Author: tirana

Ekspertët thonë se janari është muaji më i mirë i vitit për të rezervuar pushime, me kostot në rritje në të gjithë industrinë e udhëtimeve, shkruan Shawon Hannan në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Travel News”. Megjithatë, studimet kanë treguar se 45% e individëve ndihen të mbingarkuar nga numri i madh i alternativave të pushimeve. Për të ndihmuar entuziastët e pushimeve në zgjedhjet e tyre, ekspertët në AIPRM kanë përdorur inteligjencën artificiale për të rekomanduar destinacionet kryesore të udhëtimeve për vitin 2025. Destinacionet kryesore të udhëtimeve sipas IA-së për arratisjen tuaj të radhës në 2025: 1-Riviera Shqiptare,…

Read More

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili u udhëhoq nga “Friedrich-Ebert-Stiftung” evidentoi se, të rinjtë shqiptarë janë ende të pushtuar nga një “nxitim emigrimi”, duke e konsideruar atë si opsionin e vetëm kur bëhet fjalë për hyrjen tregun global të punës. Emigrimi shihet si një mundësi për të rinjtë. Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja. Më shumë se një e treta e të rinjve…

Read More

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera…

Read More

Dashi Në planin financiar këshillohet një qasje e kujdesshme, veçanërisht në investimet e reja. Në punë, idetë tuaja do të priten mirë, duke e bërë këtë një kohë ideale për të hedhur projekte të reja. Romanca është në ajër dhe një gjest i thjeshtë dhe i përzemërt mund të thellojë një marrëdhënie. Demi Në planin financiar, investimet afatgjata mund të fillojnë të tregojnë rezultate premtuese. Në punë, udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në drejtimin e ekipit. Në dashuri, angazhimi juaj do të forcojë lidhjen. Binjakët Pa ndikime të mëdha planetare drejtpërdrejt në shenjën tuaj, është një moment i përsosur…

Read More

Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e SIAC Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe. Avokatët e zotit Berisha, kryetar i PD-së, nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha. SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit ”Arbën Xhaferi”, tha se gjuha shqipe është edhe frymë e bashkejetesës së dy popujve në Maqedoninë e Veriut. Lidhur me debatin për gjuhën shqipe, i cili ka përfunduar në gjykatën Kushtetuese, Rama tha se gjuha shqipe nuk është çështje e gjykatës Kushtetuese apo e partive politike në Maqedoninë e Veriut, por është gur themeli i Maqedonisë së Veriut dhe që nuk duhet të preket. ”Unë mendoj që nuk është çështje e ligjeve, nuk është çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike, por gjuha shqipe në…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Rinisë këtë vit u festua me një fokus të veçantë, duke vlerësuar rolin e të rinjve në industrinë krijuese. Në këtë kontekst, Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Industrisë Kreative transformuan markatën e Pazarit të Ri në një hapësirë multifunksionale, ku aktivitetet e larmishme morën jetë. Në Panairin e Industrisë Kreative, pjesë e “B40 Creative Industries Youth Awards, vizitorët patën mundësinë të eksploronin nga afër punimet e artistëve të ndryshëm, si dhe të njiheshin me robotët e parë shqiptarë. Aktiviteti tërhoqi të rritur dhe fëmijë, duke ofruar mundësi për të mësuar mbi teknologjinë, artizanatin dhe bizneset e ngritura…

Read More

Sali Berisha ka nisur takimet me bazën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 11 maj 2025. Berisha në fjalën e tij me grupet e punës për Tiranën ka dhënë udhëzime. Kreu i PD-së theksoi se duhet që të riparohet çdo gabim që mund të jetë bërë. Për të takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është tepër i rëndësishëm. Sipas Berishës, edhe Trump në SHBA fitoi, pasi njerëzit e tij takuan amerikanët derë më derë. Pjesë nga fjala Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila…

Read More

Arbenita Ismajli po kalon ditë luksoze në Dubai, duke ndarë me ndjekësit e saj pamje nga jeta e shkëlqyer që po përjeton. Në këtë udhëtim modelja shoqërohet nga vajza e saj, Nina, me të cilën ka ndarë momente të bukura nga vendi ku po qëndrojnë. Ish-bashkëshorti i saj, Fero, i cili më parë njihej si një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, ka bërë një zgjedhje krejt ndryshe për destinacionin e tij. Përmes një postimi në Instagram, Fero ka treguar se ndodhet në Meka, vendi i shenjtë për myslimanët. Në përshkrimin e tij, ai ka shprehur devotshmërinë dhe përkushtimin ndaj…

Read More

Kastriot Cenko që dyshohet se vrau gruan e tij Alba Cenko me çekiç, është lënë në paraburgim nga Gjykata në Greqi. 39-vjeçari është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa ka nisur të qajë me dënesë, shkruajnë mediat helene. Ai ka pranuar vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke u shprehur se do të donte të kthente kohën pas dhe të mos bënte krimin. Kastriot Cenko tha se nuk kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, duke shtuar se në momentet e krimit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Read More

274 kandidatë në garë për të qenë në krye të një prej 48 komisariave të policisë në vend kanë përmbyllur këtë të martë fazën e intervistimit nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikantëve. Ky proces nisi më 5 dhjetor me 26 të interesuarit e parë, sipas rendit alfabetik, për të vijuar për 6 ditë me radhë. Në fazën e intervistimit, kandidatët me gradën nënkomisar, komisar dhe kryekomisar në 20 minuta shpalosën platformën e tyre si dhe iu përgjigjën pyetjeve të komisionit, në përbërje të së cilit ishin tre drejtuese në radhët e Policisë së Shtetit. Me përfundimin e këtij procesi, komisioni…

Read More