Zv/ndihmëssekretarja kryesore, Yuri Kim dhe zv/ndihmëssekretari Alexander Kasanof iu bashkuan Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare, Altin Dumani për çmimin “Kampion kundër Korrupsionit”, akorduar një ditë më parë. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, DASH vlerëson 10 kampionë kundër korrupsionit, të cilët, sipas DASH, kanë udhëhequr ose kanë mbrojtur reformat dhe hetimet që po sjellin një botë më të drejtë dhe transparente për bashkëqytetarët e tyre. Këtë vit, ndër 10 të vlerësuarit, ishte edhe Altin Dumani…
Author: tirana
5-vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në mjediset e reja në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga drejtori i kësaj agjencie Haki Çako, përfaqësues të vendeve donatore, si dhe përfaqësues të institucioneve që kanë rol në përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive. Fillimisht, të pranishmit vizituan nga afër e Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ku u njohën me mënyrën e funksionimit të saj. Ministri i Mbrojtjes e vlerësoi si shumë të rëndësishme ngritjen dhe modernizimin e kësaj qendre, të…
Kastriot Cenko vrau gruan në Greqi, dhe sot doli para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit. Para togave të zeza ai ka dhënë versionin për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në papafingon e banesës së tyre, në Ampelokipi. 39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe se pak para se ta vriste, Alba Cenko ka pranuar në një bisedë se kishte një lidhje jashtëmartesore me…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një reagim për vendimin e Komisionit të Venecias për rastin e Olta Xhaçkës, tha se PS-së duhet të votojë për heqjen e mandatit, pasi sipas interpretimit të PD, Komisioni i Venecias i jep të drejtë Kushtetueses. ”Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë…
Drilon Rama në një bashkëbisedim me Sara Kolamin ia ka shprehur një frikë të tijën. Ai i tha asaj se frikësohet se nëse ka pëlqim për të, e njëjta do të ishte treguar e ftohtë. “Kam frikë Sara, nëse ti më kishe pëlqyer najhere ja kishe nisë me luajt, ishe kanë e ftohtë, unë isha dashtë më nis me të ndjek ja kisha nis me të ndjek, kësi loje kishe bë”, u shpreh boksieri. Ndërkohë, aktorja e priti me të qeshura këtë deklaratë, por tha që nuk është person i tillë. “Nuk bëj këto gjëra, nuk kam nerva për këto…
Një ”mollë sherri” mes PD dhe PS është opinioni i Komisionit të Venecias. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i ka kthyer një përgjigje kryeparlamentares Elisa Spiropali për qëndrimin e saj ndaj këtij opinioni. Sipas Bardhit, Spiropali po dezinformon në një mbrojtje të paprecedentë sipas tij ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale. ”Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për përgjigjen që vjen nga Komisioni i Venecias për rastin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçkës. Për kryeparlamentaren me këtë rast u morën përgjigje për shpifjet sipas saj të artikuluara nga PD-ja. Reagimi i plotë Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit! Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga…
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj 2025, dhe partitë nuk janë gati të heqin dorë nga komisionerët dhe numëruesit politikë. ”Në momentin që flasim nuk mund të jenë partitë tërësisht jashtë. Do të sillte mosnjohje rezultati”, thotë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Propozimi që administrata publike të shërbejë edhe si numëruese votash refuzohet nga pakica parlamentare. ”Të përdorim administratën publike”, tha përfaqësuesja e PS-së Elena Xhina. ”Bëjmë një gjë që mund të duket e bukur tani po mund të rezultojë katastrofale”, nënvizoi Oerd Bylykbashi i PD-së. Të parët që do të qëndrojnë larg duarve të Administratës do të…
Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku përgjatë këtij aksi parashikohen disa vepra të rëndësishme. Pjesë e projekti, për këtë vepër e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3, i cili përfshinë segmentin pranë Urës së Murrashit në…
Mahmoud Salmon, një ish i burgosur sirian ka treguar për ”Sky News” tmerret e burgosjes nën regjimin e Asadit. Ai përshkroi se protestoi në mënyrë paqësore në vitin 2012 në moshën 17-vjeçare kundër regjimit të Asadit, kur u arrestua. ”Gjithçka që mbaj mend ishte se po përpiqesha të ngjitesha në një mur kur po vrapoja dhe më shumë se tre persona filluan të më mbanin nga pas dhe po më goditnin me shkop në kokë”, tha ai. Salmon më pas u dërgua në një godinë dhe u vendos në një dhomë të vogël me rreth 59 persona të tjerë. ”Të…
Në ”Montecatini Terme” të Firenzes në Itali në teatrin Giuzzepe Verdi në datat 7-8 dhjetor 2024 u mbajt konkursi Ndërkombëtar i Kërcimit dhe Arteve. Në këtë garë mori pjesë edhe shqiptarja Mabel Qinami, e cila korri një sukses të madh. Ajo është një nga balerinat që spikati dhe u prit me shumë duartrokitje nga audienca, duke treguar edhe një herë tjetër që talenti vlerësohet kudo që ti të jesh. 10-vjeçarja shqiptare studion në këtë akademi që në moshën 3-vjeçare. Në këtë garë morën pjesë me katër kërcime të zhanreve të ndryshme. Balet klasik, balet modern, dhe folk, ku spikaten dhe…
3 vite nga vrasja e 21-vjeçares Sonila Cani në Torino të Italisë, autoritetet kanë zhvillime. Dyshimet e ngritura që prej fillimit se Sonila ishte shtyrë drejt vetëvrasjes dhe jo ta ndërmerrte këtë akt pa asnjë shkak, tashmë janë sqaruar. Prestigjiozja italiane “La Stampa” ka mësuar përmes burimeve se prokurorja e çështjes ka dalë në konkluzion se konteksti në të cilën ndodhi ngjarja tashmë është i qartë. Sonila ishte shtyrë të kryente vetëvrasje. Këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtarja e dosjes, Francesca Pani, që ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurores. Mes personave të dyshuar është edhe vetë bashkëshorti i Sonila Canit,…