritje të mprehtë të ndërprerjeve të raportuara nga përdoruesit e këtyre shërbimeve të ndryshme.

Read More

Elon Musk është i pari njeri në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale. Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street. Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm. Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm. Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit…

Read More