Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryesinë e Lezhës, ku u kërkoi takim me sa më shumë qytetarë, kjo për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025. Ai pohoi se çdo takim duhet të jetë në frymën e bashkimit. Ndërkohë një përgjigje pati edhe për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. “Është në dorën tonë, në dorën e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë fitorja. Nuk ka gjë në botë që mund ta ndalë, përveç vetes tonë. Të bëjmë gjithçka për të takuar qytetarin. Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime. Ka plot që kanë një…
Author: tirana
I ftuar në episodin e pestë në “Flet” me Ilnisa Agollin, ka qenë artisti i njohur Mc Kresha. Në këtë intervistë ai ka folur pa doreza lidhur me karrierën, por dhe jetën personale. Artisti ka dhe një lidhje shumë të fortë me besimin në Zot, për të cilën u shpreh: Nuk ka kompromis me Zotin. Zoti me ne mund të bëjë kompromis, sepse asnjëri nga ne nuk e meriton parajsën, por mëshira e Zotit na e jep parajsën. Prandja çështja e besimit është çështje shumë personale. Jam krenar që jam shqiptar dhe e kemi çështjen e besimit shumë personale. Mua…
Nga Edi Rama Mirëmbrëma të gjithëve! Fatmiri, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar që është dhe sebepi i këtij takimi të niveli të lartë, me praninë e të gjitha shkëlqesive të qytetit tha që ky është një proces që ka filluar një vit më parë dhe unë dua ta rimarr këtë konstatim korrekt për sa i përket fillimit të procesit për të thënë që puna e bërë dhe dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti. Ndërkohë që gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit, të dyshimeve dhe të…
Paul Morina u largua të hënën nga ”Big Brother Kosova Vip 3” për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai për herë të parë pas daljes ka folur sot (e mërkurë) në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke treguar se kë e sheh finalist dhe kush sipas tij e meriton fitoren. ”Vullneti, Driloni, Xuxi, Drenusha, Gresa nëse iu lejohet gjashtë edhe Leo”, theksoi ai. Aktori nga Prizreni përmendi Vullnetin si fitues të këtij edicioni, banorin që dëshiron ta rrëmbejë çmimin e madh. I njëjti qëndroi për më shumë se një muaj brenda shtëpisë, ndonëse ka qenë tejet i qetë.
Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj parashtroi në mbledhjen e sotme ecurinë e procesit për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Në fjalën e tij Xhafaj theksoi parimet mbi të cilat mbështet kjo reformë dhe ”Më 27 maj të këtij viti Kuvendi miratoi rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për mirëqeverisjen për Shqipërinë 2030 në BE. Në pak muaj kemi ndërtuar proces reformimi shumëdimensional të mbështetur në 4 parime të rëndësishme; gjithpërfshirjen, transparencën profesionalizmin dhe standardet më të mira europiane. Kemi zgjedhur rrugën më të gjatë e të vështirë, por më të…
Kryeministri Edi Rama thotë se është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme themelore për zbatimin e planit për Integrimin Europian ”Shqipëria 2030” në BE. Sips tij, 6 muaj u penguan me akuzat se do bllokonim SPAK-un. ”Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin njëkomplot dhe natyrisht kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe…
Policia e Shtetit zbardh listën e 102 nga 290 kandidatët që aplikuan për 48 vëndet e reja në krye të Komisariateve. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit. Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar). “Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale. ”Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”,-shkruan zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Sipas Kryeziut, qëllimi ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021 një vendim gjyqësorit për pamundësinë e garimin në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021. ”Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili…
Kryeministri Edi Rama i pranishëm këtë pasdite në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, i cili zhvillohet me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, deklaroi se ambicia është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade. “Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme dhe themelore për procesin e integrimit. Pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, dhe këtu përfshi të gjithë, që nga dashamirësit e deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin…
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare. Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40, duke e cilësuar këtë vit si një ndër më të suksesshmit në bashkëpunimin rajonal. “Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Kemi pasur një rritje të bashkëpunimit mes qyteteve. Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta,…
Sfungjeri bimor i prodhuar në fushat e Beratit është produkti më i ri që po fiton terren në tregun europian nën markën “Made in Albania”. Kultivimi i sfungjerit natyral, i cili zëvendëson sfungjerin sintetik, është bërë i mundur falë iniciativës së inxhinierit Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit. Kryeministri Edi Rama shpreh respektin për njerëzit e punës si inxhinieri Rakip Belishaku, i cili është rikthyer në fshatin e tij të lindjes dhe ka investuar në kultivimin e sfungjerit natyral, një produkt ekologjik që zëvendëson sfungjerët sintetikë. ”Respekt për njerëzit e punës si inxhinieri Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit, i…
Pasi mori vulën e Partisë Demokratike pas një beteje që zgjati disa vite kundër grupit të Lulzim Bashës, tani Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe si kryetar i PD-së në Gjykatë. Në vendimin e Gjykatës thuhet se ”Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha”. Ky vërtetim nga Gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar.