Author: tirana

Në Durrës po vijon me intensitet puna për fazën e dytë të shëtitores së Plazhit deri tek Ura e Dajlanit, me gjatësi 1 kilometër. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm që i shërben qytetarëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit. Rama theksoi se krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve. “Vijon me intensitet puna për fazën e dytë të Shëtitores së Plazhit në Durrës, me gjatësi 1 kilometër deri tek Ura e Dajlanit,…

Read More

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maleve, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se këtë ditë ia kushtojmë maleve “si thirrje për të kujtuar rëndësinë e tyre në ruajtjen e balancave të natyrës dhe mirëqenien e komuniteteve që jetojnë në to”. Kumbaro nënvizon me tëj se “këtë vit…

Read More

Të qëndrojnë apo të largohen? Pas fitores së islamistëve në Siri Rusia peshon si të veprojë në të ardhmen me bazat e saj ushtarake. Në radhë të parë baza e marinës në Tartus është me shumë vlerë dhe e pazëvendësueshme. A do t’i humbasë Rusia pas fitores së kryengritësve islamistë në Siri dhe arratisjes së presidentit Bashar al-Assad dy bazat e saj ushtarake atje? Kjo çështje është e hapur dhe as që duket se ka shenja për një vendim të shpejtë. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskow, tha të hënën (09.12.2024) se, është “herët” të flitet për këtë. Mediet ruse…

Read More

Dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”. Policia bën me dije se në pranga është vënë shoferi, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasit A. K. dhe Z. K., këmbësorë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime…

Read More

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Dibër. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi. Gjatë kontrolleve në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular. Sipas hetimeve, dy të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani. Materialet procedurale…

Read More

Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane. Rreth 4.000 protestues, duke valëvitur flamujt e BE-së dhe të Gjeorgjisë, u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit, të zemëruar me vendimin e fundit të Qeverisë për t’i lënë mënjanë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian së paku deri në vitin 2028. “Çdo ditë pas punës, ne vijmë këtu”, i tha AFP-së Sofia Japaridze, 40 vjeçe. “E gjithë Gjeorgjia, çdo qytet, çdo fshat, të gjithë duan [të bashkohen] me BE-në. Ne nuk duam të kthehemi në…

Read More

Shtetet e Bashkuara njoftuan se i kanë ndarë Ukrainës 20 miliardë dollarë hua, në kuadër të një pakete të mbështetjes prej 50 miliardë dollarësh, për të cilën grupi i vendeve më të industrializuara, G7, ka rënë dakord në verë. Administrata e presidentit aktual, Joe Biden, ka premtuar se do ta ndajë kredinë përpara fundit të vitit, për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund ta ndalë mbështetjen e SHBA-së për vendin në luftë. Trump, i cili do ta marrë detyrën më 20 janar, ka kritikuar vazhdimisht ndihmat e SHBA-së për të, por ka thënë, gjithashtu, se do…

Read More

Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, kapet dhe vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim për shfytëzim prostitucioni. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe. 23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, deklaroi dje (10 dhjetor) se nuk pranon të njohë 10 marsin 2025 si datën e përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me këtë çështje, ajo ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion zyrtar. Ndërkohë, sot Gjykata e Lartë, përmes një njoftimi, bëri të ditur se ka nisur procedurat për aplikimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të përfunduar mandatin e Zaçajt pas datës së përcaktuar. Njoftimi i plotë: NJOFTIM për hapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të…

Read More

Mohammed Al-Bashir është emëruar në krye të qeverisë së përkohshme të Sirisë, e cila do të formohet nën udhëheqjen e tij brenda tre muajve. “Me vendim të komandës kryesore, ne jemi autorizuar për të formuar një qeveri të përkohshme. Kjo është planifikuar paraprakisht të bëhet deri më 1 mars 2025,” tha Al-Bashir. Ai vuri në dukje se vendimi u mor më 10 dhjetor gjatë një takimi midis përfaqësuesve të udhëheqjes së armatosur të opozitës, anëtarëve të “qeverisë së shpëtimit” të opozitës dhe përfaqësuesve të ish-qeverisë.

Read More

Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars, por duket se ajo nuk pranon të largohet nga detyra. Zaçaj i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Venecias për një opinion lidhur me mandatin e saj. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje (10 dhjetor) se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare, porse sipas llogaritjeve të vetë asaj “si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”. Në faqen e Gjykatës Kushtetuese…

Read More